English
Albanian

Për Ju bankierë EUROSIG ofron sigurime të veçanta për aktivitetin e Bankës, të cilat ofrojnë mbulim në sigurim për një gamë rreziqesh, të cilat mund të dëmtojnë aktivitetin e Bankës Tuaj.

1. Sigurimi i parave në kasafortë (CIS), siguron mjetet monetare që ndodhen në sportel, arkë e vendet e depozitimit të tyre ndaj rreziqeve të vjedhjes dhe grabitjes. Me anë të këtij sigurimi mbulohen kartëmonedha në formën e valutave të ndryshme, përfshirë atë shqiptare, deri në limitin e përcaktuar në kontratë. EUROSIG do të dëmshpërblejë Të Siguruarin për humbjen ose dëmtimin e pasurisë së siguruar si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe/ose daljes me dhunë dhe/ose forcërisht nga ambjenti i siguruar.

2. Sigurimi i parave në udhëtim (CIT), siguron mjetet monetare gjatë transportit me korrier ose automjete ndaj rreziqeve të tilla, si vjedhja, grabitja etj. Mund të sigurohen kartëmonedha në formën e valutave të ndryshme, përfshirë atë shqiptare deri në limitin e përcaktuar në kontratë.

Ky sigurim fillon në momentin që pasuria (paratë) ngarkohen në mjet dhe përfundon me dorëzimin e saj në destinacion. Transporti gjatë udhëtimit duhet të bëhet nën ruajtjen e punonjësve ose nën ruajtjen e shoqërisë transportuese apo siguruese.

Ky sigurim mbulon veprimtarinë e përgjithshme të bankave nga rreziqe fizike dhe financiare; ai është i përbërë nga 6 ose më shumë seksione, si më poshtë vijon:

1. Jobesueshmëria e punonjësve, që mbulon dëmet financiare që janë rrjedhojë e veprimeve jo të ndershme të punonjësve të Bankës.

2. Sigurimi i parave në kasafortë, i cili mbulon dëmet e pësuara si rrjedhojë e veprimeve të dhunshme nga forca të jashtme, si vjedhja, vjedhja me thyerje, grabitja, zhdukja misterioze dhe e pashpjegueshme, shkatërrimi, keq përdorimi, gjatë kohës që kjo pasuri është ose supozohet të jetë në ambjentin e Të Siguruarit ose të ndonjë Banke tjetër.

3. Para në udhëtim, që mbulon humbjen ose dëmtimin e pasurisë gjatë udhëtimit, kudoqoftë, nën ruajtjen e punonjësve ose nën ruajtjen e çdo Shoqërie Siguruese ose Transportuese, me qëllim transportimin në emër të Të Siguruarit.

4. Çeqet e fallsifikuara.
5. Kartëmonedha të falsifikuara.
6. Dëmtimi i zyrave e përmbajtjeve, për shkak të dëmtimit të mobiljeve, pajisjeve (përjashtuar kompjuterat dhe pajisjet periferike), pajisjeve të kancelarisë, kasafortave, shkaktuar nga vjedhja me thyerje, grabitja, veprimi keqëdashës.

info@eurosig.al

+355 (0) 42 238 999 / 899

+355 (0) 66 20 70 659

+355 (0) 42 223 841

Design by: Tirana Capital