
Karriera
Pozicione Vakante
POZICION VAKANT: SPECIALIST RRJETI DHE INFRASTRUKTURE IT
Kompania EUROSIG SHA është në kërkim të një Specialisti të Rrjetit dhe Infrastrukturës IT me eksperiencë, i cili do të kontribuojë në administrimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës teknologjike të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
* Administrimi dhe monitorimi i infrastrukturës së rrjetit dhe serverave.
* Konfigurimi dhe menaxhimi i pajisjeve të rrjetit (Cisco, Fortinet).
* Menaxhimi i Domain Controller dhe Active Directory.
* Administrimi i mail serverave dhe shërbimeve të komunikimit.
* Instalimi dhe mirëmbajtja e platformave Windows Server dhe Linux.
* Virtualizimi i infrastrukturës mbi Hyper-V.
* Zbatimi i strategjive të backup-it dhe rikuperimit me Veeam.
* Administrimi dhe sigurimi i firewall-ve Fortinet (avantazh).
* Implementimi i politikave të sigurisë dhe sistemeve moderne të mbrojtjes (EDR/XDR, Antivirus Policies).
Kualifikimet e kërkuara:
* Diplomë universitare në fushën e Teknologjisë së Informacionit (ose fusha të afërta).
* Trajnime dhe certifikime shtesë në fushën e rrjeteve, serverave ose sigurisë përbëjnë avantazh.
* Eksperiencë praktike në rrjete kompjuterike dhe menaxhimin e pajisjeve Cisco/Fortinet.
* Njohuri solide mbi Domain Controller dhe Active Directory.
* Përvojë në administrimin e mail serverave.
* Njohuri të thelluara mbi sistemet operative Windows dhe Linux Server.
* Përvojë me Hyper-V dhe virtualizimin e serverave.
* Eksperiencë në ndërtimin dhe menaxhimin e backup-eve me Veeam.
* Njohuri mbi sigurinë e informacionit dhe implementimin e politikave të mbrojtjes.
* Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë).
* Aftësi për të punuar në grup dhe për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me kolegët.
SHËNIME:
Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit ne fuqi.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre brenda dates 30/04/2026 në adresën email: burime.njerezore@eurosig.al
POZICION VAKANT: SPECIALIST IT, SUPORTI DHE PROGRAMIMI
Kompania EUROSIG SHA është në kërkim të një Specialisti të Suportit dhe Programimit IT me eksperiencë, i cili do të kontribuojë në administrimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës teknologjike të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
* Mirëmbajtja dhe monitorimi i sistemit qendror të sigurimeve dhe moduleve mbështetëse.
* Menaxhimi i databazave MS SQL Server (queries, optimizim, backup, troubleshooting).
* Dhënia e suportit funksional dhe teknik për përdoruesit e sistemit.
* Pjesëmarrje aktive në testimin dhe dokumentimin e zhvillimeve të reja.
* Analiza të kërkesave nga departamentet e tjera dhe përgatitja e specifikimeve për zhvillime.
* Ndihmesë në integrimin e aplikacioneve dhe proceseve të reja.
Kualifikimet e kërkuara:
* Diplomë në Informatikë, Teknologji Informacioni ose fushë të ngjashme.
* Eksperiencë 0–2 vjet në IT, zhvillim ose mirëmbajtje sistemesh (praktika ose projekte universitare llogariten si avantazh).
Njohuri praktike në:
* JavaScript dhe framework-e bazë (p.sh. jQuery, React, ose Angular – avantazh).
* HTML5, CSS3 për mirëmbajtje të ndërfaqeve ekzistuese.
* MS SQL Server (queries bazike, insert/update/delete, joins).
* MY SQL Server (queries bazike, insert/update/delete, joins).
* C# / .NET (avantazh për integrime me aplikacionet ekzistuese).
* Njohuri mbi Windows Server & IIS për mirëmbajtje të mjedisit aplikativ.
* Aftësi bazë për shkrimin dhe leximin e dokumentacionit teknik në gjuhën angleze.
Aftësitë e preferuara:
* Përvojë me API integrations (REST/JSON).
* Njohuri bazë mbi proceset e testimit software (unit testing, UAT).
* Njohuri mbi Git ose sisteme versionimi.
* Interes dhe gatishmëri për të mësuar teknologji të reja në zhvillim dhe administrim sistemi.
* Eksperiencë në sektorë financiarë ose sigurimesh (avantazh).
Aftësitë personale:
* Aftësi të mira analitike dhe logjike.
* Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
* Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin e zhvillimit dhe përdoruesit finalë.
* Fleksibilitet dhe gatishmëri për të mësuar.
SHËNIME:
Ofrohen kushte të mira pune dhe kontratë e rregullt, sipas legjislacionit ne fuqi.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre brenda dates 30/04/2026 në adresën email: burime.njerezore@eurosig.al