Sigurimi i Veprimtarisë Bankare

e-Albania

Kontrollo Sigurimin në e-Albania

Sigurimi i Veprimtarisë Bankare

Ky sigurim mbulon veprimtarinë e përgjithshme të bankave nga rreziqe fizike dhe financiare. Ai është i përbërë nga 6 ose më shumë seksione, si më poshtë:

Jobesueshmëria e punonjësve

Jobesueshmëria e punonjësve, që mbulon dëmet financiare që janë rrjedhojë e veprimeve jo të ndershme të punonjësve të Bankës.

Sigurimi i parave në kasafortë

Sigurimi i parave në kasafortë, i cili mbulon dëmet e pësuara si rrjedhojë e veprimeve të dhunshme nga forca të jashtme, si vjedhja, vjedhja me thyerje, grabitja, zhdukja misterioze dhe e pashpjegueshme, shkatërrimi, keqpërdorimi, gjatë kohës që kjo pasuri është ose supozohet të jetë në ambjentin e të Siguruarit ose të ndonjë Banke tjetër.

Para në udhëtim

 Para në udhëtim, që mbulon humbjen ose dëmtimin e pasurisë gjatë udhëtimit, kudoqoftë, nën ruajtjen e punonjësve ose nën ruajtjen e çdo Shoqërie Siguruese ose Transportuese, me qëllim transportimin në emër të të Siguruarit.

Çeqet e fallsifikuara

Çeqet e fallsifikuara.

Kartëmonedha të falsifikuara

Kartëmonedha të falsifikuara.

Dëmtimi i zyrave e përmbajtjeve

Dëmtimi i zyrave e përmbajtjeve, për shkak të dëmtimit të mobiljeve, pajisjeve (përjashtuar kompjuterët dhe pajisjet periferike), pajisjeve të kancelarisë, kasafortave, shkaktuar nga vjedhja me thyerje, grabitja, veprimi keqëdashës.