• Albanian
  • English
Login
Euro-Alba, EA
Piazza

Exchange

Exchange
Home arrow Products arrow Casco arrow Casco conditions
Print E-mail

KUSHTET  E  PERGJITHSHME  TE  SIGURIMIT  TE  VETE
MJETIT   MOTORIK   ( KASKO )

Në bazë të kontratës ndërmjet palëve, EUROSIG-u do të dëmshpërbleje për dëmet e ndodhura në mjetin motorik në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale, në përputhje me kushtet e kontratës, brenda periudhës së sigurimit dhe në territorin e përcaktuar në kontratë.

  1. TERMA TE PERGJITHSHEM

 

      1. “Siguruesi” kupton Kompanine e Sigurimeve EUROSIG sh.a, që lëshon këtë kontratë.
      2. “I Siguruari” kupton personin fizik ose juridik, interesi pasuror i të cilit mbrohet nga sigurimi.
      3. “Perfaqësuesi” kupton personin fizik ose juridik që ngarkohet me lidhjen dhe nënshkrimin e kontratës së sigurimit.
      4. “Mjet motorik” kupton një mjet që lëviz në tokë, por jo mbi shina, me anë të fuqisë motorike, pavarësisht nga numri i rrotave. Mjete motorike do të quhen edhe rimorkiot ose gjysëm rimorkiot, pavarësisht nëse janë të bashkuara apo jo me mjetin motorik tërheqës.
      5. “Përdoruesit” kupton personat që perdorin mjetin motorik të siguruar, emrat e të cilëve shënohen detyrimisht në kontratën e sigurimit dhe për të cilët është i vlefshëm mbulimi në rast sigurimi.
      6. “Kontrata” është lidhja e marrëveshjes midis Siguruesit dhe të Siguruarit.

PERIUDHA E SIGURIMIT

Kontrata e sigurimit hyn ne fuqi ne oren 24.00 te dates se percaktuar si date fillimi ne kontrate, me kusht qe te jete paguar primi i sigurimit, dhe do te perfundoj ne oren 24.00 te dites se mbarimit te kontrates te percaktuar po ne police. Periudha e sigurimit eshte 1-vjecare, pervec rasteve kur ne kontraten e sigurimeve do te percaktohet ndryshe.

  1. SHTRIRJA TERRITORIALE

Kontrata do te mbuloje demet që ndodhin në territorin e Republikes se Shqiperise. Siguruesi do te ofroje zgjerimin e mbulimit, kundrejt pagesës së primit shtesë, te percaktuara shprehimisht ne policen e sigurimit.

  1. OBJEKTI I SIGURIMIT

Siguruesi ofron mbulim per te gjitha mjetet motorike te klasifikuara si te tilla ne aktet ligjore dhe nenligjore te sigurimit te detyrueshem te mbajtesve te mjeteve motorike, lidhur me humbjen apo demtimin e plote apo te pjeseshem te tyre si rezultat i rreziqeve te parashikuara ne kushtet e sigurimi, ne perputhje me percaktimet e bera ne policen e sigurimit.

  1. MBULIMET QE OFRON  KONTRATA,

Siguruesi do të demshperbleje te siguruarin per rikthimin e mjetit ne gjendje fillestare deri ne shumen e siguruar per humbjet ose demtimet e plota ose te pjesshme ne mjetin motorrik te siguruar nga:

    1. MBULIMI 1. Perplasja, Permbysja

Siguruesi do të paguajë të gjitha dëmet që i shkaktohen mjetit tuaj nga:

      1. Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm.
      2. Permbysja e mjetit motorik.

Siguruesi, në rastin e ndodhjes së aksidentit paguan shpenzimet e transportit për mjetin dhe personat që ndodhen në të, deri në vendmbërritje (brenda Shqipërisë).

    1. MBULIMI 2.    Zjarri, Eksplozioni dhe Rrufeja

Siguruesi do të paguajë të gjitha dëmet e mjetit tuaj nga:

      1. Zjarri dhe Eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar.
      2. Rrufeja mbi mjetin motorik.

 

Nuk mbulohen:

      1. Dëmet e shkaktuara nga zjarri apo eksplozioni, që vijnë nga shkaqe të brendshme të mjetit motorik.
      2. Dëmet e shkaktuara nga zjarri apo eksplozioni ku shkak ka qënë pirja e duhanit në mjetin motorik.
      3. Dëmet kur aksidenti nuk është njoftuar në polici apo në repartin zjarrfikës.

 

MBULIMI  3.   Katastrofa Natyrore

Siguruesi do të paguajë të gjitha dëmet e mjetit tuaj shkaktuar nga:  

  1. Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, kur katastrofa natyrore është e njohur nga autoritetet përkatëse shtetërorë.

Siguruesi do te paguaje demet e shkaktuara ne mjetin tuaj nga renja e objekteve te ndryshme, qe ndodhin si pasoje e katastrofave natyrore.
Siguruesi do të paguajë edhe dëmet në mjetin tuaj shkaktuar nga përmbytja e garazhit si rezultat i çarjes së tubacioneve të ujrave edhe në rast se nuk ka ndodhur katastrofë natyrore.
Stuhi - do të konsiderohet një çrregullim atmosferik me një lëvizje ajri me shpejtësi jo më të vogël se 17.2 m/s ose 62 km/ore e cila mund të shoqërohet me shira, dëborë ose rreshje të tjera.
Breshër – do të konsiderohen reshjet që formohen nga pikat e shiut të ngrira si akull në ajër dhe që bien kokrra – kokrra zakonisht në verë.
Dëbora – do të konsiderohet rreshja atmosferike e ngurtë që bie flokë-flokë nga retë në trajtë kristalesh të bardhë me formë dhe përmasa të ndryshme.
Tufani – do të konsiderohet era e vrullshme zakonisht me shi të madh, breshër a dëborë të dendur.
Përmbytje – do të konsiderohet dalja e ujit nga kufijtë normal të rrjedhjeve naturale apo artificiale, të liqeneve, rezervuarëve duke kaluar bregun, ledhet, cektinat, digat dhe shpërndahet për shkak të rrymës së ujit me nivel të lartë si dhe vërshimi i ujit në rrugë për shkak të rreshjeve shumë të mëdha e të papritura.
Vërshimi – Dalja e ujit të një lumi a përroi jashtë shtratit të tij i cili derdhet me vrull e përmbyt vendin rreth e rrotull.

Nuk  mbulohen :

      1. Dëmet nga tërmeti dhe rrëshqitja e tokës.
      2. Dëmet e shkaktuara gjatë kalimit të lumenjve ose pellgjeve.

 

MBULIMI  4.   Thyerja e Xhamave

 Thyerja e xhamave: do te kuptohet qe nga plasaritja deri tek thermimi i xhamave te perparme, te pasem, anesor, te tavaneve te levizshem si dhe xhamave te fenereve te shkaktuar nga goditja e nje objekti te levizshem.

Nuk  mbulohen :

      1. Dëmet e shkaktuara në mbulesat ose perdet mbrojtëse nga dielli.
      2. Dëmet në çdo xham tjetër që nuk përfshihet në katallogun e prodhimit, por që eshte vendosur në mjetin motorik.

 

MBULIMI  5.   VJEDHJA

Vjedhja: Do te konsiderohet veprimi i pervetesimit ne menyre te fshehte, nga nje ose disa persona, i mjetit motorike te siguruar (vjedhje totale) ose i pjeseve apo aksesoreve te tij (vjedhje e pjeseshme).
Tentativa per vjedhje: Do te konsiderohet cdo veprim qe ka synuar vjedhjen e mjetit motorik te siguruar ose te pjeseve te tij por qe nuk ka arritur te kryhet, duke shkaktuar deme ndaj mjetit motorik.

Nuk  mbulohen :

      1. Dëmet nga vjedhja nëse ato janë kryer nga i Siguruari ose përdoruesit, nga punonjësit e shërbimit, ruajtjes apo të mbikqyrjes të vendit të punës apo parkimit.
      2. Dëmet nga vjedhja ose tentativë vjedhje kur nuk janë mbyllur mirë dyert, tavani i lëvizshëm, xhamat ose çelësat e mbylljes janë lënë brënda mjetit, mbi ose përreth tij.
      3. Dëmet nga vjedhja e pjesshme me shkaqe të pashpjegueshme pa shënja e gjurmë të dukshme.
      4. Vjedhja e paisjeve te tilla si autoradio, antenna, autoparlante pervec vjedhjes totale te mjetit motorik te siguruar.
      5. Vjedhje me dhune.

PERJASHTIMET E PERGJITHSHME

 

ÇFARE NUK ESHTE E MBULUAR:

      1. Dëmet e shkaktuara qëllimisht dhe/ose të udhëzuara nga personi i Siguruar.
      2. Dëmet që rezultojnë nga çdo akt i luftës, invazionit, veprimeve të tjera të armatosura pavarësisht nëse është deklaruar lufta ose jo, lufta civile, turbullira civile, revolucione, lëvizja seperatiste, kryengritja popullore, rebelimit, revolta, puce, grushte shteti, eksode, akteve terroriste, trazirave, grevës, sabotimit.
      3. Dëmet që vijnë si rezultat i shpërthimit bërthamor, rrezatimit bërthamor, ndotjes radioaktive, rrezatimeve jonizuese, ndotjeve kimike.
      4. Dëmet në mjetin e siguruar, të bllokuar ose në tentativë bllokimi nga Organet e Shtetit.
      5. Dëmet që shkaktohen nga përdorues, emrat e cilëve nuk janë shënuar në kontratën e sigurimit.
      6. Dëmet që rezultojnë nga konsumi normal, defektet apo avaritë e brendshme elektrike apo mekanike gjatë ndezjes ose lëvizjes së mjetit.
      7. Prerja apo skopjimi i gomave, por jo dëmet që pasojnë.
      8. Dëmet në mjetin motorik të siguruar në operacione të tilla si: shërbimi, riparimi, kontrolli, larja, parkimi, dorëzimi ose shitja.
      9. Dëmet e shkaktuara nga përdoruesit, të pa pajisur me dëshminë e aftësisë për drejtimin e mjetit.
      10. Dëmet e shkaktuara kur drejtuesi i mjetit ndodhet nën ndikimin e efekteve të alkoolit e të drogës ose refuzon t’i nënshtrohet provave të këtij kontrolli.
      11. Dëmet e shkaktuara në mjet nga transportimi i lëndëve radioaktive, eksplozive, gërryese, ndezëse, jonizuese etj. Siguruesi do t`i paguajë këto dëme nëse është rënë dakort më parë duke paguar një prim shtesë.
      12. Dëmet ose humbjet e objekteve, sendeve personale, mallrave ose bagazheve që ndodhen në mjet në momentin e rastit të sigurimit.
      13. Siguruesi nuk do të mbulojë zmadhimin e humbjeve ose dëmeve për shkak të neglizhencës të të Siguruarit ose mosmarrjes së masave parandaluese që të mos thellohen ato. Siguruesi do të paguajë shpenzimet e arsyeshme të bëra që nuk lejojnë që të zmadhohen dëmet ose humbjet.

7.  KONTRATA E SIGURIMIT

    1. Kërkesa për Sigurim. Kontrata e Sigurimit do te leshohet mbi bazen e Kërkeses te te siguruarit per sigurimin e mjetit të tij dhe kupton plotesimin e formularit standart të përgatitur nga Siguruesi. I Siguruari ose personi i autorizuar nga ai, nënshkruan së bashku me agjentin ose inspektorin e marrjes në sigurim kërkesën për sigurim dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e deklarimeve të bëra në të. Pas plotësimit të kërkesës për sigurim, i Siguruari nuk mund të kryejë ose lejojë ndryshime që sjellin shtimin e rrezikut, pa miratimin me shkrim të Siguruesit. Me shtim të rrezikut kuptohen rrethanat që janë thelbësore të cilat mund të influencojnë në vendimin e Siguruesit për të lidhur ose jo kontratën, apo për kushtet që duhet të vendosë. Në rast të moszbatimit të kushtit të mësipërm, Siguruesi çlirohet nga detyrimi për dhënien e dëmshpërblimit.
    2. Lidhja e Kontratës. Kontrata e sigurimit hyn në fuqi ne daten e lëshimit të saj, me kusht që të jetë paguar më parë primi i sigurimit ose kësti i tij i parë.
    3. Natyra dhe Shtrirja. Kontrata e sigurimit përcakton të drejtat dhe detyrimet e palëve, natyrën dhe shtrirjen e mbulimeve si dhe ndryshimet e primeve që rezultojnë nga ndryshimi i faktorëve të rrezikut. Ajo nënshkruhet nga të dy palët, Siguruesi dhe i Siguruari ose personat e autorizuar prej tyre dhe lëshohet pas pagesës së primit të sigurimit, përveç rasteve kur është përcaktuar ndryshe.
    4. Kalimi i të Drejtave. Të drejtat dhe detyrat e të Siguruarit në këtë kontratë nuk mund të kalojnë tek një person tjetër pa miratimin me shkrim të Siguruesit. Ky miratim do të shoqërohet me ndryshimet përkatëse në kontratën e sigurimit. Në rast se i Siguruari vdes, mbulimi për mjetin e siguruar do të vazhdojë të aplikohet për trashëgimtarët ligjorë ose përfaqësuesin zyrtar tek të cilët kalojnë të gjitha të drejtat dhe përgjëgjesitë për përdorimin e mjetit, deri në fund të periudhës së sigurimit.
    5. Zgjidhja. Kontrata mund të zgjidhet pas njoftimit me shkrim të secilës palë që e dëshiron këtë duke treguar datën e zgjidhjes së kontrates.

Siguruesi do të zgjidhë kontratën e sigurimit në qoftë se:

      1. Nuk është paguar kësti vijues i primit të sigurimit, ose primi i sigurimit për kontratat e rinovuara.
      2. Ka të dhëna për pasaktësi të informacionit të dhënë nga i Siguruari.
      3. Kur ka me shume se dy deme gjate periudhes se sigurimit i Siguruari mund ta zgjidhë kontratën.
      4. Duke njoftuar 30 ditë përpara datës se zgjidhjes.
      5. Kur Atij ose përdoruesit të mjetit motorik iu është hequr dëshmia e aftësisë gjatë muajve të fundit.  Kthimi i primit kur zgjidhja ndodh nga Siguruesi apo i Siguruari do të jetë propocional me pjesën e mbetur të periudhës së sigurimit, pasi të jenë zbritur shpenzimet e sigurimit në masën 25% të primit të mbetur dhe ne perpjestim me demet e paguara.
    1. Mbarimi. Në qoftë se Siguruesi i ofron rinovimin e kontratës të Siguruarit ose personit të autorizuar dhe këta të fundit nuk pranojnë, kontrata mbaron automatikisht në fund të periudhës së sigurimit.

Kontrata mbaron në ditën e rastit të sigurimit si rezultat i të cilit mjeti motorik i siguruar është dëmtuar totalisht ose është vjedhur. Në këtë rast primi i sigurimit nuk kthehet.

  1. SHUMA E SIGURUAR

Cdo mjet motorik sigurohet për t’u mbuluar nga rreziqet deri në një vleftë që përcaktohet ndërmjet palëve, kundrejt së cilës llogaritet dhe primi i sigurimit dhe quhet shuma e siguruar.

      1. Për mjetet e reja (0 km):

Shuma e siguruar është vlera e blerjes së mjetit të ri sipas faturës nga dyqane të specializuara.

      1. Për mjetet e perdorura:

Shuma e siguruar zgjidhet sipas vleftës së mjetit në treg në momentin e marrjes në sigurim duke u bazuar në çmimet e referencës sipas “Manualit të shumës së siguruar orientuese për mjetet motorike”.
Shuma e siguruar vendoset ne kontratën e sigurimit.

  1. PJESA E ZBRITSHME

Në rastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit do të zbatohet pjesa e zbritshme dhe/ose franshiza.
Për çdo rast dëmi Siguruesi do të zbresë nga dëmshperblimi i llogaritur pjesën e zbritshme të percaktuar në kontratën e sigurimit në shume absolute ose në përqindje. Siguruesi nuk do të paguajë dëme të veçanta që janë nën shumën e përcaktuar si franshizë në kontratën e sigurimit. Masa e pjesës së zbritshme dhe franshizës vendoset në kontratën e sigurimit.

TARIFA  E PRIMIT TE SIGURIMIT

Tarifa e primit të sigurimit përcaktohet në bazë të llogaritjeve sipas mbulimit të zgjedhur, klasifikimit dhe veçorive të mjetit motorik dhe vendoset në kontratën e sigurimit.

  1. PRIMI I SIGURIMIT

I Siguruari është i detyruar t’i paguajë Siguruesit primin e sigurimit sipas shumës dhe afateve të përcaktuar në kontratë. Pagesa e primit bëhet pranë degës ose agjensisë ku është lëshuar kontrata e sigurimit. Pagesa do të quhet e kryer në momentin e kalimit të shumës së caktuar në llogarinë e Siguruesit.

  1. SIGURIME TE TJERA
      1. Nëse i Siguruari kryen sigurim tjetër të mjetit, ai duhet t’i njoftojë menjëherë me shkrim Siguruesit, emrin e Siguruesit tjetër dhe shumën e siguruar. Kur i Siguruari me dashje ose për shkak të pakujdesisë nuk plotëson detyrimet e mësipërme, atëhere Siguruesi ka të drejtën e zgjidhjes së kontratës së sigurimit dhe mospagimit të dëmshpërblimit. 
      2. Nëse në momentin e ndodhjes së një dëmi, sipas kësaj kontrate ekzistojnë sigurime të tjera, të cilat mbulojnë të njëjtin dëm, masa e dëmshperblimit që përfiton i Siguruari nga të gjitha kontratat e sigurimit nuk mund të jetë më e lartë sesa masa e dëmit minus pjesën e zbritshme. Pjesa e dëmit që paguajnë Siguruesit është propocionale me shumat e siguruara.
      3. Nëse i Siguruari kryen sigurime të tjera me qëllim që të arrijë perfitime të paligjshme, kontrata e sigurimit quhet e pavlefshme dhe Siguruesi mban primin e sigurimit.

 

  1. MBISIGURIMI
      1. Nëse shuma e siguruar e tejkalon ndjeshëm vlerën e mjetit motorik, atëhere si Siguruesi ashtu edhe i Siguruari mund të kërkojnë zvogëlimin e shumës së siguruar dhe primi i sigurimit do të pakësohet përkatësisht.
      2. Nëse i Siguruari lidh kontratën e sigurimit me qëllim që të arrijë përfitime nga mbisigurimi, kontrata quhet e pavlefshme. Siguruesi ka të drejtën e mbajtjes së primit të sigurimit.

Në qoftë se ndodh rasti i sigurimit (dëmtim total apo vjedhje e plotë), Siguruesi ka të drejtën e zëvëndësimit të mjetit të dëmtuar me një mjet tjetër i së njëjtës markë e model. 

  1. NENSIGURIMI

Nëse në momentin menjëherë pas ndodhjes së rastit të sigurimit shuma e siguruar është më e ulët se vlera e mjetit motorik, demshperblimi i llogaritur do të shumëzohet me koeficientin e nënsigurimit, i cili përcaktohet si raport i shumës së siguruar ndaj vlerës së mjetit.

  1. NJOFTIMI I RASTIT TE  SIGURIMIT

I Siguruari ose përfaqësuesi ligjor i tij, që kerkon të dëmshpërblehet për dëmet në mjetin motorik të siguruar, janë të detyruar që menjëherë të njoftojnë rastin e sigurimit. Rasti i sigurimit kupton ndodhinë gjatë së cilës mjeti motorik përfshihet në një aksident ose vjedhje.

      1. Njoftimi i rastit të sigurimit duhet të bëhet brenda 24 orëve nga momenti i ndodhjes së aksidentit pranë degës, në territorin e së cilës ndodhet agjensia që ka lëshuar kontratën e sigurimit ose pranë degës më të afërt.
      2. Në rastin e vjedhjes, lajmerimi dhe denoncimi pranë Organeve të Rendit Publik duhet të bëhet brënda 24 orëve nga momenti i ndodhjes.
      3. Në rastin e zjarrit, eksplozionit dhe rrufesë, lajmerimi pranë zjarrfiksave më të afërt nga vendi i ngjarjes duhet të jetë i menjëhershëm ose brenda 24 orëve nga momenti i ndodhjes të rastit të sigurimit.
      4. Në rastin e thyerjes së xhamit lajmerimi duhet të bëhet brenda 24 orëve nga momenti i ndodhjes apo konstatimit të rastit të sigurimit pranë degës EUROSIG sh.a, në territorin e së cilës ndodhet agjensia që ka lëshuar kontratën e sigurimit.
      5. Kopja që dëshmon për lajmërimin dhe denoncimin pranë këtyre organeve, i vihet në dispozicion Siguruesit së bashku me njoftimin e rastit të sigurimit jo më vonë se 48 orë nga momenti i ndodhjes.
      6. Formulari standart i njoftimit të rastit të sigurimit, i përgatitur më parë nga Siguruesi duhet të plotësohet me besnikëri dhe në afatet e mësipërme, pa shtrembërime të fakteve të rastit të sigurimit nga I Siguruari. Në rast të kundërt, Siguruesi ka të drejtë të çlirohet nga detyrimet për pagesën e dëmit.

 

  1. VLERESIMI I DEMIT

I Siguruari për dëmet në mjetin e siguruar, paraqet kërkesën për dëmshpërblim brënda afateve të parashikuara nga Kodi Civil, vetëm pasi ka bërë njoftimin e rastit të sigurimit nëpërmjet formularit standart.

      1. Siguruesi gëzon të drejtën për të verifikuar vërtetësinë e rastit të sigurimit si dhe të madhësisë së dëmit. Brenda 10 ditëve nga momenti që është njoftuar për rastin e sigurimit, Siguruesi përfundon ekspertimet e nevojshme, ndërsa mjeti mbahet pa u riparuar nga i Siguruari gjatë kësaj periudhe.
      2. Kërkesa për dëmshpërblim i drejtohet Degës, në territorin e së cilës ndodhet agjensia që ka lidhur kontratën. I Siguruari është i detyruar të paraqesë kur i kërkohen të gjitha dokumentat e nevojshme që kanë lidhje me rastin e sigurimit.
      3. Vlerësimi i dëmit duhet të jetë brenda Limitit të Përgjegjësisë.
      4. Në rast mosmarrëveshje, por vetëm pasi Siguruesi ka ofruar vlerësimin e tij, të dy palët krijojnë një komision arbitrazhi të paanshëm, me pjesëmarrjen e ekspertëve të secilës palë dhe të një eksperti të tretë. Shpenzimet e këtij komisioni përcaktohen në momentin e krijimit të tij nga palët. 

 

  1. LIMITI I PERGJEGJESISE

Limiti i përgjegjësisë për dëmet në mjetin e siguruar është:

      1. Vlera e nevojshme për riparimin e mjetit të dëmtuar ose shumën në CASH për të zëvëndësuar dëmin sipas vlerës së tregut në Shqipëri në momentin e ndodhjes së demit por jo me shume se shuma e parashikuar ne kontrate. 
      2. Vlera e mjetit te vjedhur ose demtuar sipas vleres se tregut ne momentin e ndodhjes se demit por jo me shume se shuma e siguruar e parashikuar ne kontrate.

Pjesët qe mbeten të padëmtuara do të zbriten nga vlera aktuale. Vleresimi i këtyre pjesëve është i ngjashem me vlerësimin e dëmit. Siguruesi nuk është i detyruar të mbajë vlerën e pjesëve të mbetura të padëmtuara, përveç rasteve kur bihet dakord midis palëve.

 

  1. PAGESA E DEMIT

Siguruesi do të paguajë të Siguruarin ose trashëgimtarin ligjor të tij për dëmet në mjetin motorik të siguruar deri në limitin e përgjegjësisë duke zbritur pjesën e zbritshme të përcaktuar në kontratën e sigurimit. Dëmet me vlerë më të vogël se franshiza ose pjesa e zbriteshme e përcaktuar në kontratën e sigurimit, nuk paguhen.

      1. Siguruesi do të paguajë dëmet brënda 30 ditëve pas pranimit të kërkesës për dëmshperblim dhe pas dorëzimit të dokumentave të nevojshme të kërkuara prej tij.
      2. Në qoftë se mjeti është përfshirë në një rast sigurimi të vjedhjes, Siguruesi brenda nje periudhe prej 90 ditëve duhet të parapaguajë një pjesë të dëmshpërblimit deri në 50% të limitit të përgjegjësisë, dhe pjesa e mbetur e demshperblimit ne perfundimin e procedurave investiguese.
      3. I Siguruari do të njoftojë brënda 15 ditëve nga ndodhja e rastit të sigurimit në qoftë se mjeti i vjedhur do të gjendet. Në rast se nuk është bërë parapagimi, mjeti motorik i gjetur do të vihet në dispozicion të të Siguruarit, ndërsa Siguruesi paguan dëmet që mund të rezultojnë dhe që janë të mbuluara në sigurim. Në rast se është bërë parapagimi nga Siguruesi, mjeti motorik i gjetur duhet të vihet në dispozicion të tij, ndërsa të Siguruarit do t’i paguhet pjesa e papaguar deri në limitin e përgjegjësisë. I Siguruari ka të drejtë të marrë mjetin duke kthyer parapagimin e bërë nga Siguruesi duke reduktuar nga kjo pagesat për dëmet që mund të rezultojnë.
      4. Pjesa e papaguar deri në limitin e përgjegjësisë duke zbritur pjesën e zbritshme duhet paguar kur të gjitha procedurat investiguese janë mbyllur, por jo më shumë se 180 ditë.
      5. Në rast se është bërë dëmshpërblimi deri në limitin e përgjegjësise dhe mjeti gjendet, ai do të vihet në dispozicion të Siguruesit. I Siguruari ka të drejtë të marrë mjetin duke kthyer pagesën që i është bërë.
      6. Në rast se I Siguruari nuk është dakord me dëmshpërblimin e ofruar, brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit nga Siguruesi, duhet të paraqesë refuzimin me shkrim.
      7. Në rast se I Siguruari ka bërë deklaratë të rreme, është implikuar në veprime mashtrimi duke përvetësuar me të padrejtë një dëmshpërblim, Siguruesi ka të gjitha të drejtat e personit të dëmtuar kundër tij.
      8. Siguruesi do të paguajë deri në 1.000 lekë për person dhe deri në 30.000 lekë gjithsej për shpenzimet e transportit e të ngarkim-shkarkimit nga vendi i ndodhjes së rastit të sigurimit (për mjetin që nuk vetëlëviz) deri në vendmbërritje, pa u përsëritur kjo rrugë.
      9. Siguruesi paguan shpenzimet e ruajtjes nga momenti i rastit të sigurimit deri në përfundim të ekspertizës së nevojshme, por jo më shumë se 1.000 lekë gjithsej.

 

  1. ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE

Mosmarrëveshjet midis Siguruesit dhe të Siguruarit kur nuk zgjidhen me mirëkuptim, do të zgjidhen nga Gjykata e vendit ku është lidhur Kontrata e Sigurimit.

 M I R A T O H E T

K R Y E T A R I

          VASO  PILO

 
Website Krijuar & Te drejta autori © 2007-2008 Eurosig sha, Tė gjitha tė drejtat e rezervuara