• Albanian
  • English
Login
Euro-Alba, EA
Piazza

Exchange

Exchange
Home arrow Products arrow Fortune arrow Fortune conditions arrow Fire conditions
Print E-mail

   KUSHTET E PERGJITHSHME
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Kushtet e pergjithshme te kontrates per Sigurimin nga Zjarri, ketu me poshte do te quhen shkurtimisht ”Kushtet e Sigurimit”. Shoqeria esigurimeve EUROSIG Sha, ketu me poshte do te quhet shkurtimisht "Siguruesi". Personi fizik ose juridik, interesi pasuror i te cilit do te mbulohet sipas ketyre Kushteve te Sigurimit nga Zjarri, ketu me poshte do te quhet shkurtimisht "i Siguruari". Personi fizik ose juridik, qe ka interes pasuror mbi objektin e siguruar dhe ne dobi te te cilit lidhet kontrata, ketu me poshte do te quhet “perfituesi”.

OBJEKTI I SIGURIMIT 1.Siguruesi ofron Sigurimin nga Zjarri per objektet e meposhtme: a.pasurine e paluajteshme, ndertesat dhe pjese te tjera te njesise; b.pasurine e luajtshme. 2. I Siguruari mund te siguroje prane Siguruesit pasuri qe e ka ne pronesi te tij ose ne cdo forme tjeter te pronesise me kusht qe te jete nje kontrate sipas kerkesave ligjore me pronarin e pasurise apo sendit. 3. Njesi e siguruar do te konsiderohet te jene ndertesat ose dhomat e ndertesave ose vendet e percaktuara si te tilla ne kontrate. Nuk do te mbulohen ne sigurim sendet vetiake qe u perkasin dhe perdoren nga punonjesit, pervec rasteve kur jane percaktuar shprehimisht ne Policen e Sigurimit. 4.Sigurimi i pajisjeve nuk do te perfshije: a. Specimenet, modelet ose kampionet, ose stampat per prodhimin e nje lloji te vecante produkti qe nuk nevojiten me per prodhimin vijues; b. mjetet motorrike, rimorkiot ose traktoret qe kerkojne regjistrim.5.Makinat e fatit, makinat automatike per thyerjen e terheqjen e parave, perfshire permbajtjet e tyre do te mbulohen ne sigurim vetem ne se per to eshte rene dakord shprehimisht ne kontrate. 6.Objektet e meposhtme do te sigurohen vetem ne kasaforta sipas llojit te pershkruar ne kontrate: a.  kartmanedha; b. dokumenta, si libreza kursimesh, libra llagarie, letra me vlere, etj. c. pulla poste; d. monedha e medalje; e.metale te cmuar te paperpunuar dhe objekte te prodhuara nga metale te cmuar, pervec objekteve qe sherbejne si zbukurime dhome; f.bizhuteri, perla e gure te cmuar; g.objekte per te cilat eshte rene dakord nemenyre te vecante. 7. Kartmonedhat do te mbulohen gjate oreve te punes deri ne nje shume te percaktuar shprehimisht ne kontrate, pavaresisht se ata nuk jane vendosur ne kasaforte, sipas llojit te parashikuar ne kontrate. Ne se shkak per shperthimin brenda enes eshte nje reaksion kimik, atehere do te demshperblehet cdo demtim i enes, edhe ne se paretet e saj nuk jane shkaterruar.

PERJASHTIME
 10. Nuk do te mbulohen demet e shkaktuara nga improvizime. 11. Nuk do te mbulohet fitimi i munguar dhe demet vijuese te cdo lloji dhe natyre te tilla si demet per shkak te vonesave, moskryerjes, humbjes se kontrates, gjobat etj. 14. Nuk do te mbulohen demet e meposhtme: a. demtimi nga zjarri i objekteve te siguruara shkaktuar nga venia e tyre ne zjarre utilitare (zjarre perdorimi ose sherbimi )b. djegiet siperfaqesore, pervec se kur shkaktohen nga njeri prej rreziqeve te mbuluara ne nenin 10; c. demi ne motoret me djegie te brendshme shkaktuar nga shperthimet e ndodhura brenda dhomes se djegies; d. demi i shkaktuar ne kontaktet e celesave elektrike si rrjedhoje e presioneve te gazrave qe lindin brenda tyre; e. demi ne cdo makineri dhe aparature elektrike, ose ne cdo pjese te instalimit elektrik shkaktuar nga rryma elektrike me ose pa ndodhjen e zjarrit (p.sh. si pasoje e mbirrymes, tejkalimit te kufinjve normale te tensionit, mbitensionit ose nentensionit, defekteve te izolimit si qarqe te shkurtera, kontakte trupore ose defekte tokezimi; kontaktit te pamjaftueshem, mosfunksionimit te instalimeve te matjes, kontrollit ose sigurise); f. demi ne cdo makineri dhe aparature elektrike, ose ne cdo pjese te instalimit elektrik si pasoje e rrufese, nese ky dem nuk eshte shkaktuar nga goditja direkte e rrufese; g. demi nga zjarri, i cili shkaktohet nga termeti; gj. demi shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rende e te Siguruarit; h. demi shkaktuar direkt ose indirekt nga veprimet (aktet) keqdashese. Me veprime (akte) keqdashese do te kuptohet humbja, shkaterrimi ose demtimi (shkaktuar nga zjarri, eksplozioni ose veprime te tjera) e Pasurise se Siguruar shkaktuar direkt ose indirekt nga demtimet keqdashese te cdo personi ose grup personash, pavaresisht nese nje akt i tille eshte bere ose jo si pasoje e prishjes se qetesise publike. i. demi i shkaktuar me dashje ose nga pakujdesia e rende e anetareve madhore te familjes se te Siguruarit 15. Ky sigurim nuk do te mbuloje demtimin e objekteve te siguruara ose shpenzimet e siguruara te lindura ose te shkaktuara drejtperdrejt ose indirekt si pasoje : a. shperthimit berthamor, rrezatimit berthamor dhe ndotjes radioaktive; b. luftes se cdo lloji, invazionin, luftime te tjera te armatosura pavaresisht ne se eshte deklaruar lufta ose jo, luften civile; c. turbullira civile, revolucione, levizje separatiste, kryengritje popullore, rebelime, revolta, puge, grushte shteti, eksode; d. konfiskime, rekuizime, shtetezime te detyruara te kryera me urdher te cfaredolloj qeverie apo autoriteti shteteror; e. trazirat, greva, sabotimi, terrorizmi. Terrorizem do te konsiderohet kryerja e veprimeve te dhunshme ndaj pasurise nepermjet vjedhjeve, demtimeve e shkaterrimeve masive qe kane si qellim turbullimin e rendit publik dhe ngjalljen e frikes e te pasigurise se publikut: t. shpalljen e ligjit te luftes, deklarimit dhe vendosjes se gjendjes se jashtezakonshme, anarkia ose mosfunksionimi i shtetit, qofte edhe ne pjese te caktuara te vendit. 16. Nese ne rastin e nje demi Siguruesi perdor te drejten e tij per te mos demshperblyer ne baze te perjashtimeve te nenit 15, i Siguruari do te jete pergjegjes per te provuar se demi qe ka ndodhur nuk ishte shkaktuar direkt ose indirekt ne lidhje me keto perjashtime.
SHPENZIME TE MBULUARA
, 17. Siguruesi do te demshperbleje shpenzimet perfshire edhe ato pa efekt, qe i Siguruari i ka quajtur te nevojshme te kryeje per te menjanuar ose minimizuar demin (neni 53 i Kushteve te Pergjithshme). Nuk do te demshperblehen shpenzimet per sherbimet e kryera nga njesite zjarrfikese ose persona te tjere te detyruar per te dhene ndihme ne interes te popullates si dhe kur Siguruesi provon se mjetet e perdorura dhe shpenzimet e bera nga i Siguruari jane perdorur ose jane bere pa kujdes. 18. Siguruesi do te rimbursoje shpenzimet qe kryhen ne vijim te demit si shpenzimet e pastrimit ne vendndodhjen e demit, perfshire prishjen e pjeseve te pavlefshme heqjen e mbeturinave dhe mbetjeve te tjera ne vendin me te afert te hedhurinave dhe shpenzimet e depozitimit ose shkaterrimit te tyre (shpenzimet e prishjes dhe heqjes se mbeturinave); brenda nje limiti te percaktuar ne Policen e Sigurimit, sipas nje preventivi, por jo me shume se 1% e shumes se siguruar, sidoqofte, nuk do te mbulohen shpenzimet e pastrimit nga ndotja e tokes ose e ujit.
VLERA DHE SHUMA E SIGURUAR
 19. Vlera e siguruar e ndertesave do te jete: a. vlera e zevendesimit; Vlera e zevendesimit do te jete vlera lokale e ndertimit duke perfshire shpenzimet e arkitektit dhe shpenzime te tjera te projektimit; b. vlera aktuale; Vlera aktuale do te jete e barabarte me vleren e zevendesimit te nderteses minus nje zbritje ne perputhje me gjendjen aktuale te saj, ne vecanti me shkallen e amortizimit; c. vlera e tregut; Vlera e tregut do te jete e barabarte me cmimin e mundshem te shitjes se nderteses ose vleren e materialit qe mund te perfitoje i Siguruari nga prishja e saj. 20.Vlera e siguruar e makinerive dhe pajisjeve do te jete: a. vlera e zevendesimit; Vlera e zevendesimit do te jete vlera per t'u paguar per blerjen ose prodhimin e objekteve te te njejtit tip dhe cilesi ne nje gjendje si te reja. cilado qofte shuma me e ulet;  c. vlera e tregut; Vlera e tregut do te jete e barabarte me cmimin e mundshem te shitjes se objektit ose vleren e materialit qe mund te perfitoje i Siguruari nga shitja e pjeseve te tij. 21. Shuma e siguruar. si rregull do te jete e barabarte me vleren e sigurimit. Baza mbi te cilen do te percaktohet shuma e siguruar do te vendoset ne Policen e Sigurimit. a. Per ndertesat; -Shuma e siguruar, si rregull do te jete e barabarte me vleren e zevendesimit te saj. -Ne qofte se vlera aktuale eshte me e vogel se 80% e vleres se zevendesimit, shuma e siguruar do te jete e barabarte me vleren aktuale. -Ne qofte se vlera e tregut eshte me e vogel se vlera aktuale, shuma e siguruar do te jete e barabarte me vleren e tregut.  b. Per makineri dhe paisje; -Shuma e siguruar, si rregull do te jete e barabarte me vleren e zevendesimit te tyre. c. Per mallra, lende te para etj. ; -Shuma e siguruar da te jete e barabarte me vleren maksimale te tyre, e cila perfaqeson vleren maksimale te mundshme te mallrave te depozituara, deklaruar me shkrim nga i Siguruari.
  POLICA E SIGURIMIT
24. Polica e sigurimit (deshmia e sigurimit) qe Siguruesi i leshon te Siguruarit, verteton lidhjen e kontrates se sigurimit.27. Siguruesi ka te drejte te verifikoje vertetesine e njoftimeve dhe dek'arimeve te te Siguruarit dhe te kryeje inspektime per saktesime te dhenash.
PERIUDHA E SIGURIMIT 29. Mbulimi ne sigurim fillon ne oren 24.00 te dites se percaktuar si dite e fillimit ne Policen e Sigurimit, me kusht qe te jete paguar me pare primi i sigurimit ose kesti i tij i pare. Mbulimi ne sigurim perfundon ne oren 24.00 te dites se percaktuar si dite mbarimi ne Policen e Sigurimit. 30. Pergjegjesia e Siguruesit do te filloje ne momentin kohor te percaktuar ne police, edhe nese pagesa e primit te sigurimit kryhet me pare.
PRIMI I SIGURIMIT 31. I Siguruari detyrohet ti paguaje Siguruesit primin e sigurimit sipas shumave dhe afateve te percaktuara ne kontrate. 35. Ne rastin e pageses se primit te sigurimit me keste; a. shuma e kestit te pare do te jete jo me e vogel se 50 per qind e shumes se pergjithshme; b. data e pageses se kestit te dyte do te caktohet jo me vone se pese muaj nga data e hyrjes ne fuqi te kontrates se sigurimit;  36. I Siguruari detyrohet t'i paguaje Siguruesit primin e sigurimit ne afatet e caktuara ne Policen e Sigurimit. Ne se primi ose kesti i pare i tij nuk paguhet ne afat, mbulimi ne sigurim pezullohet deri ne oren 24.00 te dites qe i Siguruari paguan shumen qe detyrohet. Kur i Siguruari nuk paguan primet ne vazhdim sipas afateve te caktuara, sigurimi pezullohet nga ora 24.00 e dites se pesembedhjete mbas mbarimit te afatit te pagimit dhe Siguruesi ka te drejte te kerkoje zgjidhjen e Polices se Sigurimit. Humbjet dhe demtimet e vertetuara brenda afatit te mesiperm demshperblehen vetem pasi te jetezbritur shuma e kesteve vijuese te primit te sigurimit. 37. Mospagimi ne kohe i kestit te dyte te primit te sigurimit sjell pasojat e meposhtme: a.  Siguruesi ka te drejte te zgjidhe kontraten e sigurimit; b. demshperblimin e reduktuar ne masen 50 per qind per humbjet dhe demtimet e vertetuara perpara perfundimit te afatit te mbulimit ne sigurim sipas kestit te pare te primit te sigurimit;    c. kthimin nga i Siguruari te demshperblimeve te paguara ne masen 50 per qind per cdo humbje apo demtim te vertetuar perpara perfundimit te afatit te mbulimit ne sigurim sipas kestit te pare te primit te sigurimit. 38. Kur pasuria e siguruar kalon ne pronesine e nje personi tjeter, kontrata e sigurimit quhet e zgjidhur. Ne kete rast primi i paguar i kthehet te siguruarit ne perpjestim me kohen qe mbetet deri ne mbarim te afatit te kontrates.
PJESA E ZBRITSHME
39. Ne rastet e ndodhjes se ngjarjes se sigurimit do te zbatohet pjese e zbritshme dhe/ose franshize. Per cdo rast demi Siguruesi do te zbrese nga demshperblimi i llogaritur pjesen e zbritshme te percaktuar ne Policen e Sigurimit ne shume absolute ose ne perqindje. Siguruesi nuk do te paguaje deme te vecanta qe jane nen shumeri e percaktuar si franshize ne Policen e Sigurimit. Masat e pjeses se zbritshme dhe franshizes do te percaktohen ne Policen e Sigurimit.
DETYRIME 40.
I Siguruari, ne kohen e lidhjes se kontrates se sigurimit, duhet te informoje me shkrim Siguruesin per te gjitha rrethanat e njohura prej tij dhe qe jane thelbesore per vleresimin e rrezikut. Rrethanat jane thelbesore ne se ato jane te nje natyre te tille qe mund te influencojne vendimin e Siguruesit per te perfunduar ose jo kontraten, apo per kushtet qe duhet te vendose. Nese i Siguruari me qellim nuk e permbush kete detyrim, Siguruesi ka te drejte te ndryshoje masen e primit te sigurimit, te shumes se sigurimit ose afatin e sigurimit si dhe zgjidhjen e kontrates se sigurimit. Siguruesi mund gjithashtu te zgjidhe kontraten e sigurimit nese i eshte dhene informacion i gabuar. Primi i sigurimit nuk i kthehet te Siguruarit. Ne rast demi, Siguruesi lirohet nga detyrimi per dhenie demshperblimi kur shkak i demit eshte nje rrethane qe nuk i ishte bere e njohur atij nga i Siguruari. Keto dispozita jane te vlefshme edhe per Perfituesin nese vertetohet nga Siguruesi se ai kishte dijeni per pasaktesine e deklarimeve ose harresave ne lidhje me rrezikun.41. Pas plotesimit te kerkeses per sigurim, i Siguruari nuk mund te kryeje ose lejoje ndryshime qe sjellin shtimin e rrezikut, pa miratimin me shkrim te Siguruesit. I Siguruari duhet te informoje menjehere me shkrim Siguruesin per cdo shtim te rrezikut per te cilen vihet ne dijeni, edhe ne se nje shtim i tille ndodh pa pelqimin e tij. Me shtim te rrezikut kuptohen rrethanat qe jane thelbesore ne se ato jane te nje natyre te tille qe mund te influencojne vendimin e Siguruesit per te perfunduar ose jo kontraten, apo per kushtet qe duhet te vendose. Ne rast te mosnjoftimit te Siguruesit, ky i fundit ka te drejte te lirohet nga detyrimi per dhenien e demshperblimit. 42. Ne se i Siguruari ndermerr ose ndryshon nje veprimtari te cfaredo lloji apo madhesie, ai duhet te njoftoje menjehere me shkrim Siguruesin. Ne se ndermarrja apo ndryshimi i veprimtarise perfshin shtim te rrezikut zbatohen parashikimet e nenit 41. Nga dita qe eshte ndermarre ose ndryshuar veprimtaria, Siguruesi do te kete te drejten per nje tarife primi me te larte. Kjo nuk do te zbatohet ne se Siguruesi eshte liruar nga plotesimi i detyrimit te tij ne rast demi per shkak te shtimit te rrezikut. 43. I Siguruari duhet: te plotesoje te gjitha kerkesat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes nga zjarri pershkruar ne rregullore, dispozita ose ne kontrate; 44. Ne se i Siguruari nuk arrin te plotesoje kushtet e percaktuara me siper, Siguruesi, brenda nje muaji nga dita qe ka marre dijeni, mund te zgjidhe kontraten e sigurimit duke e njoftuar te Siguruarin me shkrim. Siguruesi do te lirohet nga detyrimi per dhenien e demshperblimit nese shkaku i demit ose humbjes eshte mosplotesimi nga i Siguruari i detyrimeve me qellim ose nga neglizhenca e rende.
INTERESI I SIGURUAR 45. Nese interesi i siguruar pushon se ekzistuari pas fillimit te sigurimit si rrjedhoje e nje akti lufte ose njeveprimi administrativ ne rast lufte ose nese pushimi i interesit eshte pasoje e paevitueshme e luftes, Siguruesi ka te drejte te mbaje pjesen e primit qe i perket periudhes se mbulimit te rrezikut. 46. Ne se interesi i siguruar pushon se ekzistuari per shkak te ndodhjes se ngjarjes se sigurimit, Siguruesi ka te drejten e primit per te gjithe periudhen e sigurimit.
SIGURIME TE TJERA 47.Nese, i Siguruari, me dashje ose per shkak te pakujdesise, nuk ploteson detyrimet e paragrafit te mesiperm, atehere Siguruesi ka te drejten e zgjidhjes se kontrates se sigurimit dhe te mospagimit te demshperblimit. 48. Nese eshte percaktuar pjese e zbritshme dhe ekziston sigurim tjeter, atehere masa e demshperblimit qe perfiton i Siguruari nga te gjitha kontratat nuk mund te jete me e larte se sa masa e humbjes minuspjesen e zbritshme.

  • NGJARJA E SIGURIMIT

53.Ne rastin e ndodhjes se ngjarjes se sigurimit, i Siguruari duhet: a. te njoftoje me shkrim Siguruesin menjehere duke specifikuar rrethanat e ngjarjes, si dhe te njoftoje organet e rendit e njesite zjarrfikese. Nje njoftim i tille do te quhet i dhene Siguruesit menjehere ne se eshte derguar brenda 24 oreve nga ndodhja e ngjarjes c. te shmange ose minimizoje humbjet ose demtimet me sa eshte e mundur dhe gjate ketyre veprimeve te ndjeke udhezimet e Siguruesit; i Siguruari eshte i detyruar te kerkoje dhenien e ketyre udhezimeve ne se lejojne kushtet; d. te bllokoje librat e llogarise dhe deshmi te tjera tepasurise se tij; e. te lejoje Siguruesin, me kerkesen e tij dhe per sa eshte e arsyeshme, te hetoje lidhur me shkakun dhe shumen e humbjes si dhe masen e demshperblimit, duke i dhene cdo informacion qe ndihmon hetimin; f. ne se eshte e mundur, te mos ndryshoje asgje ne vendngjarje pa miratimin e Siguruesit; g. t'i dorezoje Siguruesit brenda 10 diteve nga ndodhja e ngjarjes nje liste te firmosur te te gjitha objekteve te humbura, demtuara apo shkaterruara, sipas formularit te dhene nga Siguruesi, si dhe vleren per te cilen kerkon te demshperblehet. 54. Nese i Siguruari, me qellim apo per neglizhence, nuk zbaton teresisht apo pjeserisht detyrimet e mesiperme, Siguruesi clirohet nga permbushja e detyrimeve te tij. Nese organi i rendit nuk eshte njoftuar per objektet e humbura apo demtuara ne kohe, Siguruesi ka te drejte te clirohet nga detyrimi i tij vetem per keto objekte.

  • DEMSHPERBLIMI

55. Nese i Siguruari perpiqet te paraqese ne menyre te shtrember ose mashtruese faktet para Siguruesit, fakte te cilat kane rendesi per mundesine ose masen e demshperblimit, Siguruesi do te clirohet nga detyrimet e tij. 57. Detyrimi i Siguruesit per demshperblim kufizohet deri ne masen e shumes se siguruar . Demshperblimi nuk do te jete me i larte se masa e humbjes, edhe ne se ne momentin e ndodhjes se ngjarjes se sigurimit shuma e siguruar eshte me e larte se vlera e sigurimit.58.Do te demshperblehet si me poshte: . a. Ndertesat; -ne rastin e objekteve te shkaterruara ose te humbura si pasoje e nje ngjarje sigurimi, Siguruesi do te demshperbleje vleren e siguruar sipas neneve 19 dhe 21, -ne rastin e objekteve te demtuara si pasoje e nje ngjarje sigurimi, Siguruesi do te demshperbleje shpenzimet e riparimit qe behen te nevojshme nga demtimi, por jo me shume se vlera e siguruar sipas neneve 19 dhe 21. Kur sigurimi eshte bere ne baze te vleres aktuale do te behet nje zbritje ne perputhje me shkallen e amortizimit; b.Makineri dhe paisje; -ne rastin e objekteve te shkaterruara ose te humbura, Siguruesi do te demshperbleje vleren aktuale te objektit menjehere para ndodhjes se ngjarjes se sigurimit sipas neneve 20 dhe 21 dhe e percaktuar ne Policen e Sigurimit. Shpenzimet per transportin, koston e montimit, taksat doganore do te demshperblehen ne qofte se ne momentin e marrjes ne sigurim keto shpenzime jane perfshire vecanerisht ne shumen e siguruar; -ne rastin e objekteve te demtuara Siguruesi do te demshperbleje shpenzimet e nevojshme qe duhet te behen per restaurimin e makines se demtuar e cila duhet te kthehet ne gjendjen e meparshme sipas neneve 20 dhe 21 dhe e percaktuar ne Policen e Sigurimit, por jo me shume se vlera aktuale, menjehere para ndodhjes se ngjarjes se sigurimit; c. mallrat; -ne rastin e objekteve te shkaterruara, te humbura ose te demtuara, Siguruesi do te demshperbleje vleren e tyre perkatese, por jo me shume se shuma e siguruar sipas neneve 20 dhe 21 dhe e percaktuar ne Policen e Sigurimit. d. nga demshperblimi do te zbritet vlera e pjeseve te mbetura ose te shpetuara; e. nuk do te merren parasysh shpenzimet per punimet restauruese te vendosura nga autoritetet shteterore dhe shpenzimet shtese qe jane rrjedhoje e progresit teknologjik. 59. Demshperblimi maksimal qe do te paguaje Siguruesi per cdo dem nuk do te kaloje shumen e siguruar te rene dakord per sejcilin objekt. 60. Siguruesi mund te shtyje kohen e pageses: a. per aq kohe sa ekzistojne dyshime mbi te drejten e te Siguruarit per te marre pagesen; b. ne qofte se jane filluar hetime penale ne lidhje me ngjarjen e sigurimit kunder te Siguruarit; c. per aq kohe sa i Siguruari nuk paraqet dhe ploteson dokumentat e kerkuara nga Siguruesi. 61.Pas likuidimit te demshperblimit, objektet mbeten te siguruara deri ne mbarim te afatit te kontrates se sigurimit per diference midis shumes se sigururar te paguar, duke bere per kete shenime te vecanta ne policen e sigurimit. Me kerkesen e te Siguruarit, shuma e siguruar mund te rritet per te arritur shumen origjinale duke paguar prim shtese dhe duke bere shenimet perkatese ne policen e sigurimit.62. Siguruesi brenda 30 diteve nga data e marrjes se dokumentave te demit nga i Siguruari, detyrohet qe,a. te beje pagesen ne rast te demshperblimitb. te shpjegoje aresyet e refuzimit, ne rast te furnizimit.Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin per demin duke paguar me para, duke riparuar osezevendesuar sipas zgjedhjes se Siguruesit.63. Mosmarrveshjet ne qofte se nuk zgjidhen me mirekuptim, do te zgjidhen nga gjykata e vendit ku eshte lidhur Polica e Sigurimit.

 
Website Krijuar & Te drejta autori © 2007-2008 Eurosig sha, Tė gjitha tė drejtat e rezervuara