• Albanian
  • English
Login
Euro-Alba, EA
Piazza

Exchange

Exchange
Home arrow Products arrow Guaranty-Offers arrow Gua-Off conditions arrow Offers conditions
Print E-mail

                         
KUSHTET E PERGJITHSHME  TE KONTRATES SE SIGURIMIT
TE GARANCIVE TE OFERTAVE
(BID BOND CONTRACT CONDITIONS)

 Te drejtat dhe detyrimet e Paleve

  1.    Kontrata e Garancise leshohet nga Garantuesi per llogari te Kontraktuesit.Kontraktuesi do te garantohet per shumen

      e sigurimit te percaktuar ne policen pararendese te Sigurimit.
2.   Nepermjet kesaj kontrate, Garantuesi i  detyrohet  Perfituesit  deri  ne  shumen e percaktuar me siper, ne qofte se          Kontraktuesi pjesmarres ne tender:
a)  terheq oferten pa mbaruar afati i vlefshmerise se ofertes.
b)  heq dore nga lidhja e kontrates, nese shpallet fitues.
c)  nuk paraqet garancine e kontrates.
d)  ofertuesi ka dorezuar nje oferte te papergjegjshme
3.  Garantuesi do te paguaje per cdo kerkese me shkrim qe buron  nga kjo kontrate(sipas nenit 2 te kesaj kontrate) te bere nga Perfituesi(Enti Prokurues)deri ne shumen e percaktuar ne policen e sigurimit,qe eshte limiti maksimal i pergjegjesise se Garantuesit.
4.   Mbeshtetur ne kete Kontrate Garancie,Garantuesi merr persiper:
a)  te paguaje cdo dem kur eshte vertetuar qe ka ndodhur per faj te Kontraktuesit,ose
b) te perfundoje kontraten e sipermarrjes  ose ndonje detyrim kontraktual i cili eshte i garantuar nga Kontrata e  Garancise
c) per  cdo  detyrim  qe Garantuesi i shlyen  Perfituesit  sipas kushteve te kesaj Kontrate, Garantuesit i lind e drejta  qe t’i  drejtohet  Kontraktuesit,  me te gjitha mjetet ligjore, per  te  bere rimbursimin e shpenzimeve te kryera ne funksion  te plotesimit  te  detyrimeve  ndaj Perfituesit (cedimi i te drejtave nga Perfituesi tek Garantuesi).
5.  Periudha e mbulimit me kete Kontrate Garancie do te jete:
Per garantimin e Ofertes se Tenderit
a)  Data e fillimit ,jo me vone se dita perpara dates se zhvillimit te tenderit.Data e mbarimit eshte dita kur
zhvillohet tenderi.
b)  Ne rast se data e zhvillimit te tenderit  shtyhet nga perfituesi ,kjo Kontrate Garancie  do te mbetet ne fuqi kundrejt
paraqitjes se nje deklarate me shkrim nga ana e Kontraktuesit.
    Per garantimin e lidhjes  se Kontrates se Zbatimit
Data e fillimit eshte data kur firma eshte shpallur fituese.data e mbarimit ,deri nje muaj mbas dates se zhvillimit te                  
tenderit.

  1. Per zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe mund te lindin midis Kontraktuesit dhe Perfituesit,palet mund te :
    1. Percaktojne nje pale te trete ( inxhinier,arkitekt,ekspert kontabel etj.) e cila do te leshoje nje Deklarate       Noteriale,nepermjet se ciles vertetohet pergjegjesia per shkeljen e detyrimeve kontraktore.Nje kopje e kesaj deklarate do t’i jepet Garantuesit.
    2. Nese mosmarreveshjet nuk zgjidhen me ndermjetesimin e pales se trete si piken a,atehere palet i drejtohen Gjykates se vendit ku ndodhen zyrat e Garantuesit per te percaktuar fajin.

7.   Kontrata e Garancise mund te anullohet,duke ja kthyer ate Garantuesit se bashku me certifikaten shoqeruese.Kur        
anullimi behet jo per faj te Garantuesit.Kontraktuesit i mbahen shpenzimet e marrjes ne sigurim(20% e primit).
8.   Kushtet Nderkombetare te Kontratave te Garancise,dhe Kodi Civil do te aplikohen per rastet qe nuk parashikohen
me dispozitat  e kesaj Kontrate Garancie.

 
Website Krijuar & Te drejta autori © 2007-2008 Eurosig sha, Tė gjitha tė drejtat e rezervuara