
Sigurimi i Mjeteve Motorike
Çfarë është sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL)?
Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta (TPL) është një sigurim i detyrueshëm që mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'u shkaktohen palëve të treta si rezultat i përdorimit të mjeteve motorike.
Nëpërmjet këtij sigurimi, mbajtësit e mjeteve transferojnë rrezikun financiar tek EUROSIG sh.a., duke garantuar përmbushjen e detyrimeve ligjore në rast dëmi.
EUROSIG mbulon përgjegjësinë e kontraktuesit për dëmet materiale dhe shëndetësore të shkaktuara palëve të treta, si edhe për dëmet shëndetësore të pasagjerëve që ndodhen në mjetin shkaktar të dëmit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Proces i shpejtë dhe i thjeshtë
Kursim dhe mbrojtje financiare
Kujdes ndaj klientit
Kontroll dhe siguri mbi policën
Pse është i detyrueshëm sigurimi TPL?
Sigurimi TPL është i detyrueshëm për të gjithë pronarët e mjeteve motorike dhe garanton mbrojtje ligjore dhe financiare në rast aksidenti. Ai siguron kompensimin e dëmeve të shkaktuara palëve të treta, sipas kufijve dhe rregullave të përcaktuara me ligj.

Administrimi i policës TPL
Kategoria e mjetit, të dhënat teknike dhe gjeneralitetet e pronësisë gjenerohen automatikisht nga sistemi në momentin e vendosjes së targës së mjetit, pa nevojë për përzgjedhje manuale nga agjenti.
Polica TPL përbëhet nga tre kopje:
- •Kopja origjinale i jepet klientit
- •Kopja e dytë i jepet klientit sipas kërkesës dhe shërben si faturë tatimore e lejuar
- •Kopja e tretë administrohet nga EUROSIG sh.a.
TABELA E PRIMEVE EUROSIG
Sigurimi i detyrueshëm i mbajtësve të mjeteve motorike, për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL) me afat 1-vjeçar.
| KAT. | KLASA | TIPI | Kapaciteti Motorik (cm3) ose pesha bartëse (T) ose numri i vendeve | PRIM | TAKSË 10% | PRIM |
|---|---|---|---|---|---|---|
| A 1 | Motorçikleta | Kapaciteti Motorik | ||||
| A 1/1 | Deri në 150 cm3 | 6,156.4 | 615.6 | 6,772 | ||
| A 1/2 | Mbi 150 cm3 | 9,422.7 | 942.3 | 10,365 | ||
| B 1 | Autovetura | Të gjitha llojet | 17,141.0 | 1,714.0 | 18,855 | |
| Përllogaritja e kategorisë autoveturë bazohet mbi çmimin bazë. Çmimi final llogaritet pas aplikimit të koeficientëve për faktorët e riskut. | ||||||
| B 2 | Furgona, mikrobuzë | Nr. Vendeve | - | - | ||
| B 2/1 | Nga 5 deri në 8 vende | 26,880.9 | 2,688.1 | 29,569 | ||
| B 2/2 | Mbi 8 deri në 15 vende | 31,791.8 | 3,179.2 | 34,971 | ||
| - | - | |||||
| C 1 | Autobusë | Mbi 15 vende | 54,500.0 | 5,450.0 | 59,950 | |
| D 1 | Kamioçina | Pesha mbajtëse deri 3.5 Ton | 25,895.5 | 2,589.5 | 28,485 | |
| D 2 | Kamionë | Pesha mbajtëse mbi 3.5 Ton | 39,416.4 | 3,941.6 | 43,358 | |
| - | - | |||||
| E | Rimorkio | Të gjitha llojet | 12,158.2 | 1,215.8 | 13,374 | |
| F | Mjete bujqësore | 9,971.8 | 997.2 | 10,969 | ||
| G | Zjarrfikëse | 22,517.3 | 2,251.7 | 24,769 | ||
EUROSIG - TABELA E KOEFICIENTËVE PËR FAKTORËT E RISKUT
| FAKTORI I RISKUT | NGA INTERVAL | NË INTERVAL | FAKTOR |
|---|---|---|---|
| Hd- Historiku i dëmeve ku si vit bazë konsiderohet Viti 2025 | |||
| Hd (d=0) - asnjë dëm i raportuar gjatë vitit | 0.97 | ||
| Hd (d=1) - një dëm i raportuar gjatë vitit | 1.18 | ||
| Hd (d1>) - dy ose me shumë dëme të raportuara gjatë 3 vjetëve të fundit | 1.39 | ||
| GJ - FUQIA MOTORIKE | |||
| Fuqia Motorike (cm3) | 0 | 1300 | 0.868 |
| Fuqia Motorike (cm3) | 1301 | 1600 | 0.946 |
| Fuqia Motorike (cm3) | 1601 | 1800 | 0.993 |
| Fuqia Motorike (cm3) | 1801 | 2000 | 1.043 |
| Fuqia Motorike (cm3) | 2001 | 2500 | 1.094 |
| Fuqia Motorike (cm3) | 2501 | 3000 | 1.144 |
| Fuqia Motorike (cm3) | 3001 | 10000 | 1.184 |
| MI - MOSHA E TË SIGURUARIT | |||
| Mosha e të siguruarit | 18 | 21.5 | 1.142 |
| Mosha e të siguruarit | 22 | 1 | |
| NE - EKSPERIENCA NË DREJTIMIN E MJETIT | |||
| Deri në 2 vite | 0 | 2 | 1 |
| Mbi 2 vite | 3 | 100 | 1 |
| PS, I - PËRDORIMI I MJETIT | |||
| Individ | 1 | ||
| Subjekt | 1.102 | ||
| VM - VJETËRSIA E MJETIT | |||
| Deri 5 vite | 0 | 5 | 0.974 |
| 6 deri 10 Vite | 6 | 10 | 0.994 |
| 11 deri 15 Vite | 11 | 15 | 1.016 |
| Mbi 15 Vite | 16 | 100 | 1.049 |
| QP - QARKU I REGJISTRIMIT | |||
| Berat, Dibër, Kukës | 0.9691 | ||
| Të tjera | 1 | ||
EUROSIG - SHEMBUJ MBI APLIKIMIT E KOEFICIENTËVE TË FAKTORËVE TË RISKUT PËR KATEGORINË AUTOVETURË
| Faktor risku | Koeficient | |
|---|---|---|
| Historiku i dëmeve | Hd (d=0) | 0.97 |
| Fuqia motorike | 1300 | 0.946 |
| Mosha | Mbi 22 vjeç | 1 |
| Eksperienca e drejtimit të mjetit | N/A | 1 |
| Përdorimi i mjetit subjekt individ | Individ | 1 |
| Vjetërsia e mjetit | 16-100 vite | 1.049 |
| Qarku | Tiranë | 1 |
| Çmimi bazë kategoria B1.1 | 17,141 ALL | |
| Primi bazuar në faktorët e riskut | 16,500 ALL | |
| Taksa 10% | 1,650 ALL | |
| Prim+Taksë | 18,150 ALL |
| Faktor risku | Koeficient | |
|---|---|---|
| Historiku i dëmeve | Hd (d=1) | 1.18 |
| Fuqia motorike | 1300 | 0.946 |
| Mosha | 18 vjeç | 1.142 |
| Eksperienca e drejtimit të mjetit | N/A | 1 |
| Përdorimi i mjetit subjekt individ | Individ | 1 |
| Vjetërsia e mjetit | 6-10 vite | 0.994 |
| Qarku | Berat | 0.9691 |
| Çmimi bazë kategoria B1.1 | 17,141 ALL | |
| Primi bazuar në faktorët e riskut | 21,049 ALL | |
| Taksa 10% | 2,105 ALL | |
| Prim+Taksë | 23,154 ALL |
| Faktor risku | Koeficient | |
|---|---|---|
| Historiku i dëmeve | N/A | 1 |
| Fuqia motorike | 1900 | 1.043 |
| Mosha | NA | 1 |
| Eksperienca e drejtimit të mjetit | N/A | 1 |
| Përdorimi i mjetit subjekt individ | Subjekt | 1.102 |
| Vjetërsia e mjetit | 11-15 vite | 1.016 |
| Qarku | Tiranë | 1 |
| Çmimi bazë kategoria B1.1 | 17,141 ALL | |
| Primi bazuar në faktorët e riskut | 20,017 ALL | |
| Taksa 10% | 2,002 ALL | |
| Prim+Taksë | 22,019 ALL |
Tarifat e Primeve të Rrezikut
EUROSIG 2026 — Tarifat e primeve për produktet e sigurimit të detyrueshëm
| Kategoria | Prim rreziku |
|---|---|
| A1/1 | 3,000 |
| A1/2 | 5,000 |
| B1/1 | 9,085 |
| B1/2 | 10,300 |
| B2/1 | 14,700 |
| B2/2 | 19,600 |
| C1/1 | 32,000 |
| D1/1 | 13,200 |
| D2/1 | 23,800 |
| E1/1 | 6,700 |
| F1/1 | 5,200 |
| G/1 | 12,400 |
* Çmimet janë në Lekë (ALL). Tarifat mund të ndryshojnë sipas rregulloreve të AMF.
Pyetje të Shpeshta
A është i detyrueshëm sigurimi TPL?
Po, sigurimi TPL është i detyrueshëm sipas ligjit shqiptar për të gjithë pronarët e mjeteve motorike.
Çfarë mbulon sigurimi TPL?
Mbulon dëmet materiale dhe shëndetësore që mund t'u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i mjetit tuaj.
Si pajisem me policë sigurimi TPL?
Polica TPL lëshohet në mënyrë të automatizuar përmes sistemit, duke u identifikuar automjeti me anë të targës. Sistemi gjeneron automatikisht kategorinë e mjetit dhe të dhënat teknike, pa nevojë për përzgjedhje manuale.
Si veproj në rast aksidenti?
Në rast aksidenti, duhet të njoftoni autoritetet përkatëse dhe të kontaktoni EUROSIG sh.a. për të ndjekur procedurën e raportimit dhe kompensimit të dëmit, sipas rregullave në fuqi.
A mbulohen dëmet sipas ligjit?
Po, dëmet mbulohen sipas limiteve dhe rregullave të përcaktuara në ligjin për sigurimin e detyrueshëm.
Çfarë nuk mbulon sigurimi TPL?
Sigurimi TPL nuk mbulon dëmet në mjetin tuaj (shkaktarit të aksidentit) apo dëmet që vijnë nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi.
Sa kopje ka polica TPL?
Polica përbëhet nga 3 kopje: origjinali për klientin, një kopje faturë dhe një kopje për EUROSIG.
Kur fillon dhe mbaron afati i sigurimit TPL?
Afati normal i këtij sigurimi është 1 vit dhe fillon e mbaron në datat e përcaktuara qartë në policë.