• Albanian
  • English
Login
Euro-Alba, EA
Piazza

Exchange

Exchange
Home arrow Did you know? arrow What can be insured arrow Fortune
Print E-mail

Pasuria

Sigurimi i pasurisë është sigurim vullnetar dhe bëhet me dëshirën e të siguruarit.
Çka mund të sigurohet me këtë lloj të sigurimit?
PRONA:
•  Personale dhe kolektive,
•  E paluajtur dhe e luajtur.
•  Të gjitha llojet e objekteve ndërtimore të cilat janë në shfrytëzim,
•  Të gjitha paisjet,
•  Instalimet e montuara,
•  Paisjet e montuara (ashensori, ngrohja qendrore, cisterna me karburante, bojlerët, instalimet e klimatizimit, hidroforët etj, etj),
•  Paisjet (linjat teknologjike – prodhuese),
•  Gjërat e luajtshme, lënda e parë, gjysmëprodhuese, prodhimet finale, mallrat të cilat gjinden në objektin ndërtimor,
•  Gjërat dhe mjetet e punëtorëve që kryejnë shërbime në vendet e punës,
•  Paratë dhe letrat me vlerë.
Të siguruara konsiderohen ato gjëra që janë të shënuara në polisën e sigurimit.
RREZIQET E SIGURUARA
Me sigurim ofrohet mbrojtja siguruese nga rreziqet të cilat i zgjedhë i siguruari dhe të cilat janë të shënuara në polisë:

•  zjarri,
•  goditja e rrufesë,
•  eksplodimi,
•  stuhia,
•  breshëri,
•  goditja e mjetit motorik,
•  rënia e fluturakes ajrore,
•  manifestimet dhe demostratat,
•  vërshimi dhe rrëkeja,
•  rrëshqitja e tokës dhe shëmbja,
•  ulja e tokës,
•  orteqet e borës,
•  rrjedhja e lëngut (lekazhin),
•  derdhja e ujit nga gypat e ujësjellësit dhe   kanalizimit,
•  vetëndezja e rezervave,
•  përgjegjësia ndaj palës së tretë,
•  tërmeti,
•  vjedhja me thyerje dhe
•  thyerja e xhamave
Kur shkaktohet rasti i siguruar me sigurim janë të mbuluara:
Dëmet nga shkatërrimi dhe dëmtimi i gjërave të siguruara të shkaktuara me rastin e shpërthimit (rrëzimit, nxjerrjes jashtë, dhënies së ndihmës së parë etj.),
1. Dëmet e shkaktuara me humbjen e gjërave të siguruara kur ndodhë rasti i siguruar,
2. Shpenzimet e bëra për zvogëlimin dhe menjanimin e dëmit.
SIGURIMIN E PLOTË (KASKO) DHE GJYSMË TË PLOTË TË AUTOMJETIT NGA:

•  përmbysjet dhe përplasjet,
•  fatkeqësitë natyrore,
•  zjarri, eksplodimi dhe rrufeja,
•  thyerja e xhamave,
•  vjedhja.
SIGURIMIN NGA AKSIDENTET PERSONALE:

•  shpenzimet mjekësore në vend dhe jashtë vendit,
•  paaftësitë e përkohshme dhe ato të përhershme,
•  përmbushje e premtimit: 100% e shumës së sigurimit në rast të humbjes së jetës.

 
Website Krijuar & Te drejta autori © 2007-2008 Eurosig sha, Tė gjitha tė drejtat e rezervuara