Pozicioni i punës: Specialist Mjek në Drejtorinë e Dëmeve Shëndetësore

Pozicioni i punës: Specialist Mjek në Drejtorinë e Dëmeve Shëndetësore

Kompania e Sigurimeve, EUROSIG sh.a,  kërkon të punësojë në Tiranë një punonjës, i cili/e cila do të ushtrojë detyrën e Specialist Mjek në Drejtorinë e Dëmeve Shëndetësore​.
Aplikantët duhet të plotësojnë këto kritere kualifikimi:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Mjekësi;
  • Të ketë licensë të akorduar nga Urdhri i Mjekut për ushtrimin e profesionit;
  • Të ketë eksperiencë 3-5 vjet në fushën e mjekësisë;
  • Të dijë të vlerësojë dhe të analizojë rastet që i paraqiten dhe dokumentacionin mjekësor mbështetës;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Microsoft Office);
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe të punës në grup.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën elektronike:

E-mail: [email protected]

Kandidatëve u ofrohen kushte shumë të mira pune dhe mundësi formimi profesional.

Afati i aplikimit është deri më 31 Mars 2018