Sigurimi i pronës nga zjarret, tërmetet dhe përmbytjet, flet Kadri Morina
Lajme
Presidenti i grupit ‘Eurosig-Insig & UBA Bank’, Kadri Morina përmes një deklarate për mediat, shpreh rëndësinë e sigurimit të pronës nga zjarret, tërmetet dhe përmbytjet. Sipas tij, ka ardhur momenti që njerëzit të mendojnë për të ardhmen e tyre.
“Koha bën të veten dhe ka ardhur momenti që njerëzit të mendojnë për të ardhmen e tyre. Tërmeti i djeshëm përkon me atë të dy viteve më parë, çka tregon se Shqipëria vazhdon të jetë një zonë sizmike me rrezikshmëri të lartë. E njëjta ndodhi edhe me ngjarjet e zjarreve këtë vid, të cilat ishin të pazakonshme. Nga thatësirat e mëdha, nesër mund të jemi të rrezikuar edhe nga përmbytjet, që uroj të mos ndodhin. Me gjithë këto fatkeqësi ndërgjegjësimi i popullatës është në nivelin minimal për të siguruar pronën e tyre.
Jam i bindur se ka ardhur momenti që sigurimi i pronës të bëhet i detyrueshëm. Primi i sigurimit të pronës u kushton shumë pak qytetarëve, duke nisur nga 25 euro. Nëse një qytetar ka një apartament që vlen 100,000 euro, ai do të paguajë vetëm 50 euro në vit, duke u dëmshpërblyer nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja deri në shumën 100,000 euro.”