• Albanian
  • English
Login
Euro-Alba, EA
Piazza

Exchange

Exchange
Home arrow Products arrow Personal arrow Personal conditions arrow Accidents conditions
Print E-mail

 

 KUSHTET E PERGJITHSHME TE SIGURIMIT NGA AKSIDENTET PERSONALE


I Rreziqet qe mbulon Polica e sigurimit te Aksidenteve Personale
Polica ju mbulon financiarisht pasojat qe vijne nga aksidentet qe mund t’ju ndodhin ne pune apo jashte saj, brenda ose jashte vendit.
Me termin “aksident” polica konsideron demtimin trupor te shkaktuar nga mjetet e rastit,te dhunshme,te dukshme,i cili pavaresisht dhe i pafavorizuar nga ndonje shkak tjeter,rezulton ne vdekjen apo paaftesine e te siuruarit.Per efekt te mbulimit ne sigurim do te konsiderohen aksidente edhe:
- helmimi akut apo gelltitja e substancave,
- mbytja,ngrirja,goditja e diellit,
- shoku nervor i ndodhur ne pune,
- asfiksia me origjine jo patologjike,
- aksidentet e pesuara ne gjendje pavetedije apo semundje te menjehereshme,
- demtimet fizike te shkaktuara nga sforcimet fizike te te siguruarit(me perjashtim te hernies dhe infarktit),
- infeksionet qe merren nepermjet plageve te shkaktuara nga aksidenti,tetanozi,terbimi.
II Cilat jane perfitimet financiare ne rast se ju ndodh nje aksident
1. Perfitimi i paaftesise se perkoheshme
Ne rast te paaftesise se te Siguruarit per te :
a) permbushur perkohesisht detyrat ne profesionin e tij,Siguruesi paguan 0.12% te shumes se siguruar per cdo dite te paaftesise por jo me shume 1200 leke ne dite.
b) Permbushur detyrat substanciale te tij,Siguruesi paguan 0.03% te shumes se siguruar per cdo dite te paaftesise,por jo me shume se 300 leke ne dite.
Numri maksimal i javeve te perfitimit te paaftesise  se perkoheshme  eshte 52 jave qofte dhe jot e vijueshme, pa perfshire ditet e e pushimit.
2. Perfitimi i shpenzimeve mjekesore
Perfshin shpenzimet e kryera per trajtim spitalor,nderhyrjet kirurgjikale, shpenzimet per blerjen e medikamenteve mjekesore , dhe paguhet nga Siguruesi deri ne masen 12% te shumes se sigurimit.
Siguruesi mbulon shpenzimet per kurim ne nje klinike te specializuar jashte shtetit per shuma sigurimi te barabarta ose mbi 1 000 000 leke.
3. Perfitimi i paaftesise se perhershme
Ne rast te pamundesise se te Siguruarit per te kryer detyrat ne profesionin e tij,si rezultat i humbjes anatomike  apo demtimit funksional te nje ose disa organeve apo gjymtyreve, perfitimi llogaritet si perqindje mbi shumen e sigurimit si me poshte:
- gjymtyre e siperme mbi artikulacionin e berrylit             deri  70 %  e shumes se sig.
- nje gjymtyre e poshtme mbi gjurin   deri  60 % e shumes se sig.
- nje dore apo  parakrah      deri  60 % e shumes se sig.
- imobiliteti artikulacionit te kycit   deri  40 % e shumes se sig.
-gishti i madh i dores   deri  18 % e shumes se sig.
-shurdhim i  plote ne te dy veshet deri  40 % e shumes se sig.
- nje veshke    deri  30 % e shumes se sig.
4. Perfitimi i shumes totale te sigurimit ne rast te :
a) Pamundesise se plote te te siguruarit per te kryer detyrat ne profesionin e tij ose ne cdo profesion tjeter.
b) Humbjes se plote dhe te pakthyeshem  te shikimit ne te dy syte.
c) Humbjes se dy gjymtyreve.
d) Humbjes totale te pakthyeshem te shikimit ne nje sy dhe humbjes se nje gjymtyre (te dyja se bashku).
e) Vdekjes nese ajo ndodh,jo me vone se 12 muaj nga data e ndodhjes  se aksidetit.
Perfitimi per vdekjen do te paguhet edhe  per rastin e zhdukjes se te siguruarit.
5. Perfitimi i dyfishte i shumes se siguruar
Nese vdes,ne te njejtin aksident i Siguruari se bashku me bashkeshorten dhe femijet ne ngarkim te te Siguruarit jane te mitur.
Te gjitha perfitimet, jane perkatesisht te inkluduara tek njera-tjetra.
III Polica ka disa perjashtime ne mbulimin e rrezikut
Asnje nga perfitimet e mesiperme nuk behet i pagueshem nese aksidenti ndodh ne situatat e meposhtme :
- ne operaionet luftarake,gjate zhvillimit te kryengritjeve,permbytjeve,zhvendosjes se tokes,shperthimeve vullkanike,energjise berthamore.
- ne kushtet e inflyences se alkoolit apo droges ,si dhe cdo semundje si dhe cdo semundje qe nuk ka lidhje me aksidentin.
- nese klienti drejton cdo lloj mjeti motorrik tokesor,ujor,ajror,pa qene i pajisur me deshmine perkatese te aftesise apo nese vete udheton si pasagjer ne mjetet e lartpermendura te palicensuara per transport pasagjeresh.
- nese i Siguruari perfshihet ne aktivitete te paligjshme kriminale.
- nese i Siguruari kryen apo tenton te kryeje me dashje akte ne dem te vetvetes,apo perfituesi perfituesi kryen akte ne demin e te siguruarit per qellime perfitimi.
- nese i Siguruari ekspozohet hapur dhe me vetedije kundrejt rreziqeve,apo merr pjese aktivisht ne trazirat civile apo aktet terroriste.
IV. Per marrjen e perfitimit ne rast te aksidenti.
1.Paguani,kestet e tarifes ne afatet e caktuara sipas grafikut te miratuar ne Kontraten e Sigurimit.
2. Njoftoni njoftoni menjehere Siguruesin nese ndryshoni veprimtarine tuaj dhe beni ndryshimet e duhura ne pagesen e primit te sigurimit.
3. Ne rast se pesoni aksident,njoftini Siguruesin Brenda dites dhe zbatoni keshillat e par ate tij.

- Konfirmoj se nuk kerkoj kujdes te perhershem mjekesor dhe nuk mbeshtes jetesen nen kujdesin e te treteve
- Deklaroj se EUROSIG Sha nuk do te jete pergjegjes  ne rast refuzimi te pageses se demshperblimit te shkaktuar nga informacioni i paplote apo i pavertete.                                                         

 
Website Krijuar & Te drejta autori © 2007-2008 Eurosig sha, Tė gjitha tė drejtat e rezervuara