• Albanian
  • English
Verifiko
 
Euro-Alba, EA
Piazza

Kembimi Valutor

Kembimi Valutor
Home arrow Produkte arrow Personale arrow Kushtet personale arrow Kushtet studentet
Printoni E-mail

PJESE NGA KUSHTET E SIGURIMIT TE NXENESVE E STUDENTEVE


Neni 1
Aksident
Aksident do te quajme cdo ngjarje qe ndodh per shkak rastesor,te dhunshem dhe te jashtem,i cili shkakton demtime fizike objektivisht te vertetueshem,si pasoje e te cilave mund te vertetohet paaftesia e perkoheshme ,e menjehershme ose vdekja.
Ky sigurim mbulon aksidentet qe  peson i Siguruari per shkak te :
- helmimit akut nga thithja ose gelltitja e substancave
- mbytjes
- ngrirjes,
- djegjes,
- goditjes se diellit ose nxehtesise,
- demtime te shkaktuara nga sforcimet fizike (perjashtohet hernia),
- asfiksise me origjine jo patologjike,
- aksidente te pesuara nga gjendje semundje te menjehershme apo pavetedije,
- mungesa e pervojes apo pakujdesite,
- trazirat civile apo aktet terroriste me kusht qe i Siguruari te mos kete marre pjese aktivisht ne to.
Neni 2
Semundje kritike
Per efekt mbulimi ne sigurim semundje kritike do te konsiderohen :

  1. ataku i zemres,
  2. goditja cerebrale,
  3. kanseri,
  4. demtimi i nje ose dy veshkave
  5. paraliza e te dy kembeve,

me kusht qe te mos jene te njohura dhe te identifikuara para leshimit te Polices se Sigurimit.
Neni 3
Paaftesia e perhershme
Eshte humbje e plote  anatomike ose funksionale  e gjymtyreve ose organeve qe rrjedh nga aksidenti.Demshperblimi paguhet sipas tabeles se perfitimeve te perfitimeve  te paaftesise se perhershme.
Paaftesia e perhershme qe vjen si pasoje e nje semundje,nuk eshte e pagueshme nga Siguruesi.
Neni 6
Polica e Sigurimit
Polica e Sigurimit lidhet per nje afat nje vjecar.Siguruesi leshon Policen e Sigurimit  dhe percakton primin ne baze te njoftimeve dhe deklarimeve te bera nga i Siguruari ose Kontraktuesi.
Siguruesi ka te drejte te verifikoje vertetesine dhe saktesine e njoftimeve dhe deklarimeve te personave te lartpermendur.I Siguruari ose Kontraktuesi,me nenshkrimin e Polices se Sigurimit,eshte pergjegjes lidhur me saktesine dhe vertetesine  e njeftimeve dhe deklarimeve te bera prej tyre.
Pergjegjesia  e Sigurimit fillon ne oren 24.00 te dites se caktuar si fillim ne Policen e Sigurimit,pasi te jete arketuar primi i sigurimit dhe mbaron ne oren 24.00 te dites se fundit te caktuar ne Police.
Neni 7
Shuma e Sigurimit dhe Primi
Shuma e Sigurimit percaktohet ne Policen e Sigurimit dhe ajo eshte 200.000 leke per nxenesit dhe 400.000 leke per studentet.Per shuma me te larta sigurimi i Siguruari mund te kontaktoje me zyrat e “EUROSIG”  Sha.
Primi i sigurimit eshte 400 leke per nxenesit dhe 750 leke per studentet.primi i sigurimit paguhet me nje kest.
Nese te Siguruarit i ndodh ngjarje qe nuk mbulohen nga Kushtet e Sigurimit,te Siguruarit ose Perfituesit i kthehet diferenca e primit te sigurimit,te paguar per periudhen e mbetur  te sigurimit.
Neni 15
Perjashtimet
Nuk mbulohen nga ky sigurim,aksidentet personale apo vdekja per shkak te :
a. nderhyrjeve kirurgjikale,kontrolleve apo kurimit per pasoja qe nuk lidhen me kushtet e kesaj Police Sigurimi,
b. akteve te kryera me dashje  ose te tentuara nga i Siguruari,
c. dehjes,perdorimit te tepruar te psikofarmaceutikeve,te droges,halucinanteve,
d. operacioneve luftarake,zhvillimit te kryengritjeve,zhvendosjeve te tokes e shperthimeve vullkanike,
e. shperthimeve dhe radiacionit te energjise berthamore,pavaresisht nga origjina e shkaktimit te tyre,
f. pjesmarrjes se Kontraktuesit dhe Perfituesit ne krime me dashje ndaj te Siguruarit,
g. cdo demtim qe vjen si shkak i vetvrasjes,tentatives per vetvrasje,ose vetdemtim i qellimshem,
h. cdo defect fizik,crregullimi i kushteve te caktuara ose kronike ose semundje te cilat kane ekzistuar qe me pare,pervec rasteve kur ajo na eshte bere e ditur dhe ne kemi dhene aprovim me shkrim.
Neni 16
Personat qe nuk sigurohen
Nuk sigurohen, personat qe vuajne nga alkolizmi,narkotizmi,semundjet mendore si skizofrenia, format maniako-depresive e gjendja paranojake,apo sindroma organike cerebrale.
Gjithashtu nuk sigurohen personat qe kerkojne kujdes te perhershem mjekesor.Do te konsiderohen te tille personat qe e mbeshtesin jetesen dhe nevojat e e perditshme tek ndihma dhe kujdesi i te tjereve.
Polica e Sigurimit shfuqizohet nga momenti qe vertetohen rrethanat e treguara ne paragrafet e mesiperme.
Neni 17
Perfitimet
Perfitimi ne rast ndodhje aksidenti,i paguhet te Siguruarit me ndodhjen e nje aksidenti te parashikuar ne Kushtet e kesaj police.Perfitimi varion sipas pasojave te shkaktuara nga aksidenti :
a. Perfitimi i vdekjes aksidentale
Nese si pasoje  e nje aksidenti i Siguruari vdes perfitimi i vdekjes do te jete i barabarte me dyfishin  e shumes se sigurimit :

  1. Nxenesit  2 x 200.000
  2. Studentet 2 x 400.000

b- Perfitimi per paaftesine e perhershme
Demshperblimi per paaftesi te perhershme llogaritet sipas shumave te percaktuara ne kushtet e sigurimit.Gjithashtu  i paguhet te Siguruarit ne masen 100 leke ne dite si shperblim ditor spitalor,deri 180 dite qendrimi ne spital,por jo me pak se 5 dite.Ky shperblim nuk paguhet ne rastet e frakturave.
Ne rastet e vdekjes natyrore te te Siguruarit,Perfituesit i paguhet vlefta e perfitimit  qe eshte e barabarte me shumen e sigurimit.Nga perfitimi i vdekjes duhet te zbriten perfitimet e tjera qe mund te jene dhene.

 
Website Krijuar & Te drejta autori © 2007-2008 Eurosig sha, Tė gjitha tė drejtat e rezervuara