Rruga Papa Gjon Pali II, Vila Nr.5, Tiranë, Shqipëri
Eurosig Watermark

Sigurime Inxhinierike

Sigurime nga të gjitha rreziqet në ndërtim (CAR) - G1

PERFITIMET E SIGURIMIT Me kusht qe i Siguruari t’i kete paguar siguruesit primin e permendur ne Formular dhe te veproje sipas kushteve, perjashtimeve dhe klauzolave te permbajtura ne Police ose te shtuara ne te, Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin ne menyren dhe masen e parashikuar ne Formularin e Sigurimit. Ky sigurim mundeson demshperblimin ndaj te siguruarit dhe/ose paleve te treta. si rrjedhoje e demtimeve te pesuara gjate punimeve te ndertimit dhe/ose montimit. SEKSIONI I- DEMTIMET MATERIALE Siguruesi dhe i Siguruari, bien dakort se, ne cdo kohe gjate periudhes se sigurimit, zerat ose cdo pjese tjeter e perfshire ne Formular do te pesoje dem ose humbje fizike te paparashikuar dhe te papritur nga shkaqe pervec atyre te perjashtuara shprehimisht, dem ose humbje qe bejne te domosdoshme riparimin ose zevendesimin. Siguruesi do te demshperbleje te Siguruarin per keto deme ose humbje duke paguar me para, duke riparuar ose zevendesuar (sipas zgjedhjes se vet) deri ne nje shume qe per cdo ngjarje nuk kalon kufirin e demshperblimit te zbatueshem dhe ne pergjithesi nuk kalon shumen e pergjithshme te shprehur ne Formular. Siguruesi do t’i paguaje gjthashtu te Siguruarit shpenzimet per pastrimin e mbeturinave qe jane pasoje e cdo ngjarje me rrjedhoje lindjen e nje kerkese per demshperblim sipas kesaj Police, me kusht qe per kete rast te jete perfshire ne Formular nje shume e vecante. SEKSIONI II – PERGJEGJESIA NDAJ PALEVE TE TRETA Siguruesi duhet te demshperbleje te Siguruarin jo me shume se shumat e percaktuar ne Formular sipas shumave qe i Siguruari do te jete ligjerisht pergjegjes te paguaje si demtime qe rrjedhin nga: a) demtime trupore aksidentale ose semundje te paleve te treta (pavaresisht nese jane fatale apo); b) humbje apo demtime aksidentale te pasurise qe u perket paleve te treta; ndodhur ne lidhje te drejteperdrejte me ndertimin ose montimin e artikujve te siguruar sipas Seksionit I dhe ne vendin ose ne afersi te tij gjate periudhes se sigurimit. Ne lidhje me kerkesen per kompesimin ku zbatohet demshperblimi i percaktuar ketu, Siguruesi do te demshperbleje gjithashtu te Siguruarin per: a) te gjitha shpenzimet e padise qe kerkuesi i merr te Siguruarit, dhe b) te gjitha shpenzimet per te cilat Siguruesi ka dhene miratimin e tij me shkrim. Gjithmone, me kusht qe pergjegjesia e te Siguruarit sipas ketij seksioni nuk do te kaloje kufijte e demshperblimit e percaktuar ne Formular. Aplikanti per sigurimin e Te gjitha Rreziqeve ne ndertim CAR, Mundet te kerkoje cdo njeren prej mbulimeve shtese sipas shtojcave te meposhtme te Munich Re: • Mbulimi per demet per shkak te Grevave, Trazirave dhe Turbullirave Civile (SRCC) • Mbulimi per Pergjegjesine e Kryqezuar • Mbulimi i Mirembajties • Mbulimi i Mirembajties se Zgjeruar • Mbulimi i Shpenzimeve Shtese per Punen jashte Orarit, Punen Naten , Punen ne ditet Zyrtare te Pushimit, Transportin e Shpejte. • Mbulimi per Shpenzimet Shtese per Transportin Ajror • Pasuria ne Magazinat jashte Sheshit te Ndertimit • Mbulimi per Testimin e Makinerive dhe Instalimeve • Mbulimi per Ndertesat Egzistuese dhe/ose Pasurine Rrethuese. • Transporti nga sheshi ne shesh • Mbulimi per Rrezikun e Projektuesit • Mbulimi per Punet e Siguruara te Kontrates te Dorezuara ose te Vene ne Sherbim • Pasuria ekzistuese e Investitorit ose Pasuria qe eshte ne pronesi ose administrim, ruajtje apo marre me qira nga I Siguruari • Vibrimi, Zhvendosja ose Dobesimi i Mbajtesve TE DREJTAT DHE DETYRIMET E TE SIGURUARIT • Respektimi dhe plotesimi domosdoshmerisht i kushteve te kesaj Police nga ana e te Siguruarit dhe vertetesia e deklaratave dhe e pergjigjeve qe i Siguruari ka dhene ne Pyetsorin dhe kerkesen e plotesuar prej tij, do te jete kusht paraprak per cdo pergjegjesi te Siguruesit. • I Siguruari, me shpenzimet e tij, do te marre te gjitha masat e nevojshme dhe do te veproje ne perputhje me te gjitha rekomandimet e duhura te Siguruesit per te parandaluar humbjen, demtimin ose pergjegjesine dhe per te zbatuar kerkesat ligjore dhe rekomandimet e prodhuesit. • Perfaqesuesit e siguruesit do te kene te drejten qe te inspektojne dhe te kontrollojne rrezikun ne cdo kohe qe do ta shohin te pershtateshme dhe i Siguruari do t’i jape perfaqesuesve te Siguruesit te gjitha detajet edhe informacionin e nevojshem per vleresimin e rrezikut. • I siguruari do te njoftoje Siguruesin menjehere me telegram dhe me shkrim, per cdo ndryshim te rrezikut dhe me shpenzimet e tij do te marre te gjitha masat qe kerkojne rrethanat, dhe fusha e mbulimit dhe /ose primi, ne se eshte e nevojshme, do te ndryshojne ne pershtatje me kushtet e reja. Asnje ndryshim nuk do te behet ose lejohet nga i Siguruari kurdohere qe rreziku rritet, pa konfirmimin me shkrim te Siguruesit per vazhdimesine e sigurimit.  PROCEDURA E RIMBURSIMIT NE RAST DEMI Ne rast te ndodhjes se nje ngjarje qe con ne nje kerkese per demshperblim sipas kesaj Police. I Siguruari do te: njoftoje menjehere EUROSIG (ne numrat zyrtar te kompanise ose ne emailin zyrtar info@eurosig.al), duke percaktuar natyren dhe shtrirjen e humbjes ose demit: marre te gjitha masat brenda mundesive te tij per te minimizuar zgjerimin e humbjes ose demit. ruaje pjeset e prekura dhe ti veje ato ne dispozicion per inspektim perfaqesuesit ose mbikqyrsit te Siguruesit. jape te gjithe informacionin dhe deshmite dokumentare qe mund te kerkoje Siguruesi: informoje autoritetet e policise ne rastin e humbjes ose demtimit qe rrjedh nga vjedhja. Me dhenien e njoftimit Siguruesit sipas ketij kushti, i Siguruari mund te kryeje riparime ose zevendesimin e demeve me permasa te vogla; ne te gjitha rastet e tjera , do t’i jepet mundesia nje perfaqesuesi te Siguruesit per te inspektuar humbjen ose demin me pare se te kryhet cdo riparim ose ndryshim. Ne se perfaqesuesi i Siguruesit nuk kryen inspektim brenda nje periudhe kohe qe mund te konsiderohet e mjaftueshme sipas rrethanave, atehere te Siguruarit i jepet e drejta te filloje riparimin ose zevendesimin. Pergjegjesia e Siguruesit, sipas kesaj Police, per sa i perket cdo artikulli te demtuar do te pushoje ne se artikulli i permendur nuk riparohet duhesisht e pa vonese. I Siguruari, me shpenzimet e Siguruesit, do te kryeje dhe do te bashkeveproje ne kryerjen dhe do te lejoje te kryhen te gjitha ato veprime qe mund te jene te nevojshme ose te kerkuara nga Siguruesi ne interes te cdo te drejte ose mjeti, ose perfitimi te demshperblimit te pjesshem ose te plote prej paleve (pervec atyre qe jane te siguruara sipas kesaj Police) tek te cilat Siguruesi ka ose do te kete te drejten per t’u paguar ose perfituar nga cdo humbje ose dem sipas kesaj Police, ne se keto veprime ose ceshtje jane ose behen te nevojshme ose kerkohen para ose pas demshperblimit te te Siguruarit nga Siguruesi. Pas cdo ndodhje te nje ngjarjeje sigurimi, si i Siguruari ashtu dhe Siguruesi, ka te drejten te nderprese kontraten e sigurimit. Nderprerja mund te behet deri nje muaj pas perfundimit te bisedimeve per demshperblimin duke i derguar njoftimin me shkrim pales tjeter. Nderprerja hyn ne fuqi nje muaj pasi te jete marre njoftimi nga pala tjeter. Ne se kontrata e sigurimit nderpritet nga i Siguruari, Siguruesi ka te drejte te mbaje primin e sigurimit per periudhen vijuese. Ne se kontrata e sigurimit nderpritet nga Siguruesi, zbatohet parimi i mesiperm per sa i perket pjeses se primit te sigurimit, qe i korrespondon demshperblimit te paguar dhe pjeses se primit qe I korespondon periudhes se sigurimit perpara nderprerjes se kontrates.

Tarifat e Primeve të Rrezikut

EUROSIG 2026 — Tarifat e primeve për produktet e sigurimit të detyrueshëm

KategoriaPrim rreziku
A1/13,000
A1/25,000
B1/19,085
B1/210,300
B2/114,700
B2/219,600
C1/132,000
D1/113,200
D2/123,800
E1/16,700
F1/15,200
G/112,400

* Çmimet janë në Lekë (ALL). Tarifat mund të ndryshojnë sipas rregulloreve të AMF.

Pyetje të Shpeshta

?

Çfarë mbulon sigurimi CAR (Të gjitha Rreziqet në Ndërtim)?

Sigurimi CAR mbulon dëmet ose humbjet fizike të paparashikuara dhe të papritura që ndodhin gjatë punimeve të ndërtimit dhe/ose montimit. Ai përfshin dy seksione kryesore: Seksionin I për dëmtimet materiale të objekteve të siguruara, dhe Seksionin II për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, duke mbuluar dëmet trupore aksidentale dhe humbjet e pasurisë së palëve të treta që ndodhin në lidhje të drejtpërdrejtë me punimet.

?

Cilat mbulime shtesë mund të kërkohen për sigurimin CAR?

Aplikanti për CAR mund të kërkojë mbulime shtesë sipas shtojcave të Munich Re, ndër të cilat: mbulimi për Greva, Trazira dhe Turbullira Civile (SRCC), Përgjegjësia e Kryqëzuar, Mirëmbajtja dhe Mirëmbajtja e Zgjeruar, Shpenzimet Shtesë për Punën Jashtë Orarit dhe Transportin e Shpejtë, Transportin Ajror, Pasurinë në Magazina jashtë Sheshit, Testimin e Makinerive, Ndërtesat Ekzistuese, Rrezikun e Projektuesit si dhe Vibrimin dhe Zhvendosjen e Mbajtësve.

?

Çfarë mbulon sigurimi EAR (Të gjitha Rreziqet e Montimit)?

Sigurimi EAR siguron punimet e montimit të makinerive dhe pajisjeve nga fillimi deri në fazën e vënies në punë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta. Mbulon dëmet materiale që ndodhin gjatë procesit të montimit si dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave. Përgjegjësia e Siguruesit fillon me fillimin e punës montuese ose pas shkarkimit të artikujve në shesh dhe vazhdon deri në dorëzimin final ose përfundimin e provës me ngarkesë të plotë.

?

Çfarë mbulon sigurimi i Makinerive (MI) dhe si llogaritet shuma e sigurimit?

Sigurimi i Makinerive mbulon makineritë në njësitë industriale ndaj dëmeve fizike të papritura e të paparashikuara si: defekte në materiale, projektim i gabuar, gabime në montim, pakujdesi, ndërprerje të ujit në sisteme ftohës, qark i shkurtër dhe stuhi. Shuma e sigurimit duhet të jetë e barabartë me koston e zëvendësimit të makinerisë me një të re të të njëjtit lloj dhe kapacitet, duke përfshirë transportin, tatimet e taksat si dhe koston e montimit.

?

Çfarë duhet të bëjë i siguruari menjëherë pas ndodhjes së një dëmi në ndërtim?

I siguruari duhet të: njoftojë menjëherë EUROSIG-un (në numrat zyrtarë ose në info@eurosig.al) duke specifikuar natyrën dhe shtrirjen e dëmit; të marrë të gjitha masat për minimizimin e dëmit; të ruajë pjesët e prekura për inspektim nga përfaqësuesi i siguruesit; të japë të gjithë informacionin dhe dëshmitë dokumentare të kërkuara; dhe të njoftojë policinë në rast vjedhjeje. Riparime me përmasa të vogla mund të kryhen menjëherë pas njoftimit.

?

Kur dhe si mund të ndërpritet kontrata e sigurimit inxhinierik pas një ngjarjeje dëmi?

Pas çdo ngjarjeje sigurimi, si i siguruari ashtu edhe siguruesi kanë të drejtën të ndërpresin kontratën. Ndërprerja bëhet me njoftim me shkrim drejt palës tjetër dhe hyn në fuqi një muaj pas marrjes së njoftimit. Nëse kontratën e ndërpret i siguruari, siguruesi ka të drejtë të mbajë primin për periudhën vijuese. Nëse e ndërpret siguruesi, zbatohet parimi proporcional i primit që korrespondon me periudhën para ndërprerjes.