Dëmet

Dëmet

Mbulimi i përgjegjësisë së dëmit nga pasuria ndihmon për të paguar dëmin e shkaktuar nga një automjet tjetër ose dëme të ndryshme të shkaktuara ndaj pronës.

Nëse shkaktoni një aksident të tillë, mbulimi i përgjegjësisë për dëmtimin e pronës do të ndihmojë në mbulimin e dëmeve për të cilat jeni përgjegjës.
Nëse jeni të siguruar tek EUROSIG dhe keni pësuar një dëm, ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit sipas kategorisë dhe dorëzojeni pranë Drejtorisë të Dëmeve.

Kontakt: +355 (0) 4 45 00 003 / +355 69 70 83080

Çdo personi të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit  brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet apo dëmtimet e pësuara te siguruesi  përgjegjës (shoqëria e sigurimit) ku është siguruar me policen TPL,  mjetit i transportit shkaktar i aksidentit.

Dokumentet qe kërkohen :

A. Për dëme materiale:

a. Njoftimi/kërkesa e palës së dëmtuar për dëmshpërblim.

Pala e dëmtuar duhet të plotësojë të gjitha hapësirat e njoftim kërkesës për dëmshpërblim, sipas formatit (Formulari nr. 1), gjithashtu të shpjegojë me hollësi rrethanat e ngjarjes.

b. Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen.

Procesverbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore konsiderohet i rregullt kur ai është lëshuar në përputhje me dispozitat e Kodit Rrugor.

c. Vendimi përfundimtar i Prokurorisë për ngjarjen, kur në aksident rezultojnë vdekje dhe/ose plagosje .

d. Vendimi i formës së prerë i gjykatës (për përgjegjësitë në aksident, kur rasti është gjykuar nga gjykata   ose vendimi i prokurorisë kur çështja është pushuar.

e. Vendim mosfillimi i procedimit penal i prokurorisë, kur në legjislacionin përkatës nuk parashikohet fillimi i këtij procedimi, por që vërteton rastin e sigurimit, i shoqëruar nga dokumentacioni përkatës i Vendimit, siç mund të jenë ekspertiza autoteknike, skica e vendit të ngjarjes, tabela fotografike etj.

f. Dokumenti i pronësisë së mjetit ose objektit të dëmtuar si më poshtë:

- Fatura e blerjes së mjetit në dyqan, ose

- Libreza / Leja e Qarkullimit, ose

- Kontrata e shit-blerjes së mjetit, ose

- Certifikata e pronësisë,ose

- Kontrata e akt-dhurimit për mjetet motorike,

-  Kontrata e shit-blerjes, hipoteka, apo çdo dokument tjetër zyrtar - për objektet e tjera të dëmtuara.

g.  Leje drejtimi dhe ID te pronarit/përdoruesit te mjetit përfitues.

Ky dokumentacion pasi kontrollohet nga specialisti i pranimit i shoqërisë sigurimit , do të administrohet në praktikë i fotokopjuar duke u sigluar nga specialisti qe  pranon dokumentacionin. Dokumentet e mësipërme për mjete me targë regjistrimi të huaj duhet të jenë të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të vërtetuar me origjinalin.

h.   Fotografi të mjetit shkaktar të dëmit.

Fotografia e mjetit shkaktar të dëmit duhet të paraqesë në mënyrë të qartë mjetin në tërësi me targën dhe pjesët e dëmtuara si rrjedhojë e ngjarjes.

B.  Për dëme  shëndetësore:

- Certifikata e pronësisë, ose

p. Certifikata familjare dhe Letër Njoftimi/Dokumenti i Identitetit (ID);

Certifikata familjare e personit të dëmtuar, në rastin e paaftësisë së përhershme (pjesore ose totale) dhe të përkohshme, duhet të jetë sipas formatit zyrtar, e firmosur dhe vulosur nga organi kompetent.

q. Vërtetimi i të ardhurave neto personale për tre vitet e fundit (duke filluar nga data e aksidentit), i detajuar për çdo muaj, lëshohet nga punëdhënësi dhe konfirmohet   nga organet e sigurimeve shoqërore ose tatim-taksa.

  • Për dëmet shëndetësore me pasojë vdekje, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q”  si më sipër, kërkohen edhe dokumentet si më poshtë:
  1. Skeda e vdekjes,
  2. Çertifikata e vdekjes,
  3. Vendimi i Gjykatës për përcaktimin e trashëgimtarëve të të ndjerit.
  • Për dëmet shëndetësorë me paaftësi të përhershme, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q”  si më sipër, kërkohen edhe dokumentet si më poshtë:
  1. Raporti i paaftësisë se përhershme për punë, i cili duhet të shprehë në përqindje masën e paaftësisë, duke u bazuar ne tabelën “Shkalla e humbjes së paaftësisë së përhershme në punë”.
  2. Radiologji/skaner/rezonancë manjetike/epikrizë anameze, fleteshtrimi dhe fletëdalje nga spitali dhe çdo dokument tjetër të lëshuar nga organi kompetent  që ndihmon në vlerësimin e dëmit.
  •  Për dëmet shëndetësore me paaftësi të përkohshme, përveç atyre të parashikuara në shkronjat “a “deri shkronja “q”  si më sipër, kërkohen  edhe Raporti i paaftësisë së përkohshme, i cili duhet të jetë sipas Modelarit Tip të lëshuar nga organi kompetent.
  • Shoqëria e sigurimit,  është e detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim dhe të njoftojë për masën e dëmshpërblimit apo për refuzimin e kërkesës për dëmshpërblim:

       a. Për dëme jo pasurore, brenda 90 ditëve nga data e plotësimit të dokumentacionit që shoqëron kërkesën për dëmshpërblim;

       b.  Për dëme pasurore, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit që shoqëron kërkesën për dëmshpërblim.

Raporto Dëmin

Shkarkoni një nga formularët më poshtë sipas dëmit që doni të raportoni, plotësojeni atë me detajet e sakta dhe dorëzojeni pranë Drejtorisë të Dëmeve.