• Albanian
  • English
Login
Euro-Alba, EA
Piazza

Exchange

Exchange
Home arrow Did you know? arrow Curiosity’s arrow Brakes cheat
Print E-mail

Mashtrimet gjatë frenimit

Është gabim të thuhet se kur e shtypni këmbëzën frenuese deri në fund dhe kur gomat fillojnë të “çirren e fishkëllojnë”, vetura juaj do të ndalet më shpejtë. Gjatë këtij frenimi, rrota rrëshqet dhe me këtë rast ngadalësimi I veturës është për një të pestën herë më I ngadalshëm, respektivisht për 20%, se kur rrota frenon në kufi të rrëshqitjes.

Duke marrë parasysh se, pak ka vozitës të tillë të cilët mund ta kontrollojnë forcën me të cilën e shtypin këmbëzën e frenit, ingjinierët e kanë shpikur sistemin antibllokues – ABS. As rastësisht mos t’iu shkojë ndërmend se tramvai do të ndalet me shpejtësinë e njejtë dhe se do ta kalojë të njejtën rrugë, që do t’a kalonte ndonjë automjet, gjatë frenimit.
Për derisa, të themi, automjeti gjatë shpejtësisë prej 40 km/h, në asfalt të terrur e ka ngadalësimin prej 7 m/s², një tramvaj çek të njejtën e bën për 2 m/s². Treni bartës, kompozicioni, frenon edhe më ngadalë – vetëm për 0,4 m/s², ndërsa derisa të fillojnë frerët të reagojnë do të kalojnë 4 deri në 8 sekonda.

 
Website Krijuar & Te drejta autori © 2007-2008 Eurosig sha, Tė gjitha tė drejtat e rezervuara