|
|
|
Home A e dini se? Kuriozitete Pakujdesi prindėrve
|
|
|
|
Pakujdesia e Prindërve | Zonat afër shkollave nuk janë vendet ku fëmijët më së shumti pësojnë, as shkuarja në shkollë nuk është shkak për ndodhjen e fatkeqësisë. Duke i analizuar vdekjet e fëmijëve në fatkeqësitë e komunikacionit në disa qytete të mëdha, është vërtetuar se numri më i madh i fatkeqësive ndodhë mes orës 11 dhe 20, se dita e diele është më e sigurta, ndërsa të gjitha ditët punuese të javës janë njëjtë kritike kur është fjala për numrin e fëmijëve që pësojnë fatkeqësi komunikacioni. Fëmijët e moshës mes shtatë dhe dhjetë vjeçare pësojnë më së shumti. Tingëllon t`merrueshëm, por ka fëmijë të cilët posa kanë filluar t’i bëjnë hapat e parë, do të thotë të cilët kanë tre apo katër vjet, e që kanë pësuar fatkeqësi në komunikacion. Duke folur për sjelljen e fëmijëve a edhe të të rriturve në komunikacion, disa profesorë në fakultetet e komunikacionit, kanë thënë se në disa vende, fëmijët më të rinj se 12 vjeçare, nuk guxojnë të lëvizin nëpër rrugë pa përcjelljen e më të vjetërve, ndërsa për secilin gabim të fëmiut, përcjellësit ulen në bankën e të akuzuarit. Ndërsa ke ne, më së shpeshti hulumtohet fakti se a ka mundur apo jo vozitësi ta shmangë fatkeqësinë, ndërsa gati se rregullisht, asnjëherë nuk ndiqet prindi, duke konsideruar se ai tanimë mjaft e ka paguar pakujdesinë e vet me humbjen e fëmiut. |
|
|