English
Albanian

Për Ju ndërtues dhe zbatues projektesh EUROSIG ofron lloje të ndryshme të sigurimeve inxhinierike, të cilat Ju ofrojnë mbrojtje të plotë nga të gjitha rreziqet që mund të dëmtojnë projektin tuaj.

1. Sigurime nga të gjitha rreziqet në ndërtim (CAR)

Mbulon punimet e ndërtimit që në fazën e projektimit dhe deri në përfundim të tyre. Ky sigurim mbulon si dëmet e pësuara nga I Siguruari, ashtu dhe dëmet që I Siguruari mund t'u shkaktojë të tretëve. Në këtë sigurim përfshihet edhe një periudhë garancie pas përfundimit të punimeve (përiudha e mirëmbajtjes). Siguruesi mban përgjegjësi për dëmet e pësuara gjatë periudhës së sigurimit. Ai do të paguajë për dëmtime materiale të objektit që është në ndërtim, si dhe dëme të shkaktuara palëve të treta, të tilla si:

1. Dëmtime trupore aksidentale ose dëme të palëve të treta (pavarësisht nëse janë fatale ose jo);
2. Humbje ose dëmtime aksidentale të pasurisë që u përket palëve të treta;
3. Të gjitha shpenzimet e padisë që kërkuesi i merr Të Siguruarit dhe
4. Të gjitha shpenzimet, për të cilat Siguruesi ka dhënë miratimin e tij me shkrim.

2. Sigurimi nga të gjitha rreziqet e montimit (EAR)

Siguron punimet e montimit të makinerive dhe pajisjeve që në fillimin e tyre deri në fazën e përfundimit të vënies së tyre në punë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta për dëme materiale e shëndetësore që mund t'u shkaktohen atyre. Ky sigurim ofron të njëjtin mbulim si CAR, por për fazën e montimit të makinerive e pajisjeve në objektet industriale. Përgjegjësia e Siguruesit fillon menjëherë me fillimin e punës montuese, ose pas shkarkimit të artikujve të listuara në formular, në sheshin e montimit, dhe do të vazhdojë deri në momentin e mbarimit të dorëzimit, ose deri në momentin e përfundimit të provës së punës, ose provës me ngarkesë të plotë

Ky sigurim mbulon:
1. Dëmet materiale që ndodhin në proçesin e montimit të makinerive, si dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që janë pasojë e çdo ngjarjeje sigurimi.
2. Përgjegjësinë ndaj palëve të treta.

EUROSIG do t'i paguaje Të Siguruarit jo më shumë se limitet e përcaktuara në formular; këto limite ai është ligjërisht i detyruar t'ua paguajë palëve të treta. Gjithashtu, në rast pretendimi për kompensim, EUROSIG do t'i paguajë Të Siguruarit të gjitha kostot e shpenzimeve të gjyqit që janë përballuar nga çdo pretendues i siguruar, si dhe të gjitha shpenzimet e tjera të kryera me miratimin me shkrim të EUROSIG, por brënda limitit të përgjegjësisë së përcaktuar në kontratë.

3. Sigurimi i makinerive (MI)

Siguron makineritë në njësitë industriale ndaj difekteve dhe dëmtimeve, që mund të pësojnë ato gjatë proçesit të punës, si dëme fizike të papritura e të paparashikuara nga shkaqe të tilla si: defektet në derdhje ose materiale, projektim i gabuar, gabimet në repart ose në montim, mjeshtëri profesionale e dobët, mungesë shkathtësie, pakujdesi, ndërprerje të ujit në sistemet ftohës ose në kazanet me avull, qark i shkurtër, stuhi, që bëjnë të domosdoshëm riparimin ose zëvendësimin e objektit të dëmtuar. Shuma e sigurimit duhet të jetë e barabartë me koston e zëvendësimit të makinerisë së siguruar me një makineri të re të të njëjtit lloj dhe kapacitet, që do të thotë koston e saj të zevendesimit, duke përfshirë transportin, tatimet e taksat, si dhe koston e montimit.

info@eurosig.al

+355 (0) 42 238 999 / 899

+355 (0) 66 20 70 659

+355 (0) 42 223 841

Design by: Tirana Capital