Burimet Njerëzore

Burimet Njerëzore

Burimet Njerëzore konsiderohen si një nga faktorët më të rëndësishëm për rritjen e vazhdueshme të shoqërisë.
Për këtë arsye Eurosig investon i kushton vëmendjen e duhur përzgjedhjes dhe vlerësimit të stafit, duke investuar sistematikisht në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve.

Numri aktual i punonjësve në kompaninë EUROSIG në shkallë vendi është mbi 300, nga të cilët 70 janë të punësuar në drejtorinë qëndrore dhe në Degën e Tiranës.

Zhvillimi në karrierë

Ne besojmë se rruga më e shpejtë për zhvillimin e kapaciteteve të punonjësve është ekspozimi ndaj sfidave të reja.

Me qëllim zhvillimin e vazhdueshëm profesional të punonjësve, Eurosig aplikon "promovimin nga brenda" si politikë motivimi për punonjësit. Menaxherët, Drejtuesit e Degëve dhe Departamenteve të Shoqërisë janë rritur në strukturat e EUROSIG, duke treguar një performancë të vazhdueshme.

 

STRUKTURA ORGANIZATIVE E SHOQËRISË "EUROSIG" SH.A

 

 

Njoftim për Punësim

Kompania e Sigurimeve, EUROSIG sh.a,  kërkon të punësojë 4 (katër) punonjës, të cilët do të ushtrojnë detyrën e vlerësuesve të dëmeve mekanike.

 

Afati i aplikimit është deri më 15 Shkurt 2019

 

...

Kompania e Sigurimeve, EUROSIG sh.a, kërkon të punësojë pranë Drejtorisë Qendrore në Tiranë një punonjëse, e cila do të ushtrojë detyrën e Asistentes së Presidentit të kompanisë​.

 

Afati i Aplikimit është deri më 31 Janar 2019...

Kompania e Sigurimeve, EUROSIG sh.a,  kërkon të punësojë në Tiranë një punonjës, i cili/e cila do të ushtrojë detyrën e Specialist Mjek në Drejtorinë e Dëmeve Shëndetësore​.
Aplikantët duhet të plotësojnë...

Kërkesë për punësim

Kërkesë për punësim

Eurosig Sh.a ka përgjegjësinë për të ruajtur mbarëvajtjen dhe kulturën e kompanisë, e cila është e bazuar në një sërë vlerash me qëllim zhvillimin e kompanisë dhe përmbushjen e kërkesave për klientët e saj. Kompania jonë është në kërkim të personave të kualifikuar me energji, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe qëllimeve të kompanisë, ku të gjithë së bashku të kontribuojnë për të krijuar një harmoni pune në shërbim të klientit.

Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni Familjes EUROSIG!

Përkushtim në punë, dëshirë për t'u zhvilluar, karakter, besim, komunikim dhe kompetencat janë elementët përcaktues në karrierën tuaj.