Vizion & Misioni

Vizion & Misioni

Vizioni

Grup kombëtar me standarde europiane, që prodhon rezultate të shkëlqyera në përputhje me kërkesat e palëve të interesuara. Është një kompani serioze në marrëdhënie me klientët, mirëpret çdo kërkesë të bërë nga ana e tyre dhe ju qëndron pranë deri në zgjidhjen e plotë të problemeve. Në fokus të të gjithë punëve e aktiviteteve që kryen kompania, primare ka qenë dhe mbetet shërbimi ndaj klientëve, shërbim i cili kryhet nga një personel i kualifikuar dhe me vizion të qartë në punë. Përballë klientëve jemi gjithnjë në provë, të cilën e vërtetojmë dhe argumentojmë me punën tonë. Kjo ka bërë që Eurosig të pozicionohet si kompania e sigurimeve më e besuar në shërbimet ndaj klientëve.

Misioni

Eurosig, gjithmonë me një profil të qartë ofron shërbime sipas standardeve europiane, duke konsoliduar pozicionin e saj dhe duke garantuar emër e reputacion tek partnerët rajonalë, europianë e më gjërë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar identitetin tonë, duke ofruar gjithmonë shërbime sa më korrekte, për të krijuar një imazh sa më të konsoliduar në tregun e sigurimeve, mbi bazat e një biznesi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt kërkesave të klientit. Eurosig sh.a., në tregun e sigurimeve, me një staf të kualifikuar dhe me përvojë e eksperiencë të gjatë pune, do të vazhdojë të japë një garanci të plotë financiare ndaj çdo rreziku, i çfarëdo lloji qoftë.

Ne jemi gjithnjë të angazhuar që Eurosig të jetë sa më tërheqës në tregun e sigurimeve, nëpërmjet rritjes së cilësisë dhe garantimit të një shërbimi të shpejtë, efikas dhe profesional ndaj klientëve, duke ofruar çmime konkuruese në rrjetin e saj të shpërndarë në të gjithë vendin. Shërbimi ynë do të tejkalojë kërkesat e klientëve. Kjo do të arrihet nëpërmjet planifikimit strategjik, duke synuar rritjen e qëndrueshme të Shoqërisë, struktura fleksibel, rritjen e imazhit në publik, duke qenë sa më pranë njerëzve në situatat e vështira, për rimbursimin maksimal të dëmeve që atyre mund t'Ju shkaktohen.

Duke vlerësuar kapacitetet profesionale të të punësuarve tanë si një avantazh për të ndërtuar rrugët konkuruese, duke u mbështetur në të ardhurat dhe burimet financiare që kjo shoqeri ka, në angazhimin maksimal të çdo individi , të shpirtit të inovacionit dhe përsosmërisë së tyre, nëpërmjet kryerjes së investimeve të reja synojmë modernizimin e gjithë veprimtarisë së shoqërisë dhe informatizimin e sistemit të saj sipas standardeve bashkëkohore, duke krijuar lehtësirat e domosdoshme të komunikimit me klientët tanë për t'Ju gjendur pranë në kohën dhe rrugën më të shpejtë të mundshme.