Sigurimet Motorike

Sigurimet Motorike

Siguroni automjetin dhe dita juaj do të jetë më e qetë dhe pa stres:

  • Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL)
  • Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Karton Jeshil)
  • Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Kufitare)
  • Sigurimi Kasko
  • Sistemi i Gjurmimit të Mjeteve (GPS)

Mbrojeni si një të familjes...

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL)

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'i shkaktohen palëve të treat, si rezultat i përdorimit të automjeteve nga mbajtësit e mjeteve motorike. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek EUROSIG sh.a.

EUROSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treat, por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, "Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit". Kategoria e mjeteve tashmë nuk përzgjidhet nga vetë agjenti, por në momentin e vendosjen së targës së mjetit sistemi gjeneron vetë kategorinë e mjetit, të dhënat teknike të mjetit, si dhe gjeneralitetet e pronësisë. Polica TPL përbëhet nga tre kopje: Kopja e parë, e cila është kopja origjinale e Sigurimit, i jepet klientit; kopja e dytë i jepet klientit vetëm në rastet kur kërkohet, pasi kjo kopje shërben dhe si faturë tatimore e lejuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; ndërsa kopja e tretë administrohet nga kompania EUROSIG sh.a.

Kujdes! Kjo police hyn në fuqi në datën e lëshimit, në orën 24:00.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Karton Jeshil)

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Karton Jeshil) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'u shkaktohen palëve të treat, si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa shqiptare jashtë territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek EUROSIG sh.a. Ne mbulojmë përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treat, por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, "Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit". Kategoria e mjeteve përcaktohet në bazë të të dhënave të mjetit në lejen e qarkullimit.

Polica Karton Jeshil përbëhet nga dy kopje: Kopja e parë, e cila i jepet klientit është kopja origjinale e Sigurimit e ndarë në dy pjesë, ku pjesa e poshtme i jepet palës së dëmtuar në rast aksidenti; ndërsa kopja e dytë është kopja e cila administrohet nga kompania EUROSIG sh.a dhe mbi të duhet të firmosë klienti.

Kujdes! Kjo police hyn në fuqi menjëherë, që në momentin e lëshimit. Në momentin e lëshimit të polices Karton Jeshil, mjeti që do sigurohet duhet të jetë fizikisht pranë zyrave të kompanisë EUROSIG sh.a dhe të verifikohet nga agjenti ynë. Në asnjë rast nuk duhet të lëshohet polica Karton Jeshil, kur mjeti ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Kufitare)

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (Kufitare) mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'u shkaktohen palëve të treta, si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike, të cilët nuk disponojnë Karton Jeshil që mbulon zonën e Shqipërisë nga vendi i origjinës së tyre. Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek EUROSIG sh.a.

EUROSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore që u shkakton palëve të treat, por edhe për dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët në mjetin shkaktar të dëmit. Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin nr. 10076, datë 12.02.2009, "Për Sigurimin e Detyrueshem në Sektorin e Transportit". Kategoria e mjeteve bëhet në bazë të të dhënave të mjetit në lejen e qarkullimit. Polica Kufitare përbëhet nga tre kopje: Kopja e parë, e cila është kopja origjinale e Sigurimit i jepet klientit; kopja e dytë i jepet klientit në rastet kur kërkohet, pasi kjo kopje shërben edhe si faturë tatimore e lejuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; ndërsa kopja e tretë administrohet nga kompania EUROSIG sh.a.

Kujdes! Kjo police hyn në fuqi menjëherë, që në momentin e lëshimit.

Sigurimi Kasko

Është sigurimi i vetë automjetit tuaj, i cili mbulon dëmet që mund t’i shkaktohen automjetit nga rreziqe të ndryshme, përveç dëmtimeve në rast të përfshirjes në një aksident.

MBULIMET E OFRUARA

Sigurimi KASKO ofron 11 mbulime, të cilat janë të grupuara në 3 opsione të sigurimit KASKO, duke ofruar paketa me prime sigurimin konkurruese, si më poshtë:

Mbulimet Bazë

  1. Dëmtimet Aksidentale
  2. Thyerja e Xhamave
  3. Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  4. Katastrofa Natyrore

Mbulimet Shtesë:

  1. Vjedhje e Plotë,
  2. Dëmtim në Parkim,
  3. Sigurimi Jashtë Vendit

Mbulimet Ekstra:

  1. Vjedhje e Pjesëshme,
  2. Dëmtime nga Akte Keqdashëse,
  3. Automjet në Dispozicion,
  4. Transport me Karroatrec
Sistemi i Gjurmimit të Mjeteve (GPS)

1. Çfarë është sistemi GPS?

Global Positioning System (GPS) është një sistem mbarëbotëror navigimi i formuar nga një konstelacion prej 24 satelitësh dhe stacioneve të tyre tokësore. Kjo krijon mundësinë e përcaktimit të vendndodhjes së automjetit në çfarëdo kohe, si dhe të shumë elementëve të tjerë që kërkohen për të ditur për një automjet.

2. Çdo kohë do të keni informacion për

  • Itinerarin e përshkruar nga mjeti;
  • Orët e qëndrimit ndezur apo fikur të mjetit;
  • Kilometrat e përshkruara për çdo ndezje - fikje të mjetit;
  • Rruga e përshkruar nga mjeti gjatë çdo intervali kohor;
  • Kohën e qëndrimit ndezur apo fikur;
  • Idle time (koha e qëndrimit ndezur të mjetit pa lëvizur për më shumë se 5 min);
  • Kilometrat e përshkruara gjatë një dite, jave, muaji apo për çdo interval që ju dëshironi;
  • Shpejtësitë e lëvizjes së tij;
  • Geofencing (zonat e lejuara për lëvizjen e mjeteve);
  • Mirëmbajtjen e mjetit (kur duhet të ndërrohen vaj, filtra, goma; kur mbaron siguracioni, kolaudimi; si dhe opsione të tjera sipas dëshirës suaj).

a) Njoftime me e-mail kur mjeti:

  • Lëviz me motor të fikur;
  • Kalon shpejtësinë e lejuar;
  • Del nga zona e mbulimit;
  • Përfshihet në një aksident;
  • Qëndron për një kohë të gjatë me motor ndezur pa lëvizur.

b) Përfitimi i klientit:

  • Reduktim i kostove të transportit;
  • Eliminim i lëvizjeve të tepërta dhe të panevojshme të mjeteve;
  • Siguri e automjetit/personelit tuaj;
  • Ju do të lajmëroheni në rast se mjeti del nga zona e lejuar (parkimi, magazina, etj), kur mjeti po lëviz me motor të fikur, kur mjeti përfshihet në një aksident, etj.;
  • Rritje e efiçencës së drejtuesve të mjetit dhe përformancës së tyre, duke ulur mundësinë për abuzime;
  • Reduktim i kostove të karburantit për Mjetet.

TARIFIMI: Në rast se pajiseni me sistemin GPS, atëherë EUROSIG ofron:

Opsioni 1

Kur Mjeti është i pajisur me KASKO +TPL në EUROSIG sh.a, EUROSIG ofron FALAS:

  • Montimin e pajisjes GPS;
  • Instalimin e programit të GPS;
  • Trajnimin e personelit për shërbimin GPS;
  • Pajisjen e GPS, e cila është në pronësi të Eurosig.

Tarifa e shërbimit mujor është nga 8 deri në 10 euro/muaj (TVSH e përfshirë).

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë minimumi për 2 vjet.

Opsioni 2

Kur Mjeti nuk është i pajisur me KASKO+TPL në EUROSIG sh.a, ne ofrojmë FALAS:

  • Montimin e pajisjes GPS,
  • Instalimin e programit të GPS,
  • Trajnimin e personelit për shërbimin GPS.

Pajisja do të ofrohet për 100 euro dhe është në pronësi të Klientit.

Tarifa e shërbimit mujor është nga 8 deri në 10 euro/muaj (TVSH e përfshirë).

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë minimumi për 1 vit.

Shënim: Kur klienti disponon më shumë se 5 mjete, atëherë kushtet që do i ofrohen do jenë sipas Opsionit 1. **) Për klientët preferencial kushtet janë të diskutueshme sipas rastit.