
Sigurime të Mjeteve Monetare
Sigurimi i parave në kasafortë (CIS)
Tarifat e Primeve të Rrezikut
EUROSIG 2026 — Tarifat e primeve për produktet e sigurimit të detyrueshëm
| Kategoria | Prim rreziku |
|---|---|
| A1/1 | 3,000 |
| A1/2 | 5,000 |
| B1/1 | 9,085 |
| B1/2 | 10,300 |
| B2/1 | 14,700 |
| B2/2 | 19,600 |
| C1/1 | 32,000 |
| D1/1 | 13,200 |
| D2/1 | 23,800 |
| E1/1 | 6,700 |
| F1/1 | 5,200 |
| G/1 | 12,400 |
* Çmimet janë në Lekë (ALL). Tarifat mund të ndryshojnë sipas rregulloreve të AMF.
Pyetje të Shpeshta
Çfarë mbulon Sigurimi i Parave në Kasafortë (CIS)?
Sigurimi CIS mbron mjetet monetare që ndodhen në sportel, arkë dhe vendet e depozitimit ndaj rreziqeve të vjedhjes dhe grabitjes. Mbulohen kartëmonedha në valuta të ndryshme, përfshirë monedhën shqiptare, deri në limitin e përcaktuar në kontratë. EUROSIG dëmshpërblen të Siguruarin për çdo humbje që rrjedh nga hyrja dhe/ose dalja me dhunë nga ambienti i siguruar.
Çfarë mbulon Sigurimi i Parave në Udhëtim (CIT)?
Sigurimi CIT mbron mjetet monetare gjatë transportit me korrier ose automjete ndaj rreziqeve si vjedhja, grabitja dhe të ngjashme. Mbulohen kartëmonedha në valuta të ndryshme, përfshirë monedhën shqiptare, deri në limitin e përcaktuar në kontratë.
Kur fillon dhe përfundon mbulimi i Sigurimit CIT?
Mbulimi fillon në momentin që mjetet monetare ngarkohen në mjet transporti dhe përfundon me dorëzimin e tyre në destinacion. Gjatë gjithë udhëtimit, transporti duhet të kryhet nën ruajtjen e punonjësve të bankës ose të një shoqërie transportuese apo siguruese të autorizuar.