English
Albanian

U lind nė Natėn e Kadrit, shoqėruar me krismėn e pushkės, sipas zakonit. Prej kėsaj nate tė mirė mori dhe emrin, qė duket se do t'i sillte fat gjatė gjithė jetės. Bėhet fjalė pėr njeriun me natyrė ambicioze, Kadri Morinaj, i cili nisi rrugėn e sipėrmarrjes nė vitin 1990, me kompaninė “Euro-Alba". Mė pas, emri i tij u lidh me posedimin e njėrit prej ambienteve mė tė njohura nė Tiranė, Bar - Restorant Piazza. Nga viti 2000 – 2004, aktiviteti i tij u shtri nė fushėn bankare, si aksioner nė disa banka prestigjoze nė Shqipėri. Ndėrsa, mė pas, u bė njė nga aksionerėt e kompanisė telefonike T-Mobile. Nė vitin 2004, Z. Kadri Morinaj e zgjeroi aktivitetin e tij nė njė fushė tė re, pasi ambicia e tij ishte dhe pėr industrinė e sigurimeve. Ia arriti qėllimit, duke blerė kompaninė e sigurimeve “Dukagjini”. Nė vitin 2006, shoqėria “Dukagjini” e shndėrroi emrin nė EUROSIG, njė kompani me kapital tėrėsisht shqiptar. Shumė shpejt EUROSIG zuri njė vend nderi nė tregun shqiptar tė sigurimeve, duke u shtrirė nė tė gjithė territorin e vendit me 22 degė dhe mė shumė se 230 agjenci e pika pėrfaqėsimi. Sot ofron paketa tė plota shėrbimesh dhe aktivitetesh, duke u renditur nė kompanitė mė prestigjoze. Ambiciet e Z. Kadri Morinaj nuk mund tė ndaleshin me kaq. Kompania me trendin mė tė lartė tė rritjes nė Shqipėri nuk mund tė rrinte vetėm brenda kufirit administrativ tė Shqipėrisė, por duhej shtrirė edhe mė gjerė nė rajon, ku ka shqiptarė, por edhe tė tjerė. Me iniciativėn e Z. Morinaj, gjatė vitit 2015, Eurosig shtriu investimet edhe nė Kosovė, pėr tė zėnė vendin e parė nė tregun e sigurimeve. Ndėrkohė, pėr tė katėrtin vit rresht, EUROSIG ėshtė klasifikuar si kompania me trendin mė tė lartė tė rritjes nė tregun e sigurimeve dhe me ritmet mė tė larta tė pagesave tė dėmeve. Viti 2016 ishte sėrish i suksesshėm nė sipėrmarrjet dhe iniciativat ambicioze tė Presidentit Kadri Morinaj. Ndėrsa rritet ēdo ditė nė bizneset e tij, ku sot janė tė punėsuar mbi 3000 vetė nė tė gjithė rajonin, nė maj tė vitit 2016, Kadri Morinaj realizoi njė tjetėr ambicie tė tij, duke e kurorėzuar me blerjen e 100% tė aksioneve tė kompanisė shtetėrore tė sigurimeve INSIG, shoqėria e parė e sigurimeve nė Shqipėri, duke ofruar vlerėn mė tė lartė pėr kėtė privatizim tė rėndėsishėm, 16 milionė euro, ose 2,2 miliardė lekė. Sfida e radhės pėr Kadri Morinėn ėshtė zgjerimi nė tregun Europian. Kjo, sepse besueshmėria dhe siguria janė gurėt e themelit tė filozofisė sė EUROSIG. Puna, pėrkushtimi dhe ambicia janė sekreti i suksesit tė Kadri Morines, i cili nuk e kishte menduar ndonjėherė se, nga njė person qė punonte pėr sigurinė e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu, do tė arrinte tė blinte vilėn e tij, disa dekada mė vonė. Profesionalja dhe njerėzorja duket se janė sekreti i suksesit tė bizneseve tė sipėrmarrėsit Kadri Morinaj. Mbėshtetur mbi kėtė parim, nė 10-vjetorin e themelimit tė kompanisė, ai realizoi njė udhėtim tė paharrueshėm nė Moskė dhe San Petėrburg, pėr 120 punonjės tė kompanisė Eurosig, tė cilėt ndoqėn edhe njė shfaqje prej 3 orėsh nė teatrin operistik “Kirov”, i ndėrtuar nga Car Pjetri i Madh. Pėrkrahėsi mė i fortė nė bizneset dhe sipėrmarrjet e Z. Kadri Morinaj, ėshtė familja e tij. Ai ėshtė babai i 4 fėmijėve dhe nė vitin 2007, regjisori shqiptar me famė boterore Sten Dragoti u bė kumbar i djalit mė tė vogėl tė familjes, Klarkut. Emri i kėtij tė fundit nuk ėshtė i rastėsishėm, i gjetur mes listave me emra, siē mund tė bėjė ēdo prind pėr fėmijėn e tij. Djali i vogėl i familjes Morinaj ėshtė quajtur Klark, pėr nder tė Gjeneralit Amerikan Wesley Clark, komandant suprem i forcave tė NATO-s nė Evropė, gjatė bombardimeve tė aleancės kundėr ushtrisė serbe nė pranverėn e vitit 1999, nė Kosovė. Por tė qenit njė biznesmen i suksessshėm nuk e ka bėrė Kadri Morinėn tė humbasė lidhjet me realitetin dhe njerėzit e thjeshtė. Pėrkundrazi, si besimtar i denjė dhe njeri me shpirt tė madh ai shėnon sot njė sėrė veprash bamirėsie dhe filantropie. Ajo ēfarė ka qenė mė pikantja e qė ka pėrlotur ēdokėnd qė e ka parė e dėgjuar ėshtė sponsorizimi i transplantit tė melēisė sė njė fėmije 3-vjeēar, i cili, megjithė ndihmėn e Z.Morinaj, fatkeqėsisht s’mundi tė jetojė. Ndėr mbėshtetjet e tij pėr artin dhe kulturėn janė edhe mbi 500 libra tė sponsorizuara pėr botim tė shkrimtarėve dhe poetėve shqiptarė, tė rinj e tė vjetėr, mes tė cilėve edhe romanin "Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo", tė shkrimtarit tė madh, Dritėro Agolli. Pėr tė vazhduar mė pas me mbėshtetje financiare pėr restaurimin e Xhamisė sė Ethem Beut, nė Tiranė, rehabilitimin e afreskeve tė saj, si dhe rikonstruksionin e shumė objekteve tjera tė kultit, si kisha, xhami e teqe nė mbarė vendin. Por, Kadri Morinaj, njė mysliman i devotshėm, ėshtė personi qė sponsorizoi drekėn, nė Restorant Piazza, tė Papa Franēeskut, gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, si shembull i njė bashkėjetese tė qartė fetare. Duke qenė gjithmonė i gjendur pėr mbėshtetjen e artit e kulturės dhe financues i qindra aktiviteteve kulturore, Kadri Morinaj u ka shtrirė dorėn e ndihmės edhe njerėzve nė nevojė, ka financuar dhe financon shumė shoqata si “Shoqata e Jetimėve”, shoqata e fėmijėve qė vuajnė nga autizmi, “Fėmijėt Shqiptarė“, sponsor gjeneral i Frestivalit tė Filmit nė Durrės, pėr 3 vjet rradhazi nga 2008-ta, por pa lėnė pas dore as plagėn qė e vuan ende sot Shqipėria, gjakmarrjen, duke financuar e ndihmuar Shoqatat e Pajtimit tė Gjaqeve nė misionin e tyre. Nė 25 vjet tė karrierės dhe sukseseve tė tij nė biznes, nė fokus tė ndihmave kanė qenė shoqatat. Veē tė pėrmendurave mė lart, Kadri Morinaj ka ndihmuar vazhdimisht:
-Shtėpinė e Fėmijės “Zyber Hallulli”, Tiranė.
-Shtėpinė e tė Moshuarve, nė Kamėz, Tiranė.
-Shoqatėn e Fėmijėve Jetimė dhe Fėmijėve tė Ngujuar, Shkodėr.
-Fėmijet nė nevojė tė bashkive Pėrmet dhe Tepelenė.
-Shoqatėn e tė Verbėrve, Kukės
-Ndihmė pėr Rrjetin e Fshatrave tė Fėmijėve SOS.
-Sponsorizim i bursave tė studentėve, nė Ohėr tė Maqedonisė.
-Sponsorizim i bursave tė studentėve tė ekselencės tė Fakultetit tė Ekonomisė, pranė UT.
-Sponsorizimin e realizimit tė disa filmave me tematikė tė jetės sociale, tė 25 viteve tė fundit.
-Sponsorizime pėr Shoqaten e tė Persekutuarve Politikė nė Shqipėri.
-Sponsorizimin e disa albumeve fotogrfike shqiptare pėr promovimin e turizmit nė Shqipėri
-Mbeshtetje financiare pėr kėngėtarėt e talentuar, nė Festivalin e 54-ėt nė RTSH.
-Mbėshtetje financiare pėr Federatėn Shqiptare tė Volejbollit, nė Shqipėri
-Mbėshtetje financiare pėr shkollėn 9-vjeēare tė Sopotit, nė Bulqizė
Si njė njeri qė kontribuon ēdo ditė nė pėrhapjen e vlerave shqiptare nė tė gjithė botėn, Z.Kadri Morinaj ka ideuar dhe mundėsuar realizimin e njė shtatoreje pėr Nėnė Terezėn, e cila, prej gushtit tė vitit 2016, qėndron nė Rio de Janerio, pėrballe statujės sė famshme tė Krishtit. Njėkohėsisht, Z. Kadri Morinaj ka mundėsuar edhe realizimin dhe vendosjen e bustit tė Ismail Qemalit, nė hotelin “Continental”, nė Bukuresht, aty nga ku nisi edhe historia e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ndėrkohė, qindra persona, shkrimtarė, poetė, tė njohur e amatorė, pėrfaqėsues shoqatash e organizatash nga mė tė ndryshmet, por edhe institucione shtetėrore, tė cilave iu mungon buxheti, trokasin nė zyrėn e Z.Kadri Morinaj pėr mbėshtetje financiare dhe realizimin e qėllimit tė tyre: ndihma pėr tė varfėrit, aktivitete pėr fėmijėt, mbėshtetje pėr njerėzit nė nevojė, apo edhe botime tė ndryshme. E, siē bėn zakonisht Z.Morinaj, asnjė nuk del nga aty me duart bosh. Por, pėr gjithė tė mirat dhe ndihmat, pėr sukseset e tij, pėr mbėshtetjen ndaj tė tjerėve, Z.Kadri Morinaj ėshtė vlerėsuar maksimalisht nga shumėkush. Vlerėsimi kryesor ėshtė suksesi i tij qė arrin thuajse ēdo ditė nė biznes, por, ai i paēmuari, ėshtė nderimi qė i ėshtė bėrė dhe i bėhet nga individė, shoqata, organizata dhe institucione nga mė tė njohurat nė vend dhe botė. Si njė njeri i suksesshėm i biznesit, Z.Kadri Morinaj e ka nisur serinė e ēmimeve dhe vlerėsimeve tė mėdha qė nė vitin 2003, kohė kjo, kur nė SHBA, Samiti Botėror “International Awards News York 2003”, i dha ēmimin "Excelence and Business Prestige". Duke qenė njė nga kontribuesit mė tė mėdhenj nė vend pėr artin, Kadri Morinaj ėshtė nderuar mė Certifikatė Mirėnjohjeje nga Shoqata e Piktorėve tė Shqipėrisė, pėr kontributin e dhėnė ndaj tyre. Ndėrsa Shoqata Ndėrkombėtare “Bytyēi” i ka dhėnė Z.Morinaj, ēmimin gjeneral "Plisi i bardhė, emblema hyjnore e shqiptarisė". Me ēmimin “Pėr sipėrmarrje tė suksesshme” e ka nderuar Dhoma e Tregėtisė dhe Industrisė nė Shqipėri, tė cilės i shtohet edhe certifikata e mirėnjohjes e shoqatės “Helles”, "Pėr bashkėpunim nė eventet artistiko-sociale”. Kompania Klik Expo Group e nderoi mė 27 nėntor 2016 me Medaljen “Shqiponja e Artė”, pėr kontributin e tij nė fushėn e biznesit nė Shqipėri. Filantropi shqiptar Kadri Morinaj u dekorua me medaljen e 319 nga 4000 tė tilla, qė jepen pėr figura tė shquara dhe njerėz me kontribute tė veēanta, nga Papa Franēesku, vlerėsim ky i bėrė nė shtator tė vitit 2014. Pėr kontributet e tij, Kadri Morinaj ėshtė dekoruar edhe nga Presidenti i Republikės me urdhėrin “Naim Frashėri" i Artė, "Per kontribut tė rėndėsishėm nė zhvillimin ekonomik tė qytetit tė Durrėsit, nė punėsimin e shumė qytetarėve si dhe pėr mbėshtetjen e aktiviteteve nė promovimin e trashėgimisė kulturore tė kėtij qyteti". Kadri Morinaj ėshtė Qytetar Nderi nė disa nga qytetet e Shqipėrisė dhe qytete ku jetojnė shqiptarėt nė diasporė. Nė 3 dhjetor 2016, me nr Prot.,807/16, Vatikani i akordoi Z. Kadri Morinaj ēmimin ndėrkombėtar, “Akademik Nderi pėr vitin 2016”. Ēmimi iu dorėzua nė Romė nga Presidenti i Akademisė Bonifaciana Papale, Kavalier, Doktor Sante De Angelis, pėrkrah shumė personaliteteve tė tjera botėrore, duke e bėrė kėshtu Z. Morinaj, tė parin shqiptar qė merr kėtė titull nga Ati i Shenjtė. Z. Morinaj u shqua si mbėshtetės nė promovimin e vlerave kombėtare, nė Panairin Ndėrkombėtar tė Turizmit, organizuar nė Shtutgart, mė 13 - 15 janar 2017. E pėr tė vėnė qershinė mbi tortė, nė vigjilie tė ndėrrimit tė viteve, pikėrisht mė 29 dhjetor 2016, presidenti i kompanive EUROSIG dhe INSIG mori ēmimin "Kalorėsi i Lartė i Ehlibetit", akorduar nga Kryegjyshata Botėrore e Bektashinjve. Ėshtė i suksesshėm, bamirės, njeri me ambicie dhe zemėr tė madhe. Ėshtė thjesht Kadri MORINAJ!

info@eurosig.al

+355 (0) 42 238 999 / 899

+355 (0) 66 20 70 659

+355 (0) 42 223 841

Design by: Tirana Capital