English
Albanian

Sigurim udhëtimi

1. Personi fizik ose juridik i liçensuar për kryerjen e veprimtarisë së transportit publik nga autoriteti përkatës shqiptar, me cilësinë e pronarit ose përdoruesit mbi mjetet e transportit me të cilat ushtron këtë veprimtari siguron pasagjerët nga aksidentet në transportin publik.
2. Pasagjerë janë personat që udhëtojnë në mjetet e transportit publik, pavarësisht nëse janë pajisur me biletë udhëtimi ose jo. Konsiderohen të tillë edhe personat që ndodhen në territoret e stacioneve të mjeteve të transportit publik (të autobuzit, molit, aeroportit), ose pranë mjetit të transportit publik, me qëllim për të udhëtuar, ose që sapo kanë zbritur nga këto mjete, përveç personelit të punësuar në mjetin e transportit.
3. Si aksident konsiderohen ngjarjet e papritura, të paparashikuara, të dhunshme dhe të verifikueshme që ndodhin përgjatë përdorimit të mjetit të transportit dhe rezultojnë në vdekje ose paaftësi të përhershme të pasagjerit.
4. Eurosig sha, në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 10076, datë 12. 02. 2009, "Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit", kreu i II-të, akteve nënligjore në zbatim të tij, kushteve të përgjithshme të kësaj kontrate dhe përkundrejt pagimit të primit nga I siguruari, mbulon përgjegjësinë ligjore të tij, për aksidentet e pësuara nga pasagjeri që rezultojnë me vdekje ose paaftësi të përhershme të tij, përgjatë përdorimit të mjeteve të transportit publik.
5. Periudha e sigurimit është një vit dhe kontrata e sigurimit për mbulimin e aksidenteve të pasagjerit lëshohet me afat një vjeçar.
6. Sigurimi hyn në fuqi në orën 24:00 të ditës së përcaktuar në policen e sigurimit. Afati i vlefshmërisë mbaron në orën 24:00 të datës së shënuar në police si afat i përfundimit të saj.
7. Përgjegjësia maksimale e Siguruesit, përkundrejt çdo pasagjeri me ndodhjen e ngjarjes së sigurimit shënohet në policen e sigurimit. Shuma e siguruar është e barabartë me Përgjegjësinë maksimale të siguruesit.

info@eurosig.al

+355 (0) 42 238 999 / 899

+355 (0) 66 20 70 659

+355 (0) 42 223 841

Design by: Tirana Capital