English
Albanian

Sigurimi i shëndetit në udhëtim

1. Ky lloj Sigurimi i shëndetit mbron udhëtarët nga shpenzimet e papritura mjekësore kur udhëtojnë jashtë territorit të Shqipërisë.
2. Kjo police sigurimi mbulon shpenzimet mjekesore emergjente, në rast të një sëmundjeje akute, të papritur apo edhe në rast të një aksidenti të pësuar nga I siguruari, gjatë periudhës së sigurimit, ndërsa ndodhet në udhëtim jashtë territorit të Shqipërisë.
3. Gjithashtu kjo police mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje apo në rast të humbjes së jetës.
4. Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim fillon nga mbulimi minimal prej 7 ditësh deri në mbulimin maksimal prej 365 ditësh dhe primet variojnë në bazë të kohëzgjatjes së sigurimit dhe zonës gjeografike të mbulimit.
5. Ky sigurim mbulon:

5.1 Shpenzimet mjekësore
Shpenzime për ndihmë të shpejtë mjekësore - spitalore të kryera si pasojë e një gjendjeje të papritur dhe të paparashikueshme akute, e cila, pa trajtim mjekësor brenda 48 orëve të shfaqjes së saj, do të shkaktonte vdekjen ose probleme serioze të Të siguruarit.
5.2 Shpenzimet e riatdhesimit
5.2.1 Siguruesit do të paguajnë për qiranë e një mjeti transporti ose të një ambulance ajrore ose përdorimin e linjës së rregullt ajrore përfshi shoqëruesit e kualifikuar, të vërtetuar si të nevojshëm nga mjeku dhe të autorizuar nga Siguruesi për riatdhesimin e një personi të sëmurë apo të dëmtuar seriozisht.
5.2.2 Shpenzimet funerale jashtë territorit të Shqipërisë dhe/ose kostoja e transportit të kufomës apo hirit të personit të siguruar për në vendin e banimit të treguar në Police, nëse ai vdes brënda periudhës së mbulimit.
5.2.3 Shpenzimet e riatdhesimit do të paguhen nëse vdekja e personit ka ardhur si rezultat i një sëmundjeje që plotëson kushtet e mbulimit sipas kontratës së sigurimit.

info@eurosig.al

+355 (0) 42 238 999 / 899

+355 (0) 66 20 70 659

+355 (0) 42 223 841

Design by: Tirana Capital