Jurist

e-Albania

Kontrollo Sigurimin në e-Albania

Jurist

Kompania e Sigurimeve, EUROSIG sh.a,  kërkon të punësojë Jurist prane Drejtorise Qendrore.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë, në Drejtësi.
  2. Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar e veçanerisht ligjin nr.1007 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm ne sektorin e transportit” i ndryshuar, Rregulloren nr.53 datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve qe mbulohen nga kontrata për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” e ndryshuar, Kodin e Procedures Civile, Tregtare, Administrative, Kodit te Punes, Prokurimin Publik etj.
  3. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  4. Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
  5. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese;
  6. Të ketë eksperincë pune në këtë pozicion minimumi 3 vite si perfaqesues në gjykatë.

Detyrat kryesore:

  1. Përfaqësimin e shoqërisë pranë Gjykatës Civile, Administrative, Penale, Gjykatën e Apelit dhe Gjykaten e Lartë,
  2. Përpilimi i kërkes-padive, ankimimeve, rekurseve, apel-kundërshtues etj për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
  3. Harton kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët dhe punonjësit e saj;
  4. Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë;
  5. Përfaqëson shoqërinë në çështje të ndryshme gjyqësore;
  6. Harton çdo akt tjeter të nevojshem që i kërkohet nga shoqëria;
  7. Arkivon dhe protokollon të gjithë dokumentacionin ligjor.

Dokumentet e kërkuara:

  1. CV e detajuar.
  2. Letër interesi.
  3. Letër reference të lëshuar nga punëdhënësi i fundit për performancën e punës.

Mund të aplikoni në adresën e email-it: kcela@eurosig.al

Adresa: Rr. “Papa Gjon Pali II”, Vila Nr. 5, Tiranë-Shqipëri - P.O. Box Nr. 126