Rruga Papa Gjon Pali II, Vila Nr.5, Tiranë, Shqipëri
Eurosig Watermark

Dëmet

Dëmet

Nëse jeni të siguruar tek EUROSIG dhe keni pësuar një dëm, ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit sipas kategorisë dhe dorëzojeni pranë Drejtorisë së Dëmeve.

Numri i telefonit:

0800 2004

E drejta për kërkesë dëmshpërblimi

Çdo person që ka pësuar dëm nga përdorimi i një mjeti transporti në territorin e Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim nga shoqëria e sigurimit ku është siguruar mjeti që ka shkaktuar aksidentin (polica TPL).

Sipas Ligjit nr. 32/2021 për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit, kërkesa për dëmshpërblim mund të paraqitet te:

  • Siguruesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin
  • Siguruesi i drejtpërdrejtë (në rast aksidenti mes dy mjeteve të siguruara)
  • Byroja Shqiptare e Sigurimit (BSHS) në rast se mjeti është i pasiguruar ose i paidentifikuar.

Kërkesa për dëmshpërblim mund të paraqitet brenda 2 viteve nga data e aksidentit.

RAPORTO DËMIN

Shkarkoni një nga formularët më poshtë sipas dëmit që doni të raportoni, plotësojeni atë me detajet e sakta dhe dorëzojeni pranë Drejtorisë së Dëmeve.