Rruga Papa Gjon Pali II, Vila Nr.5, Tiranë, Shqipëri
Eurosig Watermark

Sigurime të Marinës

Sigurimi i Anijeve

Ky sigurim ofron mbulim për anijet, mjetet e tjera lundruese dhe përgjegjësinë e riparuesve dhe ndërtuesve. Kushtet e Sigurimit të Anijeve përcaktohen në klauzolat e zgjedhura të sigurimit, të cilat përdoren në tregun ndërkombëtar të Sigurimit të Anijeve, që ofrohen nga Siguruesi dhe që përcaktohen kryesisht nga destinacioni i anijes. Dëmshpërblehen dëmet e shkaktuara si rrjedhojë e humbjes, të cilat bëhen të pagueshme me vërtetimin e ngjarjes së sigurimit. Vlera maksimale për t'u dëmshpërblyer është në varësi të shumës së sigurimit dhe klauzolës së zgjedhur dhe përcaktuar në policë. Kontrata e sigurimit i nënshtrohet legjislacionit shqiptar dhe konventave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me lundrimin detar, të cilat janë të pranuara nga shteti shqiptar. Ky lloj sigurimi mbulon humbjet ose dëmet e objekteve lëndore të siguruara shkaktuar nga: Rreziqet e detrave, lumenjve, liqeneve, etj.; Pirateria, kontakti me mjete transporti tokësor, doku ose pajisje e instalime të portit; Tërmeti, shpërthime vullkanike e rrufeja, aksidente në ngarkim-shkarkim, lëvizja e ngarkesës ose e karburantit. Në rast të të ndonjë dëmi, i Siguruari duhet të njoftojë paraprakisht menjëherë sapo të ndodhë ngjarja (sipas formularit të dhënë nga Siguruesi).

Tarifat e Primeve të Rrezikut

EUROSIG 2026 — Tarifat e primeve për produktet e sigurimit të detyrueshëm

KategoriaPrim rreziku
A1/13,000
A1/25,000
B1/19,085
B1/210,300
B2/114,700
B2/219,600
C1/132,000
D1/113,200
D2/123,800
E1/16,700
F1/15,200
G/112,400

* Çmimet janë në Lekë (ALL). Tarifat mund të ndryshojnë sipas rregulloreve të AMF.

Pyetje të Shpeshta

?

Çfarë mbulon sigurimi i anijeve dhe mjeteve lundruese?

Sigurimi i anijeve mbulon humbjet dhe dëmet e objekteve të siguruara të shkaktuara nga rreziqet e detrave, lumenjve e liqeneve, pirateria, kontakti me mjete transporti tokësor, dok ose pajisje porti, tërmetet, shpërthimet vullkanike, rrufetë, si dhe aksidentet gjatë ngarkimit e shkarkimit. Vlera maksimale e dëmshpërblimit varet nga shuma e sigurimit dhe klauzola e zgjedhur në policë.

?

Cilat janë tre format kryesore të mbulimit për sigurimin e mallrave gjatë transportit (Cargo)?

Ekzistojnë tre forma mbulimi: (1) Mbulimi i Rrezikut C — mbulon zjarrin, shpërthimin dhe aksidentet e mjeteve të transportit; (2) Mbulimi i Rrezikut B — përfshin të gjitha mbulimet e C plus tërmetet, shpërthimet vullkanike, rrufenë dhe dëmet nga uji i detit; (3) Mbulimi i Rrezikut A — është mbulimi më i gjerë dhe përfshin të gjitha rreziqet e humbjeve ose dëmeve nga çdo ngjarje e rastit, e paparashikuar dhe aksidentale.

?

Brenda sa orësh duhet të njoftoj EUROSIG-un në rast dëmi gjatë transportit të mallrave?

I siguruari duhet të njoftojë EUROSIG brenda 48 shortësh nga çasti që ka marrë dijeni për ngjarjen e sigurimit. Njoftimi bëhet në numrat zyrtarë të kompanisë ose në emailin zyrtar info@eurosig.al. Gjithashtu duhet të merren pa vonesë të gjitha masat për ruajtjen ose shpëtimin e mallrave dhe minimizimin e dëmit.

?

Çfarë dokumentesh nevojiten për të bërë reklamim dëmi për mallrat e transportuara?

Për reklamim dëmi duhen: polica e sigurimit origjinale, fatura origjinale e mallit, fletë ngarkesa origjinale, raporti i survejimit, raporti i ekspertit, certifikata e origjinës, proces-verbalet me transportuesin, llogaritja e madhësisë së dëmit, proces-verbali i rivlerësimit të mallrave të dëmtuara që mund të ripërdoren, si dhe çdo dokument tjetër i lidhur me rastin.

?

Çfarë ndodh nëse ndryshohet destinacioni i udhëtimit pas lidhjes së kontratës?

Nëse pas lidhjes së sigurimit ndryshohet drejtimi i udhëtimit, mbulesa e sigurimit vazhdon të jetë në fuqi me kusht që t'i jepet njoftim i menjëhershëm siguruesit dhe të bien dakord për primin dhe kushtet e reja. Nëse transporti përfundon në një port tjetër për shkaqe jashtë kontrollit të të siguruarit, sigurimi mbetet në fuqi me notifikim të menjëhershëm dhe eventualisht prim shtesë.

?

Çfarë mbulon TPL për mjetet e vogla lundruese?

TPL për mjetet lundruese mbulon përgjegjësinë ligjore të mbajtësit të mjetit të vogël lundrues, në zbatim të Ligjit nr. 10076, datë 12.02.2009 "Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit". Mbulohen dëmet jo pasurore (shëndetësore) dhe pasurore të shkaktuara palëve të treta gjatë përdorimit të mjeteve të vogla ujore të siguruara, brenda limiteve të përgjegjësisë të parashikuara në ligj.