Vlerësime

Vlerësime

Puna, arritjet, angazhimi dhe kontributi në vite i shoqërisë EUROSIG është shoqëruar dhe me vlerësime prestigjoze të institucioneve dhe organizatave brenda dhe jashtë vendit. Më poshtë po japim më kryesoret në katër vitet e fundit:

Viti 2018

  • EUROSIG Group është vlerësuar “Sipërmarrja më e Mirë” (BestEnterprise) në fushën e sigurimeve nga “Asambleja Europiane e Biznesit” (EuropeBusinessAssembly), me qendër në Oskford të Londrës.
  • Në Maj 2018, EUROSIG vlerësohet me çmim europian për praktikat më të mira në biznes në 2018 nga Shoqëria Europiane për Kërkimin e Cilësisë (ESOR), duke u rankuar mes kompanive më të mëdha  botërore. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Bruksel, më 12 Maj 2018, presidenti i EUROSIG, Z.KadriMorinaj, ka venë në pah vlerën e dyfishtë të këtij çmimi europian. Ai e cilësuar çmimin si një vlerësim për standardet europiane që ka arritur biznesi shqiptar, por edhe si një ogur të mirë në prag të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Eurosig është vlerësuar midis kompanive të mëdha të Brazilit, Kinës,Japonisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.
  • “Trust Re” certifikon stafin e kompanive të sigurimeve EUROSIG dhe INSIG, pas një trajnimi intensiv 7-ditor në Qipro. Fokus i këtij aktiviteti janë sigurimet dhe risigurimet. Trajnimi u zhvilluanga “Trust Re” në Qipro, mbi procesin e marrjes në sigurim të kontratave fakultative dhe marrëveshjeve të risigurimit, tarifimin, analizat e riskut, katastrofat natyrore, si dhe impakti në tregun e sigurimeve dhe risigurimeve, duke çuar në nivele më lë larta shërbimin dhe garancinë për klientët tanë!
  • EUROSIG Kosova, pjesë e EUROSIG Group, mori sot nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, “Medaljen e Mirënjohjes”, si një nga Kontribuesit dhe Tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të mirë në ekonominë e Kosovës. Çmimi u tërhoq nga Presidenti i EUROSIG Group, Z.KadriMorinaj, në aktivitetin e organizuar në Prishtinë, nga Oda Ekonomike e Kosovës, në prag të 10-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
  • EUROSIG Group merr Çmimin "DiamondPrice" në kategorinë e kompanive të sigurimeve, akorduar nga "AwardsBusiness Trend Albania 2017".

Viti 2017

  • Në ceremoninë e zhvilluar në shkurt 2017, shoqëria e sigurimeve EUROSIG Kosova është nderuar me çmimin “Suberbrands 2016”, si lider në tregun e e Kosovës dhe në vendin e dytë në Shqipëri.
  • Z. Kadri Morinaj vlerësohet me titullin "Doctor Honoris Causa" nga UAC, School of Global Management me qendër në Florida, USA.
  • Certifikata Ndërkombëtare Oficiale STUBRAND Adria realizoi anketën e parë të saj të pavarur në Shqipëri duke matur përceptimin ose imazhin e 500 brendeve në 19 kategori të ndryshme në mes të studentëve (njerëz të ri të moshës 18-27 vjet). Në përfundim të anketimit rezultoi se brendi EUROSIG gëzon një imazh pozitiv prej 64%, që nënkupton nivel të lartë të lidhjes emocionale në drejtim të brendit EUROSIG. Për rrjedhojë brendi EUROSIG u shpërblye me Certifkatën prestigjoze për STUBRAND për vitin 2017.
  • EUROSIG është kurorëzuar me Certifikatën dhe Vulën Ndërkombëtare Zyrtare “Superbrands 2017”, ku është përzgjedhur si marka më e mirë në fushën e sigurimeve. Arritja e statusit Superbrands përforcon pozicionimin e Eurosig, shton prestigjin dhe i siguron konsumatorët dhe furnizuesit që ata janë duke blerë markën më të mirë në kategorinë e sigurimeve.
  • EUROSIG, pas një analize të mbi 2,500 kompanive në Europën Juglindore është renditur nga SEE NEWS në vend të 76-të, 13 vende më lart paralelizuar me një vit më parë.

Viti 2016

  • Më 24 nëntor 2016, në ceremoninë e inagurimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës organizuar nga Klik Ekspo Group, presidenti i Eurosig, z. Kadri Morinaj u nderua me çmimin “Shqiponja e Artë” si sipërmarrës i suksesshëm në veprimtarinë e sigurimeve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni.
  • Në ceremoninë e organizuar nga Qeveria Shqiptare më 28 dhjetor 2016, Eurosig u nderua me çmimin “Blerta e Artë” për biznesin.
  • Eurosig u rendit e 87-ta, mes 100 kompanive më të mira të sigurimit në Evropën Juglindore, duke u bazuar në të dhënat zyrtare që agjencia e pavarur informative SEE NEWS, me qendër në Bullgari, grumbulloi në regjistrat tregtarë kombëtarë dhe të dhëna zyrtare për këtë kompani.
  • Në veprimtaritë e organizuara në Itali më 4 dhjetor 2016, Presidenti i Kompanive të Sigurimeve EUROSIG dhe INSIG, Z.Kadri Morinaj, u vlerësua nga Akademia Papale Bonifaciana me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016″ me motivacionin “Për impenjimin e kontributin aktiv kulturor e social, në realizimin e idealeve, vlerave e qëllimeve të kësaj Akademie”.
  • Presidenti i Eurosig, Zoti Kadri Morinaj, është nderuar me çmimin “Kalorësi i Lartë i Ehlibetit”, dhënë nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
  • Nga kompanitë më të suksesshme në Shqipëri për vitin 2016, EUROSIG u rendit në vendin e 102-të, nga vendi i 119-të që ishte në vitin 2015. (Numri special i revistës “Monitor”, 2017).

Viti 2015

  • Për vitin 2015, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë i akordoi shoqërisë Eurosig çmimin si “Sipërmarrje e suksesshme”. Gjatë ceremonisë zyrtare të dhënies së çmimit më datën 13 dhjetor 2015, EUROSIG u cilësua si:
    a) Kompania me rritjen më të madhe në industrinë e sigurimeve, për të tretin vit radhazi.
    b) Kompania me ritmet më të larta të pagesave të dëmeve.
    c) Kompani me shtim të investimeve, duke zgjeruar aktivitetin e saj në Republikën e Kosovës.
  • Nga kompanitë më të suksesshme në Shqipëri për vitin 2015, EUROSIG u rendit në vendin e 119, nga vendi i 207 që ishte në vitin 2014. (Numri special i revistës “Monitor”, 2016).

Viti 2014

  • Presidenti i EUROSIG, Z. Kadri Morina, është një ndër themeluesit e çmimit prestigjioz të përvitshëm “Pjetër Bogdani”.
  • Për vitin 2014, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë i akordoi shoqërisë Eurosig çmimin “Kompania më e mirë e vitit në fushën e sigurimeve”.