EFEKTET AKUTE EFEKTET KRONIKE
Në garën për të bërë automobil sa më të shpejtë si dhe me motor sa më efikas, prej vitit 1920 u fut në përdorim i ashtuquajturi “benzinë me plumb”. Prej benzinit të parë i cili ka pasur numër të oktanit në mes të 40 dhe 60 deri më sot, është zhvilluar benzini me oktan të lartë me numër të oktanit prej 89 deri 98. Gjatë djegies eksplozive (momentale) të pakontrolluar të benzinit me oktan të lartë pa plumb, në cilindrin e motorit gjenerohet goditje e fuqishme në klipat (me shkallë të kompresionit prej 17:1) që si pasojë ka përshpejtimin e lëvizjeve të pjesëve të motorit. Me qëllim që të mbrohet motori nga këto goditje, me vite të tëra, në benzin shtohej si aditiv alkil-plumb (plumb-tetrametil apo plumb-tatraeetil). Roli i alkil-plumbit ka qenë që ta ngadalësojë procesin e djegies eksplozive me qëllim që të mbrohej motori ndërsa performansat e tij nuk zvogëloheshin. Sasia e aditivëve të plumbit, për vite të tëra ka arritur vlerën prej rreth 0,5 deri në 1,1 g për litër të benzinit me oktan të lartë. Me rritjen e komunikacionit rrugor dhe shpenzimit të benzinit, për një vit në botë shpenzoheshin me qindra mijëra tonelata plumb, vetëm si aditiv për benzinë. Gjatë djegies së benzinit oksidohej edhe plumbi kështuqë pluhuri fisnik nxirrej nga auspuhët e veturave përgjatë të gjitha autostradave. Pasojat e koncentrimit të plumbit në mjedisin jetësor të njeriut u rritën në përmasa të paparashikuara. Plumbi ishte present çdo kund rreth nesh: në ajr, në uj dhe në ushqim. Njeriu, do të thotë, pa vetëdije e konsumnte plumbin në organizëm në sasi të mëdha. Efektet e helmimit nës shtetet e zhvilluara, deri në vitet e shtatëdhjeta, arritën përmasa të tilla sa që askush nuk mund të mbrohej më. Konsiderohet se më shumë se 20% të popullsisë në vendet e zhvilluara ka qenë në rrezik serioz. Më të rrezikuarit kanë qenë dhe janë edhe sot e kësaj dite, fëmijtë. Për këto arsye, në fillim të viteteve të shtatëdhjeta, u ndërmorrënn masa të ndryshme me qëllim që koncentrimi i plumbit në benzin të zvogëlohet dukshëm, ndërsa motivi kryesor për këtë ka qenë helmimi evident i njerëzve. Ja disa fjalë për helmimin me plumb. Deri më sot është vërtetuar se plumbi, në shëndetin e njeriut, ka vetëm efekte jokancerogjene, megjithatë ato efekte janë rrënuese. Është vërtetuar se indikatori më i mirë për të treguar në helmimin me plumb, është koncentrimi i plumbit në gjakun e njeriut. Për sasi të ndryshme të koncentrimit të plumbit në gjak janë konstatuar këto pasoja negative për shëndetin e njeriut:
EFEKTET AKUTE (Efektet të cilat shfaqen në moment): - Vdekja e fëmijëve, nëse koncentrimi i plumbit në gjak i kalon prej 125 µg/dm³ (1µg është i barabartë me të njëmiliontën pjesë të gramit), - Dëmtime të trurit ke të rriturit nëse koncentrimi është rreth 100 µg/dm³ apo 80 µg/dm³ ke fëmijtë, - Pengesa gastrointestinale kur koncentrimi i plumbit është në sasinë prej 60µg/dm³.
EFEKTET KRONIKE (efektet me ndikim afatgjatë): - Anemia ke të rriturit kur koncentrimi i plumbit në gjak është në sasinë prej 50 deri më 80 µg/dm³, - Pengesa neurologjike ke të rriturit kur koncentrimi i plumbit në gjak është në sasinë prej 40 deri në 60 µg/dm³, - Është konstatuar zvogëlim i aftësisë reprodukuese ke meshkujt e rritur kur koncentrimi i plumbit është në sasinë prej 40 deri në 60 µg/dm³, - Vetëm koncentrimi prej 10 deri në 30 µg/dm³ në gjakun e fëmijëve, e zvogëlon koeficientin e inteligjencës, ngadalësimin e rritjes, dobësimin e të dëgjuarit etj., ndërsa ke të rriturit (poashtu edhe ke fëmijtë) këto sasi të koncentrimit të plumbit i dëmtojnë veshkët, sistemin nervor dhe sitemin imunologjik. Si hap i parë që është ndërmarë kundër helmimit me plumb është vendimi për t’u zvogëluar përdorimi i aditivit të plumbit në benzin në më pak se një të pestën (Fig.1).
 Ky koncentrim, diçka më i vogël se 0,15 g/dm³ e benzinit, në perëndim është arritur që nga vitet e shtatëdhjeta. Edhe sot e kësaj dite koncentrimi i plumbit mbetet në të njejtin nivel në “benzinin me plumb”. Hulumtimet e shumta dhe shumëvjeçare të bëra nga punonjësit shëndetësorë në Amerikë dhe Gjermani, të cilat kanë analizuar ndikimet toksike të plumbit në shëndetin e banorëve, kanë treguar se me zvogëlimin e koncentrimit të plumbit në benzin, me kohë është zvogëluar edhe koncentrimi i plumbit në gjakun e fëmijëve dhe të rriturve (Fig. 2).
Është interesante të përmendet se Organizata botërore e shëndetësisë tani për tani rekomandon se koncentrimi maksimal i lejueshëm i plumbit në gjakun e fëmijëve është vetëm 5 µg/dm³. Vetëm deri në vitin e kaluar kjo vlerë ka qenë deri në 10 µg/dm³, ndërkohë që po shkohet nga ajo që kjo vlerë të bëhet zero. Në bazë të këtyre të dhënave mund të përfundohet se në vendin tonë ekziston rreziku i helmimit me plumb, megjithatë, opinioni nuk ka çasje në të dhënat mbi helmimet edhepse përvojat e vendeve tjera në mënyrë indirekte tregojnë se i njejti problem ekziston edhe ke ne. Aditivët e rinj të cilët sot i shtohen benzinit e të cilët e zëvendësojnë alikl-plumbin, janë karbohidrate aromatike si benzeni apo derivatet e tij (tuolen apo etil-benzen) ose derivatet me oksigjen të karbonit si p.sh. alkoolet (methanoli dhe etanoli) dhe disa etere (metil tetra butil eter apo etil tetrabutil eter). Roli i këtyre adtivëve edhe më tej ka për qëllim përmirësimin e fuqisë së oktanit si dhe të zvogëlimin e eksplozivitetit të përzierjes ajr-benzin. Për dallim nga plumbi, gjatë djegies së llojeve të reja të benzinit, digjen edhe të gjithë aditivët. Këto lloje të reja të benzinit, të njohura me emrin “pa plumb” apo “të riformuluara”, vazhdojnë edhe më tej të përmbajnë mjaft substanca toksike dhe kancerogjene. Këta benzinë, gjatë djegies së keçe mund të japin edhe disa substanca të reja kancerogjene. Për këtë arsye, industria moderne e automjeteve, në pjesën që frynë të motorit, instalon një katalizator i cili e përfundon procesin e djegies së benzinit dhe mundëson që në natyrë të nxirren kryesisht derivatet e parrezikshme të djegies. Se si funksionon katalizatori, do të flasim herën tjetër. Benzini pa plumb është prodhim i cili, kur përdoret në mënyrë të duhur, është gadi se i parrezikshëm për shëndetin e njeriut, mirëpo përsëri, në mënyrë indirekte i kontribon degradimit të përgjithshëm të mjedisit jetësor, sepse gjatë djegies së benzinit lirohet karbon dioksidi, i cili siç dihet, kontribon në rritjen e “efektit të kopshtit prej qelqi” d.m.th. ndikon në ndryshimet klimatike globale në Tokë. Në pyetjen se a është benzini pa plumb toksik apo jo, përgjigjemi pozitivisht. Benzini pa plumb është shumë toksik, atë nuk do të duhej të guxonim ta vëmë në lëkurë dhe është rrezik të thithet avulli i tij. Si intoksikante kryesore në benzinin pa plumb janë benzeni dhe derivatet e tij të cilat mund të gjenden në përbërjen e benzinit në koncetrim prej 25 deri 50%. Këto janë substanca jashtëzakonisht kancerogjene dhe për këtë arsye, gjithnjë duhet pasur kujdes që katalizatori në automjetin tuaj të jetë gjithnjë në gjendje të rregullt, pastaj gjithashtu, duhet t’i shmangeni “helmimit të katalizatorit” me benzinë me plumb sepse pas kontaminimit me plumb, katalizatori nuk mund të regjenerohet. Përdorimi i tepruar i benzinit me plumb mundet që edhe fizikisht ta ngulfasë katalizatorin dhe me këtë rast ta zvogëlojë aftësinë permiable (lëshuese) të tij. |