English
Albanian

Sigurim udhëtimi

1. Personi fizik ose juridik i liçensuar për kryerjen e veprimtarisë së transportit publik nga autoriteti përkatës shqiptar, me cilësinë e pronarit ose përdoruesit mbi mjetet e transportit me të cilat ushtron këtë veprimtari siguron pasagjerët nga aksidentet në transportin publik.
2. Pasagjerë janë personat që udhëtojnë në mjetet e transportit publik, pavarësisht nëse janë pajisur me biletë udhëtimi ose jo. Konsiderohen të tillë edhe personat që ndodhen në territoret e stacioneve të mjeteve të transportit publik (të autobuzit, molit, aeroportit), ose pranë mjetit të transportit publik, me qëllim për të udhëtuar, ose që sapo kanë zbritur nga këto mjete, përveç personelit të punësuar në mjetin e transportit.
3. Si aksident konsiderohen ngjarjet e papritura, të paparashikuara, të dhunshme dhe të verifikueshme që ndodhin përgjatë përdorimit të mjetit të transportit dhe rezultojnë në vdekje ose paaftësi të përhershme të pasagjerit.
4. Eurosig sha, në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 10076, datë 12. 02. 2009, "Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit", kreu i II-të, akteve nënligjore në zbatim të tij, kushteve të përgjithshme të kësaj kontrate dhe përkundrejt pagimit të primit nga I siguruari, mbulon përgjegjësinë ligjore të tij, për aksidentet e pësuara nga pasagjeri që rezultojnë me vdekje ose paaftësi të përhershme të tij, përgjatë përdorimit të mjeteve të transportit publik.
5. Periudha e sigurimit është një vit dhe kontrata e sigurimit për mbulimin e aksidenteve të pasagjerit lëshohet me afat një vjeçar.
6. Sigurimi hyn në fuqi në orën 24:00 të ditës së përcaktuar në policen e sigurimit. Afati i vlefshmërisë mbaron në orën 24:00 të datës së shënuar në police si afat i përfundimit të saj.
7. Përgjegjësia maksimale e Siguruesit, përkundrejt çdo pasagjeri me ndodhjen e ngjarjes së sigurimit shënohet në policen e sigurimit. Shuma e siguruar është e barabartë me Përgjegjësinë maksimale të siguruesit.

Sigurimi i shëndetit në punë

1. Kjo kontratë sigurimi garanton përfitime financiare në rast fatkeqësie të pagueshme në favor të Të siguruarit ose përfituesit.
2. Sigurimi i jetës në grup nga Aksidentet Personale është një kontratë 1-vjeçare sigurimi me të drejtën e rinovimit vjetor.
3. Sigurimi në grup i punonjësve të minierave nga aksidentet personale në punë. Personat, që zotërojnë leje për të ushtruar veprimtari minerare brënda territorit të Republikës së Shqipërisë, detyrohen të kryejnë sigurimin e punonjësve të tyre nga aksidentet personale në punë, sipas një kontrate, pranë një shoqërie sigurimi.
4. Sigurimi i Shëndetit dhe Aksidenteve të Rezidentëve të huaj në Shqipëri.
5. Sigurimi i Shëndetit dhe Aksidenteve të Nxënësve dhe Studentëve.

Sigurimi i shëndetit në udhëtim

1. Ky lloj Sigurimi i shëndetit mbron udhëtarët nga shpenzimet e papritura mjekësore kur udhëtojnë jashtë territorit të Shqipërisë.
2. Kjo police sigurimi mbulon shpenzimet mjekesore emergjente, në rast të një sëmundjeje akute, të papritur apo edhe në rast të një aksidenti të pësuar nga I siguruari, gjatë periudhës së sigurimit, ndërsa ndodhet në udhëtim jashtë territorit të Shqipërisë.
3. Gjithashtu kjo police mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje apo në rast të humbjes së jetës.
4. Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim fillon nga mbulimi minimal prej 7 ditësh deri në mbulimin maksimal prej 365 ditësh dhe primet variojnë në bazë të kohëzgjatjes së sigurimit dhe zonës gjeografike të mbulimit.
5. Ky sigurim mbulon:

5.1 Shpenzimet mjekësore
Shpenzime për ndihmë të shpejtë mjekësore - spitalore të kryera si pasojë e një gjendjeje të papritur dhe të paparashikueshme akute, e cila, pa trajtim mjekësor brenda 48 orëve të shfaqjes së saj, do të shkaktonte vdekjen ose probleme serioze të Të siguruarit.
5.2 Shpenzimet e riatdhesimit
5.2.1 Siguruesit do të paguajnë për qiranë e një mjeti transporti ose të një ambulance ajrore ose përdorimin e linjës së rregullt ajrore përfshi shoqëruesit e kualifikuar, të vërtetuar si të nevojshëm nga mjeku dhe të autorizuar nga Siguruesi për riatdhesimin e një personi të sëmurë apo të dëmtuar seriozisht.
5.2.2 Shpenzimet funerale jashtë territorit të Shqipërisë dhe/ose kostoja e transportit të kufomës apo hirit të personit të siguruar për në vendin e banimit të treguar në Police, nëse ai vdes brënda periudhës së mbulimit.
5.2.3 Shpenzimet e riatdhesimit do të paguhen nëse vdekja e personit ka ardhur si rezultat i një sëmundjeje që plotëson kushtet e mbulimit sipas kontratës së sigurimit.

Eurosig ofron për të gjithë klientët e saj produktin vullnetar të shëndetit, ku në bashkëpunim me spitalet kryesore në shqipëri dhe jo vetëm ofron:
- Check-up i plotë vjetor falas.
- Operacione apo shtrimi në spital deri në 5000 euro.
- Ambulancë falas dhe mbulim për raste aksidenti.
- Analiza laboratorike dhe radiologjike gjatë gjithë vitit me 50% ulje.

info@eurosig.al

+355 (0) 42 238 999 / 899

+355 (0) 66 20 70 659

+355 (0) 42 223 841

Design by: Tirana Capital