Rruga Papa Gjon Pali II, Vila Nr.5, Tiranë, Shqipëri
Eurosig Watermark

Sigurimi i Përgjegjësisë

Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit

PERFITIMET E SIGURIMIT Duke iu referuar kushteve, kufizimeve, perjashtimeve dhe kushteve te tjera qe permban polica e sigurimit dhe formulari dhe me kusht qe I Siguruari te kete paguar dhe te kete rene dakord per te paguar primin (i quajturi ketej e tutje “Siguruesi”) bie dakord qe te demshperbleje te Siguruarin per: Te gjitha shumat per te cilat i Siguruari do te behet ligjerisht pergjegjes te paguaje per kompesim, dhe kostot e demeve dhe shpenzimeve ne lidhje me ndonje Ngjarje te Siguruar per te cilen kjo Police zbatohet, brenda limiteve te demshperblimit, limiteve te poshteshenuara dhe ne lidhje me biznesin sic eshte pershkruar ne formular, perfshire njesine, te marre ose dhene me qera ose ne pronesi te te Siguruarit. Te gjitha shpenzimet per mosmarreveshjet, te kryera me miratimin paraprak me shkrim te Siguruesit ne lidhje me ndonje kerkese per demshperblim ndaj te Siguruarit, kerkese per te cilen zbatohet demshperblimi i shprehur ne kete police. Ngjarjet e Siguruara Demtimet trupore perfshire vdekjen ose semundjen e cdo personi Demtimet ose humbjet fizike ndaj pasurise ne pronesi te paleve te treta duke perjashtuar pergjegjesine publike, me kusht qe te jene raportuar brenda periudhes se vlefshmerise se polices se sigurimit. Me produkt do te kuptohet çdo pasuri te prekshme pasi ai te kete lene kujdestarine ose kontrollin e Siguruesit i cili eshte projektuar, specifikuar, formuluar, prodhuar, ndertuar, instaluar, shitur, furnizuar, shperndare, trajtuar, ndryshuar, ose riparuar nga ose ne emer te te Siguruarit, por nuk do te perfshije ushqimet ose pijet te furnizuar nga ose ne emer te Siguruesit kryesisht per punonjesit e Siguruar si perfitim per personelin. TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT I Siguruari do te marre te gjitha masat e nevojshme per te parandaluar dhe per te lehtesuar demtimet trupore, semundjet, humbjet ose demtimet pasurore, te cilat mund te shkaktojne lindjen e nje kerkese per demshperblim sipas kesaj police. Cdo ngjarje, e cila do te sillte lindjen e nje kerkese per demshperblim sipas polices, duhet t’i raportohet me shkrim Siguruesit sa me shpejt qe te jete e mundur. Asnje korrigjim ose riparim nuk do te behet perderisa Siguruesi te beje investigimin. I Siguruari duhet te jape njoftim te menjehershem per cdo ndjekjeje penale per plagosje fatale ose procedura civile ne lidhje me ngjarjen, dhe do t’i dergoje menjehere Siguruesit te gjitha dokumentat qe kane te bejne me ceshtjen. • Asnje pranim i pergjegjesise, premtim ose pagese nuk do te behet pa miratimin me shkrim te Siguruesit. Siguruesi do te kete te drejten sipas zgjidhjes se tij, te marre persiper dhe te drejtoje ne emer te Siguruarit mbrojtjen dhe rregullimin e cdo kerkese per demshperblim dhe te procedoje me shpenzimet dhe ne te miren e tij cdo pretendim per demshperblim ose deme ndaj cdo personi tjeter dhe I Siguruari duhet te jape te gjithe informacionin dhe ndihmen e kerkuar. I Siguruari nuk do te jete me pergjegjes per ngjarjen me perjashtim te pagesave per shpenzimet e mosmarreveshjeve te ndodhura me perpara kesaj pagese. • Nese ne kohen e ndonje ngjarjeje ose pretendimi per demshperblim, egziston nje police tjeter per demshperblim ose sigurim ne favor te /ose, e ndikuar nga/ose ne emer te te Siguruarit, e zbatueshme ne te tilla ngjarje, Sigueruesi nuk do te jete pergjegjes sipas kesaj police te demshperbleje te Siguruarin ne lidhje me kete ngjarje ose pretendim, me perjashtim te pjese qe tejkalaon shumen e cila do te ishte e pagueshme sipas demshperblimit ose sigurimit tjeter sikur kjo police te mos ishte ne fuqi. PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI Cdo ngjarje, e cila do te sillte lindjen e nje kerkese per demshperblim sipas polices, duhet te raportohet ne EUROSIG (ne numrat zyrtar te kompanise ose ne emailin zyrtar info@eurosig.al) sa me shpejt qe te jete e mundur, por pa kaluar 24 ore nga momenti i ndodhjes se ngjarjes se siguruar. Asnje korrigjim ose riparim nuk do te behet perderisa Siguruesi te beje investigimin. I Siguruari duhet te jape njoftim te menjehershem per cdo ndjekjeje penale per plagosje fatale ose procedura civile ne lidhje me ngjarjen, dhe do t’i dergoje menjehere Siguruesit te gjitha dokumentat qe kane te bejne me ceshtjen. Asnje pranim i pergjegjesise, premtim ose pagese nuk do te behet pa miratimin me shkrim te Siguruesit. Siguruesi do te kete te drejten sipas zgjidhjes se tij, te marre persiper dhe te drejtoje ne emer te Siguruarit mbrojtjen dhe rregullimin e cdo kerkese per demshperblim dhe te procedoje me shpenzimet dhe ne te miren e tij cdo pretendim per demshperblim ose deme ndaj cdo personi tjeter dhe I Siguruari duhet te jape te gjithe informacionin dhe ndihmen e kerkuar. I Siguruari nuk do te jete me pergjegjes per ngjarjen me perjashtim te pagesave per shpenzimet e mosmarreveshjeve te ndodhura me perpara kesaj pagese.

Tarifat e Primeve të Rrezikut

EUROSIG 2026 — Tarifat e primeve për produktet e sigurimit të detyrueshëm

KategoriaPrim rreziku
A1/13,000
A1/25,000
B1/19,085
B1/210,300
B2/114,700
B2/219,600
C1/132,000
D1/113,200
D2/123,800
E1/16,700
F1/15,200
G/112,400

* Çmimet janë në Lekë (ALL). Tarifat mund të ndryshojnë sipas rregulloreve të AMF.

Pyetje të Shpeshta

?

Çfarë mbulon sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit?

Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit mbulon të gjitha shumat për të cilat i siguruari bëhet ligjërisht përgjegjës të paguajë si kompensim për dëmtime trupore (përfshirë vdekjen ose sëmundjen) dhe dëmtime ose humbje fizike të pasurisë së palëve të treta, që lidhen me çdo produkt të prekshëm të projektuar, prodhuar, instaluar, shitur ose shpërndarë nga i siguruari. Mbulohen gjithashtu shpenzimet e mosmarrëveshjeve të kryera me miratimin paraprak me shkrim të siguruesit.

?

Çfarë mbulon sigurimi i Përgjegjësisë Publike dhe çfarë e dallon nga Përgjegjësia e Produktit?

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike mbulon të gjitha shumat për të cilat i siguruari bëhet ligjërisht përgjegjës për kompensim dhe shpenzime që lidhen me çdo ngjarje të siguruar gjatë ushtrimit të biznesit të tij, duke përfshirë njësinë në pronësi ose me qira. Ndryshimi kryesor nga Përgjegjësia e Produktit është se kjo e fundit ka të bëjë specifikisht me produktet e lëna nën kontrollin e palëve të treta, ndërsa Përgjegjësia Publike mbulon aktivitetin e përgjithshëm të biznesit.

?

Cilat kushte duhen plotësuar për të përfituar nga sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale?

Për të përfituar nga ky sigurim duhen plotësuar këto kushte: dëmi duhet të ketë ardhur si rezultat i shkeljes së rregullave dhe praktikave të njohura të profesionit dhe/ose ligjeve në fuqi; dëmi duhet të jetë kryer nga përfaqësuesi ose punonjësit e të siguruarit gjatë ushtrimit të detyrave; ngjarja e sigurimit duhet të ketë ndodhur para përfundimit të policës; dhe i siguruari duhet të ketë marrë të gjitha masat për minimizimin e dëmit.

?

Brenda sa orësh duhet të njoftohet EUROSIG-u për ngjarjet e Përgjegjësisë së Produktit dhe Publike, dhe cili është afati për Përgjegjësinë Profesionale?

Për sigurimin e Përgjegjësisë së Produktit dhe atë Publike, çdo ngjarje duhet të raportohet në EUROSIG (info@eurosig.al) sa më shpejt të jetë e mundur, por pa kaluar 24 orë nga momenti i ndodhjes. Për sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale afati është 48 orë nga vertetimi i ngjarjes. Në të gjitha rastet duhet specifikuar natyra e ngjarjes dhe pasojat e saj.

?

A mund të pranoj përgjegjësi ose të bëj pagesa ndaj palëve të treta pa miratimin e EUROSIG-ut?

Jo. Asnjë pranim i përgjegjësisë, premtim ose pagesë nuk mund të bëhet pa miratimin paraprak me shkrim të siguruesit, dhe kjo vlen për të tre llojet e sigurimeve të përgjegjësisë. EUROSIG ka të drejtën të marrë përsipër dhe të drejtojë në emër të të siguruarit mbrojtjen dhe rregullimin e çdo kërkese për dëmshpërblim, si dhe të ndjekë në rrugë ligjore kërkesat për kompensim ndaj personave të tjerë shkaktarë të dëmit.

?

Çfarë dokumentesh nevojiten për rimbursim dëmi në sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale?

Për rimbursim duhen dorëzuar: kërkesa për dëmshpërblim bashkë me policën origjinale të sigurimit; dokumentat që vërtetojnë shumën e dëmshpërblimit të detyruar; kallëzimin e bërë në organet e prokurorisë (kur zbatohet); si dhe çdo dokument tjetër plotësues të kërkuar nga siguruesi. Dokumentacioni i plotë duhet dorëzuar brenda 30 diteve nga data e ngjarjes, dhe shpenzimet e grumbullimit të dokumentacionit janë në ngarkim të të siguruarit.