English
Albanian

Shtepia, Hoteli, Restoranti, Biznesi Juaj jane simboli i mundit dhe realizimit te enderrave Tuaja. Por vjen nje dite ... Nje pakujdesi e castit dhe zjarri, ose rreziqet natyrore mund ta demtojne kete investim. EUROSIG ofron demshperblim per humbjen, demtimin ose shkaterrimin e pasurise se siguruar ne menyre te papritur, te paparashikuar dhe aksidentale si pasoje e rreziqeve te meposhtme:

1. Zjarrit dhe rreziqeve shtese qe mbulon objektet nga:

Rreziku baze: zjarri, eksplozioni, rrufeja, renia e avionit ose pjeseve te tij, heqja e mbeturinave.
Rreziqet shtese: termeti, permbytja, stuhia, shkarja e tokes, thyerja e xhamave.

2. Nderprerjes se biznesit:

Ne rast se ambjentet e biznesit tuaj demtohen nga zjarri, atehere Ju rrezikoni te humbisni fitimet e parashikuara per aq kohe sa do t'ju duhet te rindertoni ambjentet e demtuara. EUROSIG ju ofron sigurimin nga nderprerja e biznesit me ane te te cilit Ju perfitoni demshperblim per fitimin qe keni siguruar.

3. Sigurimi nga Vjedhja

A keni ne shtepi objekte te cilat Ju kane kushtuar dhe jane te shtrenjta per Ju? Ne rast te nje vjedhjeje ose tentative per vjedhje, ato mund te demtohen ose vidhen dhe Juve do t'ju duhet t'i zevendesoni. EUROSIG ju ofron sigurimin nga vjedhja, me ane te te cilit Ju garanton demshperblim per sendet e vjedhura. Listoni sendet qe mendoni se mund te vidhen dhe sigurojini ato prane EUROSIG. Ju garantojme informacion te shpejte dhe sherbim profesional.

4. Sigurimi i kulturave bujqesore

Nese jeni fermere, atehere dini si t'i paraprini te papriturave te natyres. EUROSIG ofron nje kontrate te vecante, duke Ju siguruar te gjitha llojet e kulturave ndaj bresherit dhe rreziqeve natyrore si stuhia, permbytja, shtrengata. Ky sigurim mbulon demtimet sasiore te prodhimit kryesor kundrejt nje rreziku te papritur e te paparashikuar. Siperfaqja e siguruar per te gjitha llojet e kulturave duhet te jete jo me e vogel se 1 dynym (1 mije m/2).

Jo vetem kaq...

Deshironi te siguroni serrat, ne te cilat keni investuar parate tuaja? EUROSIG, nepermjet kontrates se Sigurimit te serrave, ofron sigurimin e pajisjeve dhe te bimeve qe Ju keni kultivuar ne serrat Tuaja. Me te dyja keto kontrata EUROSIG ju ofron nje mbrojtje maksimale nga cdo e papritur e pakendshme.

5. Sigurimi i blegtorise

Kjo eshte nje kontrate e vecante sigurimi, me ane te te cilit Ju mund te siguroni blegtorine ndaj semundjeve dhe aksidenteve. Me ane te kesaj kontrate EUROSIG ofron demshperblim per: Ngordhjen e kafsheve gjate periudhes se sigurimit, si rrjedhim i aksidenteve, semundjeve te zakonshme, nderhyrjeve kirurgjikale per shkak te nje aksidenti ose semundjeje, helmimeve aksidentale qe vijne nga ushqimi ose nga uji. Therjen e detyruar te tyre, kur urdherohet nga sherbimi veterinar ose nje organ tjeter kompetent, si dhe kur kafsha e siguruar peson nje aksident ose semundje te pashmangshme.

info@eurosig.al

+355 (0) 42 238 999 / 899

+355 (0) 66 20 70 659

+355 (0) 42 223 841

Design by: Tirana Capital