English
Albanian

Kemi shume vite ne tregun e sigurimeve dhe nga dita e pare jemi shtuar ne staf e ne klient ēdo dite e me shume.Te ndjehesh si familje brenda stafit eshte normale dhe ne si shume kompani te tjera per fat e kemi kete fryme pozitive. Ajo qe na ben te ndryshem nga te tjeret ne keto vite eshte te qenit si familje jo vetem me stafin tone por edhe me klientet tane.Ne jemi ai njeriu i familjes qe ne diten kur duhemi e ndajme te miren DHEe largojme te keqen . Shperndarja e klienteve tane ne Prishtine,Elbasan,Suareke,Kavaje,Kumanove,Gjakove,Korēe apo Tirane e ben te madhe shume te madhe kete familjen tone. Disa nga djemte e kesaj familje te madhe; Berishen nga Prishtina,Sadiku nga Elbasani,Bashen nga Suhareka,Lilen e Cikalleshin nga Kavaja,Canen nga Gjakova,Kacen nga Korēa ,Ajetin nga Kumanova,Agollin nga Tirana por edhe shume djem te nje zoteri me shume pervoje e suksese me pare erdhi nga italia per ti hapur dyert e Europes ketyre djemve dhe ndjere bere krenar familjet e tyre. De biasi eshte njeriu qe berI realitet endrren tone te jemi pjese e euros, ai na e beri te sigurte evropianin qe dukej thjeshte nje enderr. Ne jemi EUROSIG familja e madhe e te gjithe shqipetareve qe krenohen me djemt e saj dhe ndjehemi te privilegjuar qe siguria ne udhen e suksesit Giani de Biasi eshte imazhi yne. Ne javet e shkuara kur kudo qe ka shqipetare festohej suksesi historik i djemve te De biasit kesaj familjes se madhe EUROSIG ju bashkua edhe ajo qe hapi udhen e sigurimeve ne shqiptari,kompania INSIG. EUROSIG dhe INSIG jemi Nje, njesoj si tek skuadra jone kuq e zi. Te bashkuar tanime jemi zyrtarisht familja me e madhe e sigurimeve ne shqiptari.Ashtu si skuadra e sukesit historik qe ka djem nga ēdo treve e shqiptarise tanime edhe ne kemi kudo qe jetojne shqipetare pjestare te familjes tone.Ne Prishtine ne Tetove, Korce ,Shkoder, Gostivar, Suareke ... Nje borxh e kemi me njerezit tane qe jetojne me Malin e Zi dhe kete shpejt ne te familjes EUROSIG shume shpejt do ta lajme duke i bere edhe ata pjese .Zoti GianNi edhe Juve Ju mungon nje djale nga Ulqini ,Tuzi ose Podgorica dhe jam i sigurte qe do ta gjeni. E falenderoj ne emer te gjithe kesaj familjes me te madhe te shqiptarise qe do jete ai imazhi yne. Kudo qe ka shqipetare gezohen me sukseset Tuaja kudo qe ka shqipetare jane pjese e familjes tone te madhe EUROSIG Ndjehemi me te sigurte tani me ju z.De Biassi....ne kete familjen tone. Eurosig sh.a. themeluar si Kompani Sigurimesh në aktivitetin e Jo - Jetës që nga shtatori i vitit 2004 dhe duke filluar nga marsi i vitit 2006 del në treg me emrin Eurosig sh.a., tërësisht me kapitale dhe aksionerë vendas.
Veprimtaria e kompanisë rregullohet në bazë e në zbatim të ligjit "Për Veprimtarinë e Sigurimeve, Risigurimit dhe Ndërmjetësimit në Sigurime dhe Risigurime" të ndryshuar dhe akteve të tjera normative të dala në zbatim të tij, si dhe mbikëqyret nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar (AMF). Gjithashtu udhëhiqet nga Statusi i Shoqërisë dhe Rregullorja për funksionimin e Shoqërisë.
Eurosig sh.a., si kompani e konsoliduar në tregun e sigurimeve, është e shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, me 22 degë dhe mbi 230 agjenci përfaqësimi. Zgjerimi i rrjetit të shitjes, pozicionimi në tregun e sigurimeve me një rritje të ndjeshme dhe relativisht të shpejtë, ka ardhur si rezultat i një pune të vazhdueshme dhe i një stafi të kualifikuar të saj.
Eurosig sh.a. për katër vitet e fundit është klasifikuar si kompania me rendimentin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve.
Eurosig ofron zgjidhje të përshtatshme të sigurimit që zhvillohen në një botë në ndryshim dhe për këtë qëllim ka në dispozicion personel të aftë e profesionist, dinamik dhe kompetentë të vërtëtë. Ata janë të vëmendshëm ndaj kërkesave tuaja, dinë se çfarë është produkti më favorit për Ju, ndaj dhe do t'Ju ofrojnë këshillat e mundësitë më të mira. Me Eurosig Ju mund të siguroni makinën, banesën, orenditë, mbrojtjen e shëndetit, të punës, pronës, aktivitetit, profesionit, kulturat bujqesore e blegtorale etj...
Sot, në sajë të një strategjie të integruar të ofertave dhe një modeli unik e inovativ, ju do të jeni në duar të sigurta që do të thotë: Besueshmëri, siguri janë gurët e themelit të filozofisë së Eurosig.
Nga dhoma e tregėtisė dhe industrisė sė Shqipėrisė gjate ceremonise zyrtare te dhenies se ēmimit me daten 13/Dhjetor 2015, doli ne pah se EUROSIG cilesohet si:
· Kompania me rritjen mė tė madhe nė industrinė e sigurimeve, pėr tė tretin vit radhazi · Kompania me ritmet mė tė larta tė pagesave tė dėmeve · Gjatė vitit 2015 shoqėria shtriu investimet e saj edhe nė Kosovė, duke zgjeruar aktivitetin e saj me Degė ne Republikėn mė tė re tė Europės,Kosovė · Edhe gjatė vitit 2015,Eurosig vazhdoi traditėn e motivimit tė punonjėsve tė saj nėpėrmjet guidave turistike nė Shqipėri dhe Europė, me qėllim jo vetėm argėtimin por edhe njohjen e vlerave historike & kulturore vendase dhe Europiane. · Per vitin 2016,Eurosig synon rritjen e aktivitetit tė kompanisė pėrmes trajnimeve dhe kualifikimeve tė vazhdueshme tė burimeve njerėzore.

Vizioni i kompanisë

Grup kombëtar, me standarte europiane, që prodhon rezultate të shkëlqyera, në përputhje me kërkesat e palëve të interesuara. Është një kompani serioze në mardhënie me klientët, mirëpret çdo kërkesë të bërë nga ana e tyre dhe ju qëndron pranë deri në zgjidhjen e plotë të problemeve. Në fokus të të gjithë punëve e aktiviteteve që kryen kompania, primare ka qenë dhe mbetet shërbimi ndaj klientëve, shërbim i cili kryhet nga një personel i kualifikuar dhe me vizion të qartë në punë. Ne para klientëve jemi gjithnjë në provë, të cilën e vërtetojmë dhe argumentojmë me punën tonë.

Misioni i kompanisë

Eurosig, gjithmonë me një profil të qartë, ofron shërbime sipas standarteve europiane, duke konsoliduar pozicionin e saj dhe duke garantuar emër e reputacion tek partnerët rajonalë, europianë e më gjërë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar identitetin tonë, duke ofruar gjithmonë shërbime sa më korrekte, për të krijuar një imazh sa më të konsoliduar në tregun e sigurimeve, mbi bazat e një biznesi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt kërkesave të klientit. Eurosig sh.a., në tregun e sigurimeve, me një staf të kualifikuar dhe me përvojë e eksperiencë të gjatë pune, do të vazhdojë të japë një garanci të plotë financiare ndaj çdo rreziku, i çfarëdo lloji qoftë.

Ne jemi gjithnjë të angazhuar që Eurosig të jetë sa më tërheqës në tregun e sigurimeve, nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe garantimit të një shërbimi të shpejtë, efikas dhe profesional ndaj klientëve, duke ofruar çmime konkuruese në rrjetin e saj të shpërndarë në të gjithë vendin. Shërbimi ynë do të tejkalojë kërkesat e klientëve. Kjo do të arrihet nëpërmjet planifikimit strategjik, duke synuar rritjen e qëndrueshme të Shoqërisë, struktura fleksibel, rritjen e imazhit në publik, duke qenë sa më pranë njerëzve në situatat e vështira, për rimbursimin maksimal të dëmeve që atyre mund t'Ju shkaktohen.
Duke vlerësuar kapacitetet profesionale të të punësuarve tanë si një avantazh për të ndërtuar rrugët konkuruese, duke u mbështetur në të ardhurat dhe burimet financiare që kjo shoqeri ka, në angazhimin maksimal të çdo individi , të shpirtit të inovacionit dhe përsosmërisë së tyre, nëpërmjet kryerjes së investimeve të reja synojmë modernizimin e gjithë veprimtarisë së shoqërisë dhe informatizimin e sistemit të saj sipas standarteve bashkëkohore, duke krijuar lehtësirat e domosdoshme të komunikimit me klientët tanë për t'Ju gjendur pranë në kohën dhe rrugën më të shpejtë të mundshme.

info@eurosig.al

+355 (0) 42 238 999 / 899

+355 (0) 66 20 70 659

+355 (0) 42 223 841

Design by: Tirana Capital