Tërmeti/ Kadri Morina: Të gjithë klientët e siguruar do të dëmshpërblehen
Lajme
Presidenti i EUROSIG Kadri Morina i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, tha se të gjithë klientët e siguruar pranë kompanive të sigurimit, e që janë të prekur nga fatkeqësia natyrore do të dëmshpërblehen.
Morina u shpreh se në rastin e tërmetit, kompanitë e sigurimit kanë në fokus sigurinë e pronës të klientit.
“Në tërmetin e pare, te 21 shtatorit, të gjithë klientët e siguruar, janë dëmshpërblyer brenda 45 ditëve, siç parashikohet ne ligj. Tërmeti i datës 26 nëntor ishte me pasoja të mëdha në biznese të siguruar dhe në individë të siguruar. Të gjithë tregu i sigurimit ka qenë në terren, duke shkuar klient më klient. Deri tani kanë shkuar deri 500 klientë te kompanitë e mia.”