POZICIONI: Asistente Manaxheriale dhe Këshillit Mbikqyrës të Eurosig
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Të ketë përfunduar studimet e larta në degët Juridik ose Shkenca Shoqërore.
Lloji diplomës:DNP (Diplomë e nivelit të parë) + Master,se DIND (Diplomë e integruar e nivelit të dytë),si dhe diploma të barasvlefshme me to,sipas ligjit të arsimit në fuqi.
Të ketë eksperiencë pune të mëparshme,jo më pak se 4 vjet;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese,bashkëpunuese dhe organizative;
Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/ Paketa Microsoft Office;Etj
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbëjnë avantazh);
Të ketë kualifikime të dëshmuara mbi pozicionin e “asistente”
Të jetë e përpiktë dhe korrekte;
Të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë integritet dhe etikë të lartë profesionale.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Përgatitja e shkresave dhe e komunikimeve;
Përgjigjet ndaj kërkesave të punës të manaxhmentit të kompanisë;
Koordinon takime të ndryshme të manaxhmentit të kompanisë;
Menaxhon komunikimet në e-mail dhe në telefon;
Menaxhimi i përditshëm i axhendës;
Organizimi i takimeve, udhëtimeve dhe rezervimeve;
Menaxhimi i nevojave të zyrës për blerjet e vogla;
Aktivitetet e pritjes;
Ndjek rregullat dhe procedurat e kompanisë;
Çdo aktivitet që ka lidhje me mbarëvajtjen e punëve rutinë të zyrës dhe stafit.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune,dërgoni CV-në,diplomën universitare të skanuar nga origjinali dhe letrën tuaj të interesit në adresën e e-mail;burime.njerezore@eurosig.al,me subjekt "Aplikim për vendin vakant Asistente manaxheriale dhe Këshillin Mbikëqyrës ".
Afati i aplikimit është deri me datë 25 shkurt 2022.