Eurosig, degë në Mitrovicën e Veriut - Kapërcimi i barrierave politike
Lajme
Industria e sigurimeve guxon të kapërcejë barrierat e ngritura nga politika dhe gjeopolitika në Veriun e Mitrovicës. Nga sot hapi dyert dega më e re e kompanisë së sigurimeve Eurosig, e cila do t'u vijë në ndihmë afro 100 mijë banorëve të Mitrovicës, bizneseve dhe institucioneve publike.
Asnjë kompani e sigurimeve të Kosovës nuk ka ushtruar deri më tani aktivitet në pjesën veriore të Mitrovicës. Eurosig është kompania e parë që nis aktivitetin në qytetin e njohur të minatorëve. Kompania Eurosig prej shumë vitesh ushtron aktivitetin në Kosovë me 30 zyra shitje dhe mbi 200 punonjës.