English
Albanian

1. Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL).

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'i shkaktohen palëve të treta si rezultat i përdorimit të automjeteve nga mbajtësit e mjeteve motorike. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek EUROSIG SH.A.

EUROSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treta por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, "Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit". Kategoria e mjeteve tashmë nuk përzgjidhet nga vetë agjenti por në momentin e vendosjen së targës së mjetit,

sistemi gjeneron vetë kategorinë e mjetit, të dhënat teknike të mjetit si dhe gjeneralitetet e pronësisë. Polica TPL përbëhet nga tre kopje: kopja e parë, e cila është kopja origjinale e Sigurimit, i jepet klientit; kopja e dytë i jepet klientit vetëm në rastet kur kërkohet, pasi kjo kopje shërben dhe si faturë tatimore e lejuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; ndërsa kopja e tretë administrohet nga kompania Eurosig sh.a.

Ky sigurim është i detyrueshëm dhe tarifat janë të përcaktuara nga Ministria e Financës

Kujdes! Kjo police hyn në fuqi në datën e lëshimit, në orën 24:00.

2. Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Karton Jeshil).

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Karton Jeshil) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'u shkaktohen palëve të treta si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa shqiptare jashtë territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshsm ata transferojnë rrezikun tek EUROSIG SH.A. EUROSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treta por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, "Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit". Kategoria e mjeteve përcaktohet në bazë të të dhënave të mjetit në lejen e qarkullimit.

Polica Karton Jeshil përbëhet nga dy kopje: kopja e parë, e cila i jepet klientit, është kopja origjinale e Sigurimit e ndarë në dy pjesë, ku pjesa e poshtme i jepet palës së dëmtuar në rast aksidenti; ndërsa kopja e dytë është kopja e cila administrohet nga kompania Eurosig sh.a. dhe mbi të duhet të firmosin klienti.

Kujdes! Kjo police hyn në fuqi menjëherë, që në momentin e lëshimit. Në momentin e lëshimit të polices Karton Jeshil, mjeti që do sigurohet duhet të jetë fizikisht pranë zyrave të kompanisë Eurosig sh.a dhe të verifikohet nga agjenti ynë. Në asnjë rast nuk duhet të lëshohet polica Karton Jeshil, kur mjeti ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.

3. Sigurimi i përgjëgjësisë ndaj palëve të treta (Kufitare).

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Kufitare) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'u shkaktohen palëve të treta si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike të cilët nuk disponojnë Karton Jeshil, që mbulon zonën e Shqipërisë nga vendi i origjinës së tyre. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek EUROSIG SH.A.

EUROSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treta por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, "Për Sigurimin e Detyrueshem në Sektorin e Transportit". Kategoria e mjeteve bëhet në bazë të të dhënave të mjetit në lejen e qarkullimit. Polica Kufitare përbëhet nga tre kopje: kopja e parë, e cila është kopja origjinale e Sigurimit, i jepet klientit; kopja e dytë i jepet klientit, në rastet kur kërkohet, pasi kjo kopje shërben dhe si faturë tatimore e lejuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; ndërsa kopja e tretë administrohet nga kompania Eurosig sh.a.

Kujdes! Kjo police hyn në fuqi menjëherë, që në momentin e lëshimit.

4. Sigurimi Kasko

Është sigurimi i vetë mjetit motorik, i cili mbulon dëmet që mund t'i shkaktohen automjetit nga rreziqe potenciale të tilla si: përplasja aksidentale me automjet ose objekt tjetër; përmbysja ose rënia e objekteve të tjera mbi të; djegia ose eksplozioni; vjedhja e pjesshme ose totale; thyerja e xhamave; katastrofa natyrore, të tilla si tërmeti, stuhia, rrëshqitja e tokës ose përmbytja, dëbora ose breshëri; dëmtimi i mjetit në parkim, pa identifikuar autorin; shërbim me karroatrec dhe automjet në dispozicion gjatë riparimit të mjetit të siguruar.

MBULIMET E OFRUARA DHE TARIFAT:

1) Dëmtime Aksidentale: 1,35%
2) Thyerja e Xhamave: 0,15%
3) Zjarr, Rrufe, Eksplozion: 0,15%
4) Katastrofa Natyrore: 0,15%
5) Vjedhja e Plotë: 0,8%
6) Vjedhja e Pjesshme: 2,0%
7) Dëmtimi në Parkim pa Autor: 0,3%
8) Dëmtimi nga Aktet Keqëdashëse: 1,0%
9) Sigurimi Jashtë Shqipërisë: 0,5%)
10) Automjet në Dispozicion: 0,2%
11) Transport me Karroatrec: 0,2%

Tarifat e mësipërme janë pa TVSH!
1. Mbulimet Bazë:Dëmtimet Aksidentale, 2) Thyerja e Xhamave), 3) Zjarr, Rrufe, Eksplozion dhe 4) Katastrofa Natyrore mund të ofrohen pa marrë miratim nga eprorë. Pra, çdo agjent apo specialist mund të përzgjedhë dhe ofrojë këto mbulime.
2. Mbulimet Shtesë: 5) Vjedhje e Plotë, 7) Dëmtim në Parkim, 9) Sigurimi Jashtë Vendit mund të ofrohen vetëm me miratimin e Drejtorit të Degës, në rastin e Degës së Tiranës, dhe miratimin e Drejtorit të Marrjes në Sigurim apo Shefit të KASKO.
3. Mbulimet Ekstra:6) Vjedhje e Pjesshme, 8) Dëmtime nga Akte Keqdashëse, 10) Automjet në Dispozicion, 11) Transport me Karroatrec mund të ofrohen vetëm me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm.

5. Sistemi i Gjurmimit të Mjeteve (GPS)

1. Çfarë është sistemi GPS?

Global Positioning System (GPS) është një sistem mbarëbotëror navigimi i formuar nga një konstelacion prej 24 satelitësh dhe stacioneve të tyre tokësore. Kjo krijon mundësinë e përcaktimit të vendndodhjes së automjetit në çfarëdo kohe, si dhe të shumë elementëve të tjerë që kërkohen për të ditur për një automjet.

2. Çdo kohë do të keni informacion për:
- itinerarin e përshkruar nga mjeti;
- orët e qëndrimit ndezur apo fikur të mjetit;
- kilometrat e përshkruara për çdo ndezje - fikje të mjetit;
- rruga e përshkruar nga mjeti gjatë çdo intervali kohor;
- kohën e qëndrimit ndezur apo fikur;
- idle time (koha e qëndrimit ndezur të mjetit pa lëvizur për më shumë se 5 min);
- kilometrat e përshkruar për një ditë, javë, muaj apo për çdo interval që ju dëshironi;
- shpejtësitë e lëvizjes së tij;
- geofencing (zonat e lejuara për lëvizjet e mjeteve);
- mirëmbajtjen e mjetit (kur duhet të ndërrohen vaj, filtra, goma; kur mbaron siguracioni, kolaudimi; si dhe opsione të tjera, sipas dëshirës suaj).

a. Njoftime me e-mail kur mjeti:
- lëviz me motor të fikur;
- kalon shpejtësinë e lejuar;
- del nga zona e mbulimit;
- përfshihet në një aksident;
- qëndron për një kohë të gjatë me motor ndezur pa lëvizur.

b. Përfitimi i klientit:
- Reduktim i kostove të transportit.
- Eliminim i lëvizjeve të tepërta dhe të panevojshme të mjeteve.
- Siguri e automjetit/personelit tuaj.
- Ju do të lajmëroheni në rast se mjeti del nga zona e lejuar (parkimi, magazina, etj), kur mjeti po lëviz me motor të fikur, kur mjeti përfshihet në një aksident etj.
- Rritje e efiçencës së drejtuesve të mjetit dhe përformancës së tyre, duke ulur mundësinë për abuzime.
- Kursim në shpenzime të mëdha të karburantit për MJETET.

TARIFIMI:Në rast se pajiseni me sistemin GPS, atëherë EUROSIG ofron:

Opsioni 1

Kur Mjeti është i pajisur me KASKO +TPL në Eurosig sh.a., Eurosig ofron FALAS:
montimin e pajisjes GPS;
instalimin e programit të GPS;
trajnimin e personelit për shërbimin GPS;
pajisjen e GPS, e cila është në pronësi të Eurosig.
Tarifa e shërbimit mujor është nga 8 deri në 10 euro/muaj (TVSH e përfshirë).
Kohëzgjatja e kontratës do të jetë minimumi për 2 vjet.

Opsioni 2.

Kur Mjeti nuk është i pajisur me KASKO+TPL në Eurosig sh.a., Eurosig ofron FALAS:
montimin e pajisjes GPS,
instalimin e programit të GPS,
trajnimin e personelit për shërbimin GPS.
Pajisja do të ofrohet për 100 euro dhe është në pronësi të Klientit.
Tarifa e shërbimit mujor është nga 8 deri në 10 euro/muaj (TVSH e përfshirë).
Kohëzgjatja e kontratës do të jetë minimumi për 1 vit.

Shënim: *) Kur klienti disponon më shumë se 5 mjete, atëherë kushtet që do i ofrohen do jenë sipas Opsionit 1. **) Për klientët preferencial kushtet janë të diskutueshme sipas rastit.

info@eurosig.al

+355 (0) 42 238 999 / 899

+355 (0) 66 20 70 659

+355 (0) 42 223 841

Design by: Tirana Capital