Asistente për Aksionerin dhe Këshillin Mbikqyrës

e-Albania

Kontrollo Sigurimin në e-Albania

Asistente për Aksionerin dhe Këshillin Mbikqyrës

POZICIONI VAKANT:      Asistente për Aksionerin dhe Këshillin Mbikqyrës

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Përgatitja e shkresave dhe e komunikimeve;
  2. Përgjigjet ndaj kërkesave të punës të Presidentit të kompanisë;
  3. Koordinon takime të ndryshme të Presidentit të kompanisë;
  4. Përgatit axhendën, proces-verbalet dhe zbardhjet e vendimeve të mbledhjeve të Këshillit Mbikqyrës dhe Asamblesë së Aksionerëve.
  5. Menaxhon komunikimet në e-mail dhe në telefon;
  6. Menaxhimi i përditshëm i axhendës;
  7. Organizimi i takimeve, udhëtimeve dhe rezervimeve;
  8. Menaxhimi i nevojave të zyrës për blerjet e vogla;
  9. Aktivitetet e pritjes;
  10. Ndjek rregullat dhe procedurat e kompanisë;
  11. Çdo aktivitet që ka lidhje me mbarëvajtjen e punëve rutinë të zyrës dhe stafit.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  1. Të ketë mbaruar studimet e larta;
  2. Të ketë eksperiencë pune të mëparshme, jo më pak se 3 vjet;
  3. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe organizative;
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/ Paketa Microsoft Office;
  5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbëjnë avantazh);
  6. Të jetë e përpiktë dhe korrekte;
  7. Të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë integritet dhe etikë të lartë profesionale.

 

Për të aplikuar për këtë pozicion pune, dërgoni CV-në dhe letrën tuaj të interesit në adresën e e-mail burime.njerezore@eurosig.al , me subjektin "Aplikim për vendin vakant Asistente për Aksionerin dhe Këshillin Mbikqyrës ".

Afati i aplikimit është deri me datë 15 gusht 2021.