Rruga Papa Gjon Pali II, Vila Nr.5, Tiranë, Shqipëri
Eurosig Watermark

Sigurimi i Pasurisë

Sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë - E1

PERFITIMET E SIGURIMIT MBULIMI BAZE: FLEXA Siguruesi demshperblen te Siguruarin per humbjen, demtimin ose shkaterrimin e pasurise se siguruar ne menyre te papritur, te paparashikuar dhe aksidentale si pasoje e: a. zjarrit; b. rrufese; c. eksplozionit; d. perplasjes ose renies se nje avioni, pjeseve ose ngarkeses se tij; e. perpjekjeve per shuarjen e zjarrit, heqjen e mbeturinave dhe shpetimin e pjeseve te pademtuara ne lidhje me cdo njeren prej ngjarjeve te mesiperme ne kufirin deri 3% te shumes se siguruar. MBULIMET SHTESE: Aplikanti per mbulimin me sigurim, mundet te kerkoje qe mbulimit baze ti shtohen edhe mbulime te tjera shtese te cilat ofrohen se bashku me mbulimin baze FLEXA, me kusht aplikimin e nje primi shtese. Siguruesi ruan te drejten per te ofruar ose jo mbulimet shtese, pavaresisht kerkeses se aplikantit. TERMETI Mbulohen demtimet ne pasurine e siguruar si rrjedhoje e ngjarjeve sizmike jo me te vogel se 4 Balle sipas shkalles Rihter. STUHIA Mbulohen demtimet ne pasurine e siguruar si rrjedhoje e stuhise - Stuhi do te konsiderohet nje levizje ajri me force jo me te vogel se 8 shkalle (17.2 m/s ose 62 km/ore) shkaktuar nga kushte metereologjike. BRESHERI Mbulohen demet per objektet e siguruara, te cilat jane shkaterruar ose demtuar per shkak te veprimit te bresherit. PERMBYTJA Mbulohen demet per objektet e siguruara, te cilat jane shkaterruar ose demtuar per shkak te veprimit te permbytjes. Permbytje, sipas ketij percaktimi do te konsiderohen vetem ngjarjet natyrore te tilla si: - uji i shtratit te qendrueshem (lumit, liqenit, detit) permbyt rastesisht vendin ku eshte vendosur pasuria e siguruar, vershon duke kaluar bregun, ledhet, cektinat, çan ledhet dhe digat dhe shperndahet per shkak te rrymes se ujit me nivel te larte, valeve dhe ujit te tepert nga liqenet artificiale - vershimi I ujit per shkak te shiut te madh, te papritur, si dhe vershimi rastesisht per shkak te rreshjeve shume te medha, - tejkalohet ngritja e nivelit te ujrave siperfaqesore dhe nentokesore, krahas me pasojat e saj, por vetem kur kjo prek trupin e objektit ne uje. RRESHQITJA E TOKES Ky sigurim mbulon humbjen ose demin per shkak te rreshqitjes se siperfaqes se tokes ne zona te pjerreta, me plasaritje, dhe carje ne forme shiritash, qe shihen qarte, te cilat ne periudha te shkurtera kohe shkaktojne deformacione statike te rrezikshme ose plasaritje te medha ne ndertesat. DEMET NGA TYMI Mbulimi pergjigjet per demet ne objektet e siguruara, te cilat jane shkateruar ose demtuar per shkak te: tymit (te shkaktuar si pasoje e zjarrit), i cili mund te depertoje nepermjet dyerve te hapura, dritareve etj… ne siperfaqen e objektit te siguruar nga zjarri si dhe mallrat dhe pajisjte ne te. RREBELIMET, GREVAT, TRAZIRAT CIVILE Mbulon demet per objektet e siguruara te cilat jane shkaterruar ose demtuar direkt nga : - Çdo veprim te kryer gjate rebelimeve ose trazirave civile nga çdo person qe merr pjese se bashku me te tjeret ne keto rebelime ose trazira civile ; - Çdo veprim keqdashes I bere nga çdo grevist ose punonjes I pezulluar nga puna ne perkrahje te greves ose rezistences ndaj pezullimit nga puna, ose I bere gjate shrregullimit ne pune nga çdo person qe merr pjese ne to qofte kur ky veprim eshte kryer ose jo gjate rebelimeve apo trazirave civile ; ose - Çdo veprimi çdo autoriteti publik qe ka per qellim shtypjen ose minimizimin e pasojave te çdo rebelimi ose trazire publike egzistuese ose qe ka per qellim parandalimin ose minimizimin e pasojave te çdo veprimi te tille si ato te referuara ne piken 2. VEPRIMET (AKTET) KEQDASHESE Mbulohen demet per objektet e siguruara te cilat jane shkaterruar ose demtuar direkt ose indirekt nga veprimet (aktet) keqdashese, ku do te konsiderohen te tilla humbja, shkaterrimi ose demtimi, shkaktuar nga zjarri, eksplozioni ose te tjera) e Pasurise se siguruar shkaktuar direkt ose indirekt nga demtimet keqdashese te çdo personi ose grup personash. SIGURIMI I XHAMAVE Mbulohen demet deri ne masen dhe ne menyren qe parashikohet ne Formularin e Sigurimit, ne lidhje me: - Thyerjen e te gjithe fleteve dhe/ose shtresave te xhamit te fiksuara ne dritaret dhe dyert e ndertesave duke perfshire pjeset e ambjentit rrethues qe jane te perfshira ne aktivitetin e Biznesit te te Siguruarit te paraqitura ne Formular dhe te xhamave te jashtem te ndertesave, duke perfshire pasqyrat e fiksuara ne mure dhe xhamat e fiksuara ne vitrine (perveç dhomave frigoriferike per ushqime te ngrira). - Shpenzimet e zevendesimit te skeletit te dritareve dhe pajisjeve te tyre qe demtohen nga çdo shkak, por vetem ne qofte se shpenzimet e zevendesimit te ketyre skeleteve te xhamit ose pajimeve te tyre duhet te perballohen nga I Siguruari. DEBORA E ORTEQET E DEBORES Mbulohen demet per objektet e siguruara, te cilat jane shkaterruar ose demtuar per shkak te veprimit te debora e orteqeve te debores. SHPERTHIME OSE VERSHIME OSE RRJEDHJE NGA TUBACIONET E UJIT OSE APARATURAT Mbulohen demet nga rrjedhja e tubacioneve (ujrat). Fjalet tubacione uji dhe aparatura sic dhe do perdoren ketu meposhte nenkuptojne tuba uji, tubacionet kryesore ( te cezmave, te lavamaneve), depozitat e ujit ose aparatura/ mjete ujerash duke perjashtuar : - Instalimet Automatike te Sperkatesve dhe Tubacioneve Kulluese dhe - Kazaneve ose depozitave per ngrohje uji Brenda shtepive. DEMI NGA APARATURAT I SHKAKTUAR NGA RRYMA ELEKTRIKE Mbulohen demet ne aparaturat e shkaktuara nga rryma elektrike dhe sipas percaktimeve te meposhtme: Ky sigurim mbulon: - Demin ne cdo makineri dhe aparature elektrike, ose ne cdo pjese te instalimit elektrik shkaktuar nga rryma elektrike me ose pa ndodhjen e zjarrit (psh si pasoje e mbirrymes, tejkalimit te kufijve normale te tensionit, mbitensionit ose nentensionit, defekteve te izolimit si qarqe te shkurtra, kontakte trupore ose defekte tokezimi; kontaktit te pamjaftueshem, mosfunkdionimit te instalimeve te matjes, kontrollit ose sigurise); - Demin ne cdo makineri dhe aparature elektrike, ose ne cdo pjese te instalimit elektrik si pasoje e rrufese, nese ky dem nuk eshte shkaktuar nga goditja direkte e rrufese. NDERPRERJA E BIZNESIT SI PASOJE E ZJARRIT DHE RREZIQEVE SHTESE TE TIJ Mbulohen te ardhurat e munguara dhe demet vijuese te tij per shkak te rreziqeve te mbuluara nga kontrata e sigurimit. Ne rast se biznesi qe kryen I Siguruari ne njesine e Siguruar nderpritet si pasoje e rreziqeve te permendura ne paragrafin e mesiperm sic percaktohet ne kushtet e pergjithshme te mbulimit nga Zjarri dhe rreziqet shtese te tij te polices (humbja, shkaterrimi apo demtimi i shkaktuar keshtu, ketu e me poshte do te quhet Demi) ne ndonje ndertese apo pasuri ose pjese te tyre te perdorura nga i Siguruari ne ushtrimin e Biznesit sic pershkruhet ne formular, atehere Siguruesi do t’i paguaje Policembajtesit/te Siguruarit perfitimin e pagueshem per humbjen qe rrjedh nga kjo nderprerje ne perputhje me parashikimiet qe permbahen ne formularin e polices, me kusht qe ne momentin e ndodhjes se ngjarjes se sigurimit te kete qene ne fuqi nje sigurim qe mbulon interesin e te Siguruarit ne njesine ose pasurine nga zjarri dhe te jete paguar primi perkates. VJEDHJA Siguruesi demshperblen te Siguruarin per humbjen, demtimin ose shkaterrimin e pasurise se siguruar qe rrjedhin nga vjedhja, si dhe veprimet ne tentative gjate kryerjes se saj si rrjedhoje e futjes ne lokalin e siguruar nepermjet: - dhunimit te mjeteve mbrojtese te jashtme me ane te thyerjes, shqyerjes, perdorimit te çelesave fals, çelesave leve ose veglave te tjera te ngjashme me to; - rrugeve jo te zakonshme, qe kerkojne kalimin e pengesave ose te mbrojteseve duke perdorur mjete artificiale ose aftesi te veçanta vetjake; - menyrave te fshehta, me kusht qe marrja e sendeve te vjedhura te behet pas mbylljes se lokalit. Ne se per te gjitha ose nje pjese te sendeve te siguruara ne Policen e Sigurimit jane parashikuar mjete mbrojtese te veçanta te brendshme, Siguruesi ka detyrim te demshperbleje per demin e ndodhur, vetem ne se autori i vjedhjes, pasi te jete futur ne lokal me nje prej menyrave te sipermendura, i ka dhunuar mjetet mbrojtese me menyrat e treguara me siper. Sigurimi nga Vjedhja mbulon vjedhjet dhe demtimet qe peson i Siguruari, me kusht qe te jene lene gjurme te cilat mund te perdoren per te vertetuar qe vjedhja ka ndodhur mbas mbylljes se ambjenteve ose baneses. TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT DETYRIME I Siguruari, ne kohen e lidhjes se kontrates se sigurimit, duhet te informoje me shkrim Siguruesin per te gjitha rrethanat e njohura prej tij dhe qe jane thelbesore per vleresimin e rrezikut. Rrethanat jane thelbesore ne se ato jane te nje natyre te tille qe mund te influencojne vendimin e Siguruesit per te perfunduar ose jo kontraten, apo per kushtet qe duhet te vendose. Nese i Siguruari me qellim nuk e permbush detyrimin sipas nenit 10.1, Siguruesi ka te drejte te zgjidhe kontraten e sigurimit. Siguruesi mund te zgjidhe kontraten e sigurimit nese i eshte dhene informacion i gabuar. Primi i sigurimit nuk i kthehet te Siguruarit. Ne rast demi, Siguruesi lirohet nga detyrimi per dhenie demshperblimi kur shkak i demit eshte nje rrethane qe nuk i ishte bere e njohur atij nga i Siguruari. Keto dispozita jane te vlefshme edhe per Perfituesin, nese vertetohet nga Siguruesi se ai ka kishte dijeni per pasaktesine e deklarimeve ose harresave ne lidhje me rrezikun. SHTIMI I RREZIKUT Ne rast se gjate periudhes se mbulimit ne sigurim ndryshon ose shtohet rreziku, edhe nese keto ndryshime ndodhin kunder vullnetit te te Siguruarit, ai eshte i detyruar qe te njoftoje me shkrim Siguruesin. Shtimi i rrezikut ndodh kur: • mjetet e sigurimit qe ekzistonin ne kohen e perpilimit te kerkeses se sigurimit apo te percaktuara ne Policen e Sigurimit jane pakesuar ne numer, jane zvogeluar ne permasa apo ju eshte pakesuar efektiviteti; • jane shtuar elemente te cilet mund te rrisin rrezikun e nje ngjarje te siguruar; Nese shtimi i rrezikut eshte i tille qe, sikur gjendja e re te kishte ekzistuar dhe te ishte njohur nga Siguruesi ne momentin e nenshkrimit te Polices, Siguruesi nuk do ta pranonte mbulimin e rrezikut, Siguruesi mund te zgjidhe Policen e Sigurimit dhe detyrimi i Siguruesit pushon se ekzistuari. Siguruesi mund te zgjidhe Policen duke njoftuar me shkrim te siguruarin brenda 30 diteve nga data e marrjes se informacionit apo venies ne dijeni ne rruge te tjera per shtimin e rrezikut. Ne kete rast Polica e Sigurimit perfundon ne momentin qe Siguruesi dergon njoftimin. Ne raste te veçanta Siguruesi mund te perjashtoje nga Polica pjeset te cilave u referohet shtimi i rrezikut, ne rastin kur keto pjese konsiderohen si te veçanta ne Police. Nese demi ndodh me pare se te kene kaluar afatet e njoftimit dhe te zgjidhjes se Polices, Siguruesi nuk pergjigjet kur shtimi i rrezikut eshte i tille qe nuk do te kishte lejuar sigurimin. Ne rast se shtimi i rrezikut eshte i tille qe per sigurimin do te ishte kerkuar nje prim me i madh, Siguruesi mund te kerkoje modifikimin e Kushteve te Sigurimit vazhdues. Ne rast se i Siguruari nuk njofton pranimin e kushteve te reja brenda 15 ditesh nga data e komunikimit duke paguar primin shtese te kerkuar, Siguruesi ka te drejte qe, sipas paragrafit te mesiperm dhe me afat paralajmerimi 15 ditor, te zgjidhe Policen e Sigurimit, ose te perjashtoje nga Polica pjeset qe iu referohet shtimi i rrezikut kur keto pjese konsiderohen si te veçanta ne Police. Nese demi ndodh me pare se te kene kaluar afatet e komunikimit dhe te zgjidhjes se Polices, shuma qe Siguruesi detyrohet te paguaje, pakesohet duke patur parasysh perpjestimin midis primit te caktuar ne Police dhe atij qe do te fiksohej ne se rreziku i shtuar do te kishte ekzistuar ne momentin e lidhjes se Polices. RREGULLAT E SIGURIMIT I Siguruari duhet: a. te plotesoje te gjitha kerkesat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes nga zjarri pershkruar ne rregullore-MNZ, dispozita ose ne kontrate; b. te kete te regjistruara letrat me vlere dhe dokumenta te tjere, koleksione dhe objekte te tjera per te cilat jane parashikuar qe te kryhen regjistrime, dhe t'i ruaje ato ne menyre te tille qe te mos kete mundesi te demtohen ose humbasin se bashku me objektet e siguruara. Ne se i Siguruari nuk arrin te plotesoje kushtet e percaktuara me siper, Siguruesi, brenda nje muaji nga dita qe ka marre dijeni, mund te zgjidhe kontraten e sigurimit duke e njoftuar te Siguruarin me shkrim. Siguruesi do te lirohet nga detyrimi per dhenien e demshperblimit ne se shkaku i demit ose humbjes eshte mosplotesimi nga i Siguruari i detyrimeve me qellim ose nga neglizhenca e rende. PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI Ne rastin e ndodhjes se ngjarjes se sigurimit, i Siguruari duhet: Te njoftoje me shkrim menjehere EUROSIG (ne numrat zyrtar te kompanise ose ne emailin zyrtar info@eurosig.al ) duke specifikuar rrethanat e ngjarjes, gjithashtu te njoftoje organet e Rendit dhe njesite zjarrfikese/mbrojtjes nga zjarri (PMNZSH). Nje njoftim i tille do te quhet i dhene Siguruesit menjehere, nese i eshte derguar atij, brenda 24 oreve nga ndodhja e ngjarjes, ose marrja dijeni per te; T'i jape menjehere rajonit perkates te policise nje liste te objekteve te demtuara; Te shmange ose minimizoje humbjet ose demtimet me sa eshte e mundur dhe gjate ketyre veprimeve te ndjeke udhezimet e Siguruesit; i Siguruari eshte i detyruar te kerkoje dhenien e ketyre udhezimeve ne se lejojne kushtet; Te bllokoje librat e llogarise dhe deshmi te tjera te pasurise se tij; Te lejoje Siguruesin, me kerkesen e tij dhe per sa eshte e arsyeshme, te hetoje lidhur me shkakun dhe shumen e humbjes si dhe masen e demshperblimit, duke i dhene cdo informacion qe ndihmon hetimin; Ne se eshte e mundur, te mos ndryshoje asgje ne vendngjarje pa miratimin e Siguruesit T'i dorezoje Siguruesit brenda 5 diteve nga ndodhja e ngjarjes nje liste te firmosur te te gjitha objekteve te humbura, demtuara apo shkaterruara, sipas formularit te dhene nga Siguruesi, si dhe vleren per te cilen kerkon te demshperblehet. Kur i Siguruari nuk zbaton teresisht ose pjeserisht detyrimet sipas nenit 17.1, Siguruesi mund te çlirohet nga permbushja e detyrimeve te tij. Ne se organi i rendit nuk eshte njoftuar per objektet e humbura apo demtuara ne kohe, Siguruesi ka te drejte te çlirohet nga detyrimi i tij vetem per keto objekte. I Siguruari qe per qellime perfitimi te padrejte, zmadhon vleren e demit, deklaron te jene humbur apo demtuar sende qe nuk ekzistonin ne momentin e ngjarjes se sigurimit, fsheh apo ve dore mbi sende te shpetuara, krijon dokumenta te rreme, ndryshon me qellim gjurmet e provat materiale te ngjarjes, humbet te drejten per demshperblim.

Tarifat e Primeve të Rrezikut

EUROSIG 2026 — Tarifat e primeve për produktet e sigurimit të detyrueshëm

KategoriaPrim rreziku
A1/13,000
A1/25,000
B1/19,085
B1/210,300
B2/114,700
B2/219,600
C1/132,000
D1/113,200
D2/123,800
E1/16,700
F1/15,200
G/112,400

* Çmimet janë në Lekë (ALL). Tarifat mund të ndryshojnë sipas rregulloreve të AMF.

Pyetje të Shpeshta

?

Çfarë mbulon sigurimi i pasurisë i EUROSIG dhe kush mund të sigurohet?

EUROSIG dëmshpërblen të siguruarin për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale. Mund të sigurohet çdo lloj pasurie: shtëpi, hotel, restorant, dyqan apo biznes. Mbulimi bazë FLEXA përfshin zjarrin, shpërthimin, rrufenë dhe rënien e mjeteve ajrore, si dhe shpenzimet për shuarjen e zjarrit, heqjen e mbeturinave dhe shpëtimin e pjesëve të padëmtuara deri në 3% të shumës së siguruar.

?

Cilat mbulime shtesë mund të shtohen mbi mbulimin bazë të pasurisë?

Mbi mbulimin bazë FLEXA, aplikanti mund të kërkojë mbulime shtesë me prim shtesë, si: dëmet nga tërmeti (ngjarje jo më të vogël se 4 ballë sipas shkallës Rihter), stuhia (erë mbi 8 shkallë / 62 km/orë), vjedhja me thyerje, aktet keqdashëse, thyerja e xhamave të fiksuara në dritare dhe vitrina, si dhe ndërprerja e biznesit si pasojë e dëmit. EUROSIG ruan të drejtën të ofrojë ose jo mbulimet shtesë, pavarësisht kërkesës së aplikantit.

?

A mbulohen dëmet nga tërmeti dhe stuhi në sigurimin e pasurisë?

Po, por si mbulime shtesë. Dëmet nga tërmeti mbulohen nëse ngjarja sizmike është jo më e vogël se 4 ballë sipas shkallës Rihter. Dëmet nga stuhia mbulohen nëse forca e erës është jo më e vogël se 8 shkallë (17.2 m/s ose 62 km/orë), shkaktuar nga kushte meteorologjike. Të dyja këto mbulime kërkojnë aplikim të veçantë dhe pagesë primi shtesë mbi mbulimin bazë.

?

Çfarë mbulon sigurimi i ndërprerjes së biznesit si pasojë e dëmit në pasuri?

Nëse biznesi i të siguruarit ndërpritet si pasojë e dëmit të pasurisë (zjarr ose rreziqe të tjera të mbuluara), EUROSIG paguan dëmshpërblimin për humbjen financiare që rrjedh nga kjo ndërprerje, sipas kushteve të parashikuara në formularin e policës. Kusht i domosdoshëm është që në momentin e ngjarjes të ketë qenë në fuqi një sigurim i vlefshëm për pasurinë dhe primi të jetë paguar.

?

Brenda sa orësh duhet të njoftoj EUROSIG-un pas ndodhjes së dëmit në pasuri dhe çfarë duhet të bëj?

I siguruari duhet të njoftojë me shkrim EUROSIG-un (numrat zyrtarë ose info@eurosig.al) brenda 24 orëve nga ndodhja e ngjarjes, duke specifikuar rrethanat e saj. Gjithashtu duhet: të njoftojë organet e rendit dhe njësitë zjarrfikëse (PMNZSH); t'u japë policisë listën e objekteve të dëmtuara; të shmangë ose minimizojë humbjet; të bllokojë librat e llogarisë dhe dëshmitë e tjera të pasurisë; si dhe të lejojë siguruesin të hetojë shkakun dhe masën e dëmit.

?

Sa kushton sigurimi i pasurisë dhe a është i detyrueshëm?

Sigurimi i pasurisë në EUROSIG është vullnetar dhe primet fillojnë nga nivele shumë të ulëta — sipas Presidentit të Grupit EUROSIG-INSIG, për një banesë të vlerësuar 100,000 euro, primi vjetor është vetëm rreth 50 euro. Primi përfundimtar varet nga vlera e pasurisë, lloji i mbulimit të zgjedhur dhe mbulimet shtesë të kërkuara. Grupi EUROSIG-INSIG ka mbrojtur hapjen e rrugës drejt sigurimit të detyrueshëm të pronës në Shqipëri, por për momentin mbetet vullnetar.