English
Albanian

A keni një aktivitet të ngritur, i cili është burimi i të ardhurave Tuaja financiare? Nëse një person i tretë dëmtohet brënda ambjenteve të biznesit Tuaj ose nëpërmjet përdorimit të një produkti të prodhuar prej Jush, atëherë Ju duhet të paguani një shumë të hollash. Nëse Ju blini një kontratë sigurimi përgjegjësie, atëherë EUROSIG paguan në vendin Tuaj.
1. Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit, mbulon në sigurim veprimtarinë e prodhuesve në drejtim të cilësisë së produktit, duke dëmshpërblyer konsumatorët e këtij produkti në rast se ata

dëmtohen gjatë konsumit ose përdorimit të produktit, të tilla si: produkte ushqimore, pajisje elektrike, makineritë e pajisjet, preparatet kozmetike, produktet kimike etj.
EUROSIG do të dëmshpërblejë Të Siguruarin për:
a) Dëmtime trupore (përfshirë vdekje ose sëmundje) të një ose disa personave.
b) Dëmtime fizike të sendeve, shkaktuar nga mallrat e prodhuar, shitur, furnizuar, instaluar, montuar, riparuar, ndryshuar ose trajtuar nga I Siguruari.

2. Sigurimi i Përgjegjësisë Publike.

Ky sigurim ofrohet për të kompensuar Të Siguruarin në lidhje me pretendimet nga publiku, personat që mund të pësojnë dëme si pasojë e neglizhencës së Të Siguruarit ose punonjësve të tij. EUROSIG ofron sigurimin e Përgjegjësisë Publike dhe dëmshperblen Të Siguruarin për atë që është civilisht përgjegjës me ligj për:
1. Dëme shëndetësore (përfshi vdekjen, sëmundjen ose plagosjen) e ndonjë personi.
2. Dëmtime të pasurisë së personave të tretë.
EUROSIG paguan gjithashtu të gjitha shpenzimet për zgjidhjen e mosmarrveshjeve në rrugë gjyqësore apo me pajtim, lidhur me ndonjë kërkesë për dëmshpërblim. Tarifat për këtë sigurim janë në varësi të llojit të veprimtarisë, qarkullimit, proçeseve të punës, kufijve të dëmshperblimit.

3. Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Nëse jeni një profesionist i specializuar në fushën Tuaj dhe gjatë ushtrimit të profesionit Tuaj Ju kryeni një gabim, atëherë Ju mbani përgjegjësi për dëmin financiar që keni shkaktuar nëpërmjet gabimit Tuaj. Në mënyrë që Ju të transferoni këtë rrezik të EUROSIG, ai ju ofron kontratën e sigurimit të përgjegjësisë profesionale për disa lloje profesionesh.
a. Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale i arkitektëve dhe inxhinierëve, ofron sigurim për çdo gabim rastësor gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre profesional, përgjatë veprimtarisë së tyre ndërtuese dhe projektuese.

EUROSIG do t'i paguajë Të Siguruarit:
1. Të gjitha ato shuma për të cilat I Siguruari bëhet ligjerisht përgjegjës për të paguar si rrjedhojë e ndonjë kërkese për dëmshpërblim, si rezultat i drejtëpërdrejtë i neglizhencës, gabimit ose mosveprimit gjatë drejtimit dhe zbatimit të veprimtarive të Të Siguruarit dhe punonjësve të tij.
2. EUROSIG do të kompensojë gjithashtu dhe kostot e mbrojtjes dhe të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve lidhur me kërkesat për dëmshpërblim.
b. Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale për Drejtuesit dhe Nëpunësit.
1. Ky është një sigurim i veçantë për Bankat, i cili ofron dëmshperblim për dëmet financiare që mund t'i shkaktojnë Drejtuesit dhe Nëpunësit të Bankës nëpërmjet një gabimi të rastësishëm si rezultat i drejtëpërdrejtë i neglizhencës, gabimit ose mosveprimit gjatë drejtimit dhe zbatimit të veprimtarive të Të Siguruarit dhe punonjësve të tij.

info@eurosig.al

+355 (0) 42 238 999 / 899

+355 (0) 66 20 70 659

+355 (0) 42 223 841

Design by: Tirana Capital