KUSHTET E PERGJITHSHME TE SIGURIMIT TE KULTURAVE BUJQESORE NGA BRESHERI
Dispozita te Pergjithshme1.Kushtet e Pergjithshme te Sigurimit nga Bresheri ketu e me poshte do te quhen shkurtimisht “Kushtet e Sigurimit”.Shoqeria e Sigurimeve “Dukagjini AL” ketu e me poshte do te quhet “Siguruesi”.Personi fizik ose juridik, interesi pasuror I te cilit do te mbulohet ne sigurimin nga bresheri do te quhet “ I Siguruari”. Objekti i Sigurimit2.Siguruesi ofron mbulimin ne sigurim per te gjitha llojet e kulturave bujqesore. Siperfaqja e siguruar per sejcilen kulture duhet te jete jo me e vogel se 1 dynym (1000 m2).3.Sigurimi mbulon humbjet dhe demtimet sasiore te prodhimit kryesor. Rreziqet e Sigurimit4.Rreziku I sigurimit eshte ngjarja e papritur dhe e paparashikuar. Siguruesi mbulon rrezikun e sigurimit: -Bresheri Me bresher kuptohen reshjet qe formohen nga pikat e shiut si akull ne ajer qe bien ne forme kokrrash I cili kulturave bujqesore u shkakton demtime te ndryshme si: goditje e plote ose pjesore e kallirit, copetimi ose thyerja e kashtes, çarja ne mes e bimes, keputje e plote ose e pjeseshme e gjethes, çpuarja e gjetheve, keputja dhe copetimi I filizave, goditja e luleve dhe e frutave, plagosja e frutave, trupit te bimes dhe demtime te tjera Rreziqe Shtese te Sigurimit5.Siguruesi mbulon dhe rreziqet shtese te Sigurimit si vijon: -StuhiaMe stuhi kuptohet era e vrullshme dhe e shpejte mbi 60 km/ore qe mund te shoqerohet me reshje .Stuhia I shkakton bimeve demtime mekanike ne formen e thyerjes se kallinjve, fleteve , por shpesh ne vende te larta shkakton fryerjen e pjeses se siperme te siperfaqes dhe zbulimin e sistemit te rrenjeve, kurse ne vendet e ulta mbushjen e bimeve me pjese te vogla te siperfaqes. -ShterngataMe shterngate kuptohet shiu I rrembyer shoqeruar me ere te fuqishme qe shtrin perdhe te mbjellat e rritura, rrezon frutet, thyen deget e pemeve ose I rrezon pemet perdhe, mbulon te mbjellat me rere dhe me toke, shkul nga rrenjet bimet e njoma dhe te paforcuara. -PermbytjaMe permbytje kuptohet mbulimi teresisht I tokes nga ujrat si rezultat I vershimit te lumenjve ose perrenjve.Çdo permbytje e ardhur per shkaqe te tjera perben nje rrezik per te cilin Siguruesi nuk mban pergjegjesi. Mbulimi ne Sigurim6.Ky sigurim mbulon prodhimin bujqesor te siguruar vetem per nje cikel prodhimi te kulturave te para. Mbulimi fillon pas lidhjes se kontrates se sigurimit por jo me pare se:a-nga momenti I mbjelljes, per kulturat qe mbillen me fidane;b-nga momenti I çeljes se luleve, per agrumet, ullinjte dhe peme te tjera frutore;c-nga momenti I çeljes se sytheve, per vreshtat;ç-nga momenti I daljes ne siperfaqe per kulturat e tjera. Rimbjellja7.Kur kultura bujqesore e siguruar eshte demtuar ne nje mase te tille qe siperfaqja e saj duhet te rimbillet me ate apo me nje kulture tjeter te se njejtes stine qe ka qene mbjellerkultura e demtuar , demshperblimi behet ne % mbi shumen e siguruar ne masen qe vijona-Per pambukun, lule diellin dhe panxharin e sheqerit 20 %b-Per duhanin 30 %c-Perkulturat e tjera 40 %Kulturat e mbjella pas demtimit mund te sigurohen duke lidhur kontrate te re sigurimi.Kur ne baze te deshmise se organeve kompetente qarkut vertetohet se per shkakt te kohes jo te favorshme rimbjellja nuk mund te behet brenda stines, shperblimi paguhet teresisht ne baze te shumes se sigurimit per siperfaqen e demtuar. Pushimi I Mbulimit ne Sigurim8.Sigurimi pushon ne momentin: a-kur mbi bazen e kushteve dhe rregullave agroteknike te leshuara nga organet kompetente duhet te kishte filluar vjelja ose korrja e prodhimit bujqesor te siguruar.b-kur ky prodhim eshte korrur ose vjelur.c-kur siperfaqja e siguruar kalon ne pronesi te nje personi tjeter. Ne kete rast kontrata zgjidhet dhe kthehet pjesa e primit per periudhen e mbetur te sigurimit. Perjashtimet9.Perjashtohen nga mbulimi ne sigurim raste kur : a.demet shkaktohen per faj ose pakujdesi te rende te te siguruarit , perfaqesuesit te tij ose nje personi te familjes se tij.b.i siguruari nuk ka zbatuar masat agroteknike. c.demet shkaktohen nga lufta , invazioni , veprime te armikut te jashtem , veprimet luftarake (pavaresisht nese eshte shpallur lufta ose jo ) , lufta civile, rebelimi, kryengritja, trazirat, grevat.d.demet shkaktohen nga urdherat e autoriteteve shtetrore.e.demi shkaktohet nga shperthimi ose rrezatimi berthamor. Shuma e Siguruar10.Shuma e Siguruar percaktohet sipas marreveshjes midis Siguruesit dhe te Siguruarit dhe percaktohet ne baze te siperfaqes se siguruar, rendimentit per njesi si dhe çmimit te trtegut per n jesi te prodhimit. Tarifa11.Tarifat e primit te sigurimit jane fikse dhe te percaktuara per çdo kulture bujqesore ne Aneksin 1 bashkengjitur kushteve te sigurimit.Tarifat e primit te sigurimit per çdo rrezik shtese percaktohen ne Aneksin 1 dhe I shtohen tarifes se siperpermendur. Primi I Sigurimit12.Primi I sigurimit eshte product I shumes se siguruar me tarifen e primit.Primi I sigurimit paguhet teresisht njeheresh ose me dy keste te barabarta. Primi ose kesti ipare I primit paguhet ne kohen e dorezimit te polices se sigurimit. Kur primi paguhet me keste, kesti I dyte paguhet jo me vone se 60 dite nga dita e pageses se kestit te pare.Kur kesti I dyte nuk paguhet brenda 15 diteve pas kalimit te afatit te mesiperm atehere:a.Siguruesi mund te zgjidhe kontraten e sigurimitb.humbjet dhe demtimet e vertetuara pas kalimit te 15 diteve nuk demshperblehen.Kur demi ndodh para se te paguhet (brenda afatit) kesti I dyte I primit shuma e demshperblimit jepet e plote , por zbritet kesti I dyte I primit I papaguar. Franshiza13.Sigurimi nga bresheri nuk mbulon humbjet dhe demtimet qe jane me te vogla se :a) 2 % te shumes se siguruar per grurin , thekren, elbin, jonxhen;b) 3 % te shumes se siguruar per orizin , misrin, sojen,lulediellin, pataten, panxharin;c) 8 % te shumes se siguruar per kulturat e tjera bujqesore.Perqindjet e sipertreguara caktohen sipas rastit ne policen e sigurimit. Pjesa e Zbriteshme14.Pjesa prej 20 % e humbjes ose demtimit qe eshte e papagueshme dhe qe tregohet ne policen e Sigurimit perben pjesen e zbriteshme kundrejt vleftes se demshperblimit per t’u paguar per çdo rast sigurimi te vertetuar. Kontrata e Sigurimit15.Kontrata e sigurimit lidhet ne çdo kohe te vitit per nje periudhe prej nje viti me kusht qe te sigurohen te gjitha siperfaqet e parashikuara ose te mbjella efektivisht me te njejten kulture.Kulturat e demtuara si dhe ato qe ndodhen ne siperfaqe apo parcela ku kercenohen nga ndonje rrezik I gatshem nuk sigurohen. Perjashtohen nga sigurimi edhe kulturat bujqesore ne ato siperfaqe ku te njejtat fenomene shkaterrimtare te natyres veprojne shpesh ose ne menyre te perseritur.Kontrata e sigurimit te kulturave bujqesore mund te lidhet edhe me bleresit e prodhimit te tyre ose me kreditoret, por me kusht qe kesti I pare I primit te sigurimit te paguhet ne kohen e lidhjes se kontrates se sigurimit, ndersa kesti I dyte I primit te paguhet Brenda 10 diteve pas korrjes ose vjeljes se prodhimit.Kur kesti I dyte I primit paguhet para vjeljes ose korrjes se prodhimit bleresit I ulet pagesa e primit ne masen 10 % mbi shumen e kestit te dyte te primit.Kontrata e sigurimit hyn ne fuqi ne oren 24 te dites se perfundimit te kontrates dhe mbaron ne oren 24 te dites se fundit te kohezgjatjes se kontrates.Kontrata e sigurimit konsiderohet e lidhur kur deshmia (polica) e sigurimit I dorezohet te siguruarit kundrejt arketimit te primit teresisht apo kestit te pare te primit. Polica e Sigurimit16.Polica e sigurimit leshohet mbi bazen e kerkeses me shkrim te te Siguruarit.Siguruesi leshon policen dhe percakton primine sigurimit ne baze te njoftimeve dhe deklarimeve te bera nga I Siguruari.Siguruesi ka te drejte te beje verifikimin e vertetesise se njoftimeve dhe deklarimeve te te Siguruarit.I Siguruari mban pergjegjesi te plote per saktesine dhe vertetesine e njoftimeve dhe deklarimeve te bera prej tij.17.Siguruesi ose i Siguruari mund te heqin dore nga polica e sigurimit deri ne momentin e fillimit te mbulimit ne sigurim sipas nenit 6 te mesiperm duke bere njoftim me shkrim. Polica do te quhet e zgjidhur ne momentin e marrjes se njoftimit me shkrim per heqjen dore nga polica. I siguruari ka te drejtene kerkimit te primit ose kestit te pare te primit te paguar , ndersa Siguruesi ka te drejtene e kerkimit te shpenzimeve te bera per lidhjen e polices se sigurimit.18.Polica e sigurimit mbetet ne fuqi per nje afat 15 ditor edhe pas dites se fillimit te detyrimit per pagimin e e kestit te dyte te primit te siguriit. Deklarime te Pasakta19.Kur ka deklarata te pasakta nga I Siguruari, Siguruesi ka te drejte te korigjoje primin e sigurimit. Nese I siguruari duhet te paguaje shtese primi dhe refuzon ta paguaje ate, atehere do t’i zvogelohet shuma e siguruar ne perpjestim me primin e papaguar.20. Ne rast se vertetohen rrethana qe po t’i kishte njohur siguruesi nuk do te lidhte kontraten, atehere siguruesi zgjidh kontraten dhe nuk kthen pjesen e primit deri ne kohen qe kerkohet prishja e kontrates. Njoftimi I Ngjarjes se Sigurimit21. I siguruari eshte I detyruar te njoftoje me shkrim siguruesin per çdo ngjarje sigurimi qe shkakton humbje apo demtime ne prodhimin bujqesor te siguruar , Brenda 5 diteve duke perfshire edhe diten e ndodhjes se ngjarjes se sigurimit.Ne qofte se I Siguruari nuk e ben kete njoftim, Siguruesi ka te drejte te mos paguaje demshperblimin.I siguruari eshte i detyruar te njoftoje me shkrim siguruesin jo me pak se 10 perpara se te filloje korrjen ose vjeljen e prodhimit bujqesor. Ne rastet kur prodhimet bujqesore rrezikohen per t’u demtuar me tej i siguruari eshte i detyruar te ruaje kampionet e prodhimit per çdo parcele per te verifikuar, eksperimentuar humbjen ose demtimin.I siguruari ne rast te ndodhjes se ndonje demi, duhet te marre te gjtha masat per ta minimizuar demin. Ekspertimi22.Siguruesi Brenda 10 diteve nga njoftimi I te siguruarit , eshte I detyruar te filloje ekspertimin e prodhimit bujqesor te demtuar ose humbur. Siguruesi ka te drejte te kryeje verifikime mbi prodhimin bujqesor te demtuar.Siguruesi brenda 24 oreve pas perfundimit te ekspertizes duhet t’i beje te njohur te siguruarit rezultatet e akt-ekspertimit perfundimtar. I Siguruari ka te drejte te jete i pranishem gjate kryerjes se veprimeve te ekspeertimit nga siguruesi. Riekspertimi23.Ne rastet kur I Siguruari nuk pranon pjeserisht ose plotesisht akt-ekspertimin e Siguruesit , e njofton ate me shkrim brenda tre diteve nga marrja e ketij akti. Kur ka mosmarreveshje midis tyre te dy palet caktojne nje ekspert tjeter ose grup ekspertesh te perbere nga perfaqesues te tyre ose te trete.Eksperti ose grupi I eksperteve te lartpermendur nuk kane te drejte te riekspertojne ose te vazhdojneriekspertimin e filluar kur ne te njejten siperfaqe te demtuar vertetohet nje humbje ose demtim tjeter I prodhimit bujqesor te siguruar. Ne keto kushte procedura e ekspertimit do te rifillonte sipas nenit te mesiperm. Kerkesa per Demshperblim24.Siguruesi paguan demshperblimin mbi bazen e akt-ekspertimit perfundimtar dhe vetem ne qofte se I paraqitet kerkesa me shkrim per demshperblim nga I siguruari.Siguruesi paguan ose refuzon me shkrim pagesen e demshperblimit brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses per demshperblim.Siguruesi ka te drejte te kerkoje kthimin e shumes se paguar nga personat qe jane pergjegjes per shkaktimin e demit.Gjithashtu nga shuma e demshperblimit te kulturave bujqesore zbriten demshperbli per demet qe jane shkaktuar nga rreziqe per te cilat kultura nuk ka qene e siguruar, demtimet e shkaktuara nga moszbatimi I rregullave agroteknike ose per faj ose pakujdesi te rende te te Siguruarit, perfaqesuesit ose nje personi te familjess etij si dhe humbjet nga rendimenti. Demshperblimi25.Siguruesi pergjigjet per demtimet ose humbjet qe vertetohen gjate periudhes se mbulimit ne sigurim por shuma e pergjithshme e demshperblimeve nuk mund te jete me e madhe se shuma e siguruar e treguar ne policen e sigurimit. 26.Kur humbja ose demtimi i prodhimit bujqesor te siguruar eshte i pjeseshem , demshperblimi jepet ne baze te shumes se siguruar dhe perqindjes se demit te shkaktuar nga rreziqet per te cilet eshte lidhur kontrata e sigurimit. Dispozita te Tjera27. Mosmarreveshjet qe nuk zgjidhen ne mirekuptim midis siguruesit dhe te siguruarit, do te zgjidhen nepermjet Gjykates qe i perket vendit ku eshte lidhur kontrata. 28. Perveç sa parashikohet ne keto kushte sigurimi do te zbatohen dispozitat dhe aktet ligjore e Republikes se Shqiperise per sigurimet si dhe dispozitat e Kodit Civil. 26.Kur humbja ose demtimi i prodhimit bujqesor te siguruar eshte i pjeseshem , demshperblimi jepet ne baze te shumes se siguruar dhe perqindjes se demit te shkaktuar nga rreziqet per te cilet eshte lidhur kontrata e sigurimit. Dispozita te Tjera 27. Mosmarreveshjet qe nuk zgjidhen ne mirekuptim midis siguruesit dhe te siguruarit, do te zgjidhen nepermjet Gjykates qe i perket vendit ku eshte lidhur kontrata. 28. Perveç sa parashikohet ne keto kushte sigurimi do te zbatohen dispozitat dhe aktet ligjore e Republikes se Shqiperise per sigurimet si dhe dispozitat e Kodit Civil.
|